Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Degradimi i shoqërisë në vendin tonë po prek fundin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Degradimi i shoqërisë në vendin tonë po prek fundin
Kulture

Degradimi i shoqërisë në vendin tonë po prek fundin

Published: August 23, 2022
Shpërndaje

Në kujtim të Prof. Haxhi Alikos

Shkëlqim Agolli

 

- Publicitet -

Jam tejet i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej miqve të mi  më të mirë, prof. Haxhi Aliko. Ai ishte një personalitet i spikatur, jo vetëm në Mjekësinë Veterinare, erudit e shkencëtar, drejtues i sprovuar dhe, mbi të gjitha, një njeri model për familjen e shoqërinë.

Kështu shkruaja në faqen time në fejsbuk më 17 gusht, pra vetëm pak ditë më parë, sapo mora vesh për ndarjen nga jeta të mikut tim në moshën 82 vjeçare.

Një ditë më vona shkrova:

Kur institucionet themelore të një shteti nuk vlerësojnë personalitetet me kontribute të cilësuara në përkushtimin ndaj shkencës, arsimit, ekonomisë dhe  zhvillimit të vendit në përgjithësi, nuk ka vend per asnjë dyshim se ai shtet ka dështuar plotësisht dhe ka çuar drejt degradimit të pashmangshëm të shoqërisë.

Nuk pretendoj të bëj një analizë shteruese, për këtë kryeproblem që ka ky vend aktualisht, por dua ta vërtetoj me një rast të thjeshtë e konkret: Sot u përcoll në banesën e fundit një NJERI me kontribute jo të vogla ndaj këtij vendi, Prof. Dr. HAXHI ALIKO. Ishte e dhimbshme dhe njëkohësisht skandaloze që:

-Ministrja e Arsimit nuk bëri asgjë për humbjen e një ish Rektori Universiteti. Çfarë është kjo ministre para këtij personaliteti? Është vetëm një anonime.

-Ministrja e Bujqësisë nuk bëri asgjë për humbjen e një ish Ministri të Bujqësisë. Çfarë është kjo ministre? Anonime.

– Kuvendi i Shqipërisë humbi një ish deputet në dy legjislatura. Këtu nuk kam ç’të them se të gjithë e dinë mirë se çfarë janë emëruar si deputetë nga Kryetarët e Partive.

– Akademia e Shkencave humbi një shkencëtar erudit i vërtetë. Ku ishte Kryetari edhe pse ishte një bashkëpunëtor e mik i tij?

-Me ne fund dy fjalë krejt miqësore për Kryeministrin EDI RAMA. Vlerësoni sado pak personalitetet me kontribute të shquara të këtij vendi, pa hequr dorë nga emërimet e “çupkave dhe djemkave” në pozita të larta të drejtimit të Institucioneve Themelore të SHTETIT.

Pse shkrova kështu?

Sepse jeta e profesor Haxhi Alikos ishte e lidhur ngushtë me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, në të cilin u shkollua dhe zhvilloi një karrierë të shkëlqyer akademike 35-vjeçare, duke e filluar si asistent lektor dhe duke vijuar si titullar i lëndës ‘Fiziologjia e Kafshëve Bujqësore’, përgjegjës i Katedrës “Fiziologji-Biokimi” për 16 vjet dhe deri në Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës për 4 vjet.

‘Si pedagog, Prof. Haxhi Aliko ka qenë kompetent i padiskutueshëm në lëndën e fiziologjisë dhe njëherësh tepër metodik e serioz në raport me studentët. Njohuritë e thella, qetësia dhe elokuenca në përçimin e njohurive si dhe formimi i tij kulturor universal, ishin tiparet dalluese që i dhanë atij statusin e një profesori autoritar në mjedisin universitar. Edhe sot e kësaj dite, gjenerata të shumta të studentëve i kujtojnë me nostalgji leksionet e mrekullueshme të Prof. Alikos.

Prof. Haxhi Aliko ka shumë vlerësime, tituj e dekorime në jetën e tij dhe është një nga personalitetet me gjurmë të pashlyera në historinë e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.! I paharruar kujtimi dhe puna e Profesor Haxhi Aliko!’- njofton Mjekësia Veterinare Shqiptare.

Prof. Aliko u formua si specialist i Shkencave Mjekësore Veterinare me përfundimin e studimeve në vitin 1962 pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare të Institutit të Lartë Bujqësor, pranë të cilit vazhdoi me një karrierë të spikatur 35-vjeçare në fushën akademike.

Duke nisur fillimisht si Asistent Lektor në lëndën “Fiziologjia e Kafshëve Bujqësore” shumë shpejt u bë titullar i saj dhe më pas drejtues për 16 vjet i Katedrës “Fiziologji-Biokimi”.

Profesor Aliko la gjurmë të thella në veprimtarinë e Universitetit Bujqësor të Tiranës duke qenë për 4 vjet rektor i tij. Në këtë pozicion, duke u shquar për ndjenjën e përgjegjësisë, integritetin dhe profesionalizmin, ai do të mbahet mend si një nga drejtuesit me më shumë peshë të këtij institucioni.

Gjithnjë këmbëngulës, ai ishte shembulli i punës serioze në kërkimin shkencor duke u bere nismëtar i udhëheqjes së studimeve mbi sëmundjet metabolike në kushtet e prodhimit blegtoral. Në vitin 1979 fitoi titullin “Kandidat i Shkencave”, më 1982 titullin “Profesor i Asociuar” dhe më pas titullin “Profesor”. Me këmbënguljen e tij, qysh në fillim të viteve ‘80 arriti të formojë një grup kërkimor pranë Fakultetit të Veterinarisë, veprimtaria e të cilit i përafrohej niveleve ndërkombëtare.

Pavarësisht vështirësive të kohës, veprimtaria shkencore e prof. Alikos është pasqyruar në botimin e 37 artikujve shkencorë, 7 teksteve mësimore, 3 libra dhe monografi, 7 udhëheqje disertacionesh si dhe botime të tjera në periodikë të ndryshëm.

Në vitet e fundit të karrierës, prof. Aliko u angazhua në mënyrë aktive në politikë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministër i Bujqësisë.

Për gjithë veprimtarinë e tij si personalitet në fushat akademike dhe shoqërore ai është vlerësuar dhe dekoruar nga institucione të ndryshme ku në mënyrë të veçantë mund të përmendet çmimi “Laureat i Republikës” në vitin 1989.

 

Víktor Hygo

Jo, nuk po plakem…

– Po plakesh, – më thanë, – nuk je më ai që ke qenë, po bëhesh më i hidhur dhe më i vetmuar.

– Jo, – u përgjigja. – Nuk po plakem, po bëhem më i mençur. Kam pushuar së qeni ai që u pëlqen të tjerëve dhe po bëhem ai që më pëlqen të jem; nuk dua më si të më pranojnë të tjerët, por dua të pranoj veten time; i kam shmangur pasqyrat gënjeshtare që mashtrojnë pa mëshirë.

Jo, nuk po plakem, po bëhem më i vërtetë, më i dukshëm nga larg, nga të tjerët dhe nga e zakonshmja; po çlirohem nga lidhjet dhe nga lëndimet e panevojshme shpirtërore; po heq dorë nga netët festive, për shkak të pagjumësisë; po i shmang historitë e gjalla dhe kam filluar t’i shkruaj, duke lënë mënjanë stereotipet e imponuara; nuk bëj më grime për të fshehur vrajat; tani mbaj me vete një libër që më zbukuron mendjen; gotat e verës i kam zëvendësuar me filxhanët e kafesë; kam lënë së idealizuari jetën dhe kam nisur ta jetoj atë.

Jo, nuk po plakem, në shpirt ruaj ende freskinë, në duar butësinë dhe në zemër pafajësinë e atij që çdo ditë zbulon veten; në fytyrë ruaj buzëqeshjen që ta jep vëzhgimi i thjeshtësisë së natyrës, gjelbërimi i pyllit dhe dëgjimi i cicërimave të zogjve.

Jo, nuk po plakem, po përzgjedh kohën time për të paprekshmen, duke rishkruar historinë që më kishin thënë dikur, duke rizbuluar botën, duke iu kthyer librave të vjetër që i kisha lënë përgjysmë. Po bëhem më i matur, kam ndalur shpërthimet që nuk të lipsen për asgjë; po mësoj të flas për gjëra transhendente, po mësoj të kultivoj dije, po mbjell ideale dhe po farkëtoj fatin tim.

Jo, nuk është se po plakem, ngaqë të shtunave dhe të dielave zgjohem herët, duke shijuar kafen, pa u nxituar dhe duke lexuar me qetësi një libër me poezi. Njeriu nuk ecën ngadalë për shkak të pleqërisë, por ngaqë vëzhgon marrëzinë e atyre që ecin me nxitim dhe pengohen nga pakënaqësia. Heshtja nuk vjen për shkak të pleqërisë, por ndonjëherë duhet heshtur, sepse jo çdo fjalë duhet të ketë jehonë. Jo, nuk po plakem, po filloj të jetoj atë që më intereson vërtet.

Shqipëroi Bajram Karabolli

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?