Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
KosovëLajmi i fundit

Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime

Published: June 8, 2026
Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe la të kuptohet se do të bashkëpunojë me partitë e tjera për formimin e institucioneve.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 42.92 për qind të votave, dukshëm më pak se në zgjedhjet e dhjetorit 2025, kur fitoi mbi 51 për qind.

E dyta u radhit Partia Demokratike e Kosovës me 21.06 për qind, pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.61 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.18 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind. Edhe këto parti shënuan lëvizje krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit.

- Publicitet -

Pjesëmarrja në votime ishte po ashtu më e ulët, duke arritur rreth 35 për qind, në krahasim me rreth 45 për qind në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.
Sipas Policisë së Kosovës, procesi i votimit ka kaluar i qetë, pa ndonjë incident që do të ndikonte në mbarëvajtjen e tij.

Kurti, ka dalë para mbështetësve në Prishtinë pak para mesnatës, duke thënë se kjo është fitorja e pestë e LVV-së në zgjedhjet parlamentare brenda shtatë vjetësh, duke përmendur fitoret më 2019, 2021, dy herë më 2025 dhe tani më 2026.

Sipas tij, LVV do të vazhdojë të udhëheqë me qeverisje “të mirë dhe demokratike”.

“Ne bëjmë bashkë sigurinë e shtetit dhe kufijve me mirëqenien e qytetarëve. Nuk ka vështirësi që nuk e kemi tejkaluar, sepse tash ka shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet”, ka thënë Kurti, duke përdorur sloganin e partisë.

Ai ka shtuar se partia është e interesuar të punojë, ndryshe nga “blloku opozitar”.

Ai, po ashtu, ka thënë se legjislatura e 11-të duhet të fillojë sa më shpejt dhe ka paralajmëruar takime e bisedime me të gjitha partitë në ditët në vazhdim.

Me gati të gjitha votat e numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – përjashtuar votat me kusht dhe ato të diasporës – rezultatet janë si vijon:

Lëvizja Vetëvendosje: 42.92%
Partia Demokratike e Kosovës: 21.06%
Lidhja Demokratike e Kosovës: 17.61%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 7.17%
Lista Serbe: 6.17%

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Remo says:
    June 8, 2026 at 8:13 am

    Perpara me Albin (baben), deri kur te plaket e te behet gjysh. Atje do ta keni, zgjedhje pas zgjedhesh, kur t’i teket e s’i t’i teket. Hajvanati i krahut tjeter, sic i quan me perkedheli Bini, i shkon mbrapa si dele, pas asnje alternative….ka pesuar renie? Epo, nuk e ka me Osmaneshen t’i beje surpriza si ajo e zgjedhjeve te kaluara pikerisht ne prag te vitit te ri, ku vendimtare ishte diaspora. Nuk u ngop as me 51%, i donte te gjitha pushtetet Bini, prandaj trushpelaret e tij, nuk kane per ta kaperdire dot kete, kane shpresuar nje rezultat me te larte, po ja qe shkuan poshte. Tashti, falangat Otomano/talebane te tij me mjekra e qeleshe, dufin do t’a shkarkojne rrugeve te Tiranes, te “mbrojne” Shqiperine nga “Qifutet”!! Edhe keta kishim mangut s’e nuk na dalìn tanet. Pritet koment/diarreja e demoziut shoqeruar me qurravitje dhe teori konsiprative ….

    Reply
    • Bujar Kanapari says:
      June 8, 2026 at 5:40 pm

      Ka renie por as partite opizitare nuk kane ndonje rritje.
      LDK ka pretenduar nje rritje mbi 20%.
      Te pakenaqurit nuk kane votuar.
      Pjesemarrja 5% me e ulet.

      Reply
  • xxx says:
    June 8, 2026 at 11:48 am

    Ta gezosh fitoren e VV, Kosove.
    Ju lumte populli i Kosoves
    Shpresa rron.

    Reply
  • Mollosi says:
    June 8, 2026 at 12:09 pm

    Keshtu eshte kur nje popull lajthitet.

    Reply
  • Humoristi says:
    June 8, 2026 at 12:10 pm

    Kurti kur do ta caktoje daten e katert te zgjedhjeve,per te vazhduar talljen me popullin kocevarue!?

    Reply
  • Humoristi says:
    June 8, 2026 at 12:35 pm

    Kurtocorapkuqi kur do te shpalle daten e katert te zgjedhheve,per te tallur bythen me popullin koqevarur!?!?

    Reply
    • Ballkanik says:
      June 8, 2026 at 2:50 pm

      Këto punë i di mirë demua si këshilltar i binit .

      Reply
  • Esat says:
    June 8, 2026 at 3:52 pm

    I këputi ata në Kosovë, pesë zgjedhje me 6 muaj, po I nxjerr çdo dëshirë për demokraci me këtë etje që o ti ketë në dorë tërë pushtetet ose Kosova të mos gjejë qetësi. Metoda Berishiste që shqiptarët e Jugut matanë kufirit ia kanë parë sherrin.

    Reply
  • I juaji says:
    June 8, 2026 at 6:32 pm

    Kurti në fushat tregonte çfare kanê bërë të tjerët para Kurtit.
    Ndërkohe që duhet të tregonte se çfare reformash do bënte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?