Nga Artan Duka
Botuar në DITA
Bumi turistik i kësaj vere, përvecse nxitje më tej e ekonomisë, është edhe marketing i rradhës për një imazh gjithnjë e më tërheqës e intrigues të vëndit duke lënë pas me shpejtësi e pakthim plot steriotipe e klishe të së shkuarës ndaj nesh.
Sot turizmi është kryefjalë por suksesi bart me vete edhe sfidat e tij. Falë medias sociale, me fjalën e gojës si forma më e frytshme e marketingut, orteku i vizitorëve nga bota, 4 milionë këtë vit e vazhdon, mund të na dalë nga “duart“ duke rrezikuar zhgënjim e boomerang turistik nëse nuk u përgjigjemi sfidave në kohë.
Nga shtimi me perspektivë më tej i kapaciteteve turistike, aero-portuale – 3 orë përpara check-in flet vetë, bashkëpunimi ndërsektorial, shtrirja e përmirësimi i infrastukturës rrugore, cilësia dhe qëndrueshmëria e shërbimit turistik etj dhe deri vëndi që turizmi duhet të ketë në kuadër të mbarë ekonomisë.
Etiketimi “Maldivet“ e Europës është vlerësim dhe përgjegjësi njëkohësisht për t’iu përgjigjur pritshmërive më tej. Por, ndonse kjo referencë është sinonim i përrallores në turizëm, turizmi shqiptar duhet të dalë sa më shpejt me emrin e imazhin e tij unik në botë.
Fundja kemi më shumë mundësi se Maldivet, një vënd i vogël myslyman i detyruar t’a ketë turizmin prioritar e zotërues në ekonomi sepse kanë palma e oqean pafund por pak gjëra të tjera në dorë.
“Maldivizimi“ nuk duhet të jetë sinonim i turizmit apo akoma më shumë e ekonomisë tek ne. Kemi më shumë se palma, det e mal. Po aq sa rëndësi ka turizmi dhe nxitja e tij, po aq duhet të ketë edhe shmangja e futjes së të gjitha “vezëve“ në një shportë duke nxitur e barazpeshuar të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë nga industria, bujqësia, shërbimet bankare, transporti, kërkimi shkencor etj.
Dritë-hijet e turizmit
Turizmi mbetet një fenomen kompleks me shanse e sfida plot. Ardhjet turistike janë vërtet një bum për industrinë e ndërtimeve, sektorin e shërbimeve, prodhimin bujqësor, artin e kulturën etj por e njëjta kërkesë e shtuar prej milionave të turistëve sot do të ndodhte gjithsesi edhe nëse miliona shqiptarë nuk do të braktisnin vëndin këto 30 vjet prej politikave të mbrapshta që thyen besimin e qytetarit në vëndin e tij.
Ndonëse njihemi historikisht për mikpritjen ndaj të huajve, me zhvillimin e turizmit nuk do të bëhet më fjalë për të huaj me “pikatore“ por për prurje të stërmëdha që me efektet financiare dhe kulturale pas, duam apo nuk duam, do të kenë efekt social me ndikim edhe në marrëdhëniet tradicionale tonat me të huajt dhe evolucioni social në këtë drejtim do kohën e tij për të mos lënë shteg për indiferencë, ftohtësi apo më keq racizëm nëse shqiptari fillon e ndjehet i huaj në vëndin e tij.
Kjo prani e stërmadhe e të huajve në pak muaj të vitit në vëndin tonë është ndërkohë edhe një sfidë për vetë bashkëjetesën mes nesh. Etiketimet si bujarë e mikpritës ndaj të huajve nuk duhet të stonojnë apo kompromentohen nga seria e incidenteve jo të pakta, deri tragjike dhe për fat të keq për motive të dobëta mes nesh, sepse tashmë botën e kemi brënda nesh dhe sjellja me dy faqe nuk duhet të jetë përshtypja me të cilin turisti kthehet në vëndin e tij.
Një tjetër sfidë e madhe e turizmit masiv mbetet edhe që shqiptari të mos ndjehet i huaj apo i përjashtuar në vëndin e tij. Privatizimet e eksluzivitetet në mjediset turistike, pikat luksoze turistike etj, nuk duhet të dominojnë bukuritë e natyrës shqiptare në shpërfillje të pranisë së qytetarit të zakonshëm në to.
Turistët e parë janë dhe do të mbeten vetë ne shqiptarët.
Shtimi i kapaciteteve turistike nuk duhet të jetë “bunkerizim“ pafre i bregdetit. Legjislacioni duhet riparë që askush të mos ketë dorë të lirë dhe ndërkohë të nxitet përshtatja e vetë fshatrava të bregdetit në funksion të mikpritjes së turizmit atje. Retorika e “spanjizimit“ të bregdetit aty apo atje, nuk shpie kund sepse në afatgjatë, do të jemi pre e po asaj konkurrence ndërkombëtare që e ka ofruar historikisht atë gjë.
Turizmi shqiptar duhet të tejkalojë sa më shpejt krahasime të llojit “maldivet e Europës“,“zvicër me det“ etj. Kemi nevojë të përmëndemi me emrin tonë dhe kjo duke ofruar atë që është unike për ne, nga raporti i duhur mes natyrës dhe ndërtimeve në to gërshetuar me mikpritjen tradicionale, historinë, kulturën, gatimin, folklorin shqiptar etj.
Restoranti duhet të ofrojë në faqen e parë gatime shqiptare, menu me fjalë shqip, transmetojë live apo në eter këngën e vallen shqiptare etj sepse kështu e vetëm kështu turisti do të mbajë mënd e reklamojë vërtet një gjë të veçantë më pas kur të kthehet në vëndin e tij.
Si vënd i vogël që jemi, garën me të tjerët nuk e kemi për numrin por cilësinë e turizmit dhe krahas pikave turistike që intrigojnë pafund këtë e garanton mikpritja shqiptare e virgjëria e natyrës përreth.
Për fat kemi më shumë se det ndaj dhe turizmi ynë ka shansin e artë që të bëhet unik edhe në fushën e agroturizmit, eksporimit malor, sporteve në natyrë etj duke lehtësuar presionin ndaj bregdetit shqiptar për më tepër që në këtë rast oferta turistike mbetet gjithnjë e freskët dhe tunduese çdo vit sepse vetë natyra befason këdo pa dallim çdo vit.
“Maldivizimi“ i ekonomisë nuk shpie kund dhe turizmi duhet të ketë vëndin e merituar e të natyrshëm në ekonomi por ndërkohë vëndin e tij sepse Shqipëria është dhe duhet të jetë më shumë se ai. Atëhere edhe turisti do të ketë akoma më shumë arsye të dalë këndej.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Po per transportin e njerzve qe eshte kthyer nje tmerr i vetete. Shikoni cmendurine e udhetimeve . 2 ore Tirane Durres vetem 34 km nje rruge gjithe berdunga , arna arna me te thyer makinen me dy korsi nga cdo ane kur duhej te ishte me 4 ose 5 ne cdo ane se eshte arterja kryesore e Shqiperise se mesme.Autostrada Aeroport _ Stamboll ishte me 4_5_6 korsi ne cdo ane vende vende, nje kryeveper imxhinierike kurse Perbindeshi i vicidolit me Meksin kryeminister e bene autostraden Durres Tirane me te neveritshmen ne Europe, po ashtu rruga Tirane Shkoder pjesa Fushkruje Thumane dhe Milot Lezhe _ shkoder me 2 korsi dhe turistit i del perhunde udhetimi prej 4 oresh nga Tirana ne shkoder. Dje vargu nga Morina ne Kukes shkoi 23 km prej ures se vjeter te Kukesit kurse Perbindeshi i vicidolit krenohet me rrugen e kombit qe e la me 7 ura gjysmake me 2 korsi qe po i mbaron gjigandi. Kurse rruga e lungomares ne Vlore me vetem dy korsi nga nje ne cdo ane eshte nje cmenduri urbanistike, nje nivel vizioni zero per ate kryetar bashkie qe ka denuar perjete turistet te perballen me ate ferr qe perjetojne kur kalojne ne Vlore. Pra duhen rruge te gjera qe te lehtesohet levizja. Shikoni Durresin me rikostruksionin e trotuareve ka ngushtuar rruget ne ekstrem sa tek pallati i sportit perballa byrekeve eshte bere nje rreth skandaloz . Vetem nje makine mund te futet ne rreth kur mund te behesh rrethi me i vogel dhe te zvogeloheshin trotuaret nga 2m ne cdo ane ne menyre qe ai qe kthen djathtas te mos prese radhen e kalimit. Eshte nje turp urbanistik kur sheh se radha e makinave per te hyre ne Durres dhe anasjelltas deri tek muzeumi eshte nje cmenduri. Me siguri nuk eshte marre fare mendimi i policise rrugore. Me nje fjale tortura e turisteve ne qarkullim do u kthehet ne deshire per te mos ardhur me.
turizmi masiv si dardha me bishtin pas, po e beme bregun pellembe e hotel vate ajo pune, ikin gjetiu pastaj, te jepen para e rregullohen shtepite e fshatrave e shume mire qe ka interes per malet se te gjithe ne bregdet do ishte keq. mire mire qe turisti konsumon por te mos harrohen shqiptaret se varferia I shtyn jashte shtetit dhe miliona vijne por miliona ikin ku ishim, hiç asgjekundi… boll me keto investitoret strategjike qe do bejne gjera te ndaluara per shqiptaret e me siguri fitimet I cojne jashteshtetit… turisti nuk do salltanete por gjera origjinale, ushqim, akomodim, muzike se shkon ne restorant e ne menu pasta italiano, pica, a sallate greke e muzike e juaj… ca dreq turizmi eshte ky
Ai mitralozi i Muçollarit mos ishte si puna e pistoletes se atij djalit qe e vrau policia dhe e akuzoi se kishte pistolete?
ministria te financoje trajnimin e guidave, te udhezoje e rekomandoje praktika qe turistet te kene pervoje sa me positive dhe unike ne gjithshka nga gatimi tek kultura etj.
Pet cfate turizmi flet gazetari,i paska hedhur palloshi gjate trut e gomarit, e di gazetari se cdo gke qe turizmi konsumon vjen nga jashte,nje llogari e thjeshte,nga gjithe valuta e huaj qe hyn pak ngelet ne xhepat e Shqiptareve,shkon e gjitha per qep domate e peshqira. Shqiperia nuk prodhon asgje pa nje bujqesi te forte nuk ka turizem,te pakten si ndodh ne bote. Turizmi qe behet sot ne Shqiperi con fitime te nje dore njerezish te tjerat hane trafikun e mbingarkesen e quteteve.
Madheshtore:
Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon.
Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.
Ne Shqiperi rroga bruto e mesuesve eshte 750 mije leke te vjetra ne muaj edhe ne vit eshte 9 milione leke pra 9.000 euro ne vit. Ne Rumani eshte 7.200 euro pra me pak se sa ne Shqiperi. Kurse akoma me pak eshte ne Serbi vetem 5.100 euro edhe ne Bullgari eshte vetem 6.130 euro. Keto i tregon ky artikull i nje gazete te Rumanise:
romaniajournal.ro/society-people/education/teachers-in-romania-earn-among-the-lowest-salaries-in-europe/
Ne Shqiperi rroga e mesuesve eshte rreth 750 mije leke edhe Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Maqedonia dhe kjo eshte shkruajtur ne fund te ketij artikulli:
portalishkollor.al/news/rritja-e-pagave-sa-eshte-dhe-sa-do-te-behet-rroga-e-mesuesve-nga-1-janari
Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia.
Lexoni:
Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe me emigrantët ka gjithsej 5.850.000 shtetas
Shqipëria ka 4.450.000 banorë dhe jo 2.820.000 banorë si deklaron INSTATi. Numri i emigrantëve është 1.400.000 edhe gjithsej Shqipëria ka 5.850.000 shtetas. Demografia edhe numri i popullsisë janë shumë të rëndësishme për të gjitha fushat kombëtare, ekonomike, sociale, politike edhe ushtarake të vendit. Në Shqipëri janë manipuluar pas 1990 qellimisht në të gjitha vitet numri i lindjeve, i nxënësve, i emigrantëve edhe i gjithë popullsisë nga të gjitha qeveritë e Shqipërisë edhe INSTATi. Gjithashtu edhe të dhënat e regjistrimeve të popullsisë të viteve 2001 e 2011 që u deklaruan nga qeveritë dhe INSTATi ishin plotësisht të manipuluara duke e deklaruar popullsinë më pak. Dihet që në 2011 regjistruesit e INSTATit që shkonin tek banorët për të bërë regjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5 % është e manipuluar sepse në të vërtetë është 65 % për të gjithë vendin. Shifra e urbanizimit është përqindja e popullsisë që banon në qytete. Me rëndësi të madhe është për të ditur zhvillimin e numrit të popullsisë së Shqipërisë ndër vite.
Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë sipas viteve:
1920: 960.000
1925: 1.020.000
1930: 1.070.000
1935: 1.120.000
1940: 1.170.000
1945: 1.260.000
1950: 1.360.000
1955: 1.550.000
1960: 1.810.000
1965: 2.080.000
1970: 2.400.000
1975: 2.680.000
1980: 2.980.000
1985: 3.320.000
1990: 3.680.000
Nga 1920 deri në 1940 kanë emigruar afërsisht 100 mijë shqiptarë për në SHBA. Këta emigrantë nuk përfshiheshin më si banorë të Shqipërisë. Në ato vite SHBA ishte i vetmi vend ku emigronin shqiptarët. Pas 1990 rifilloi emirgimi. Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë me emigrantët sipas viteve:
1995: 4.060.000 (3.560.000 banorë në Shqipëri edhe 500.000 emigrantë)
2001: 4.520.000 (3.620.000 banorë në Shqipëri edhe 900.000 emigrantë)
2008: 4.980.000 (3.810.000 banorë në Shqipëri edhe 1.170.000 emigrantë)
2011: 5.170.000 (3.870.000 banorë në Shqipëri edhe 1.200.000 emigrantë)
2021: 5.850.000 (4.450.000 banorë në Shqipëri edhe 1.400.000 emigrantë)
Shqipëria e 3-fishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në kontinentin europian. Shqipëria ka pasur nga 1945 deri në 1990 shtimin më të lartë të popullsisë në Europë. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën e Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në Europë. Prandaj Shqipëria e ka sot jetëgjatësinë mesatare po aq të lartë sa Italia, Franca e Spanja dhe më të lartë se sa të gjitha vendet e tjera të Europës edhe të rajonit tonë. Edhe INSTATi e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë.
Por edhe pas 1990 Shqipëria ka gjithashtu shtimin më të lartë të popullsisë në kontinentin europian. Nga 1990 deri në 2021 popullsia e Shqipërisë me emigrantët shqiptarë u 1,6-fishua. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 85.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe INSTATi deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit pra 20 mijë lindje më pak.
Pas 2001 qeveritë dhe INSTATi i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000 lindje. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 70.000 lindje në vit. Nga 2007 deri në 2021 ky numër ishte mesatarisht rreth 72.000 lindje në vit. Këto shifra janë vetëm lindjet brenda vendit pa shifrat e lindjeve të emigrantëve. Për vitin 2021 INSTATi deklaroi vetëm rreth 27.284 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 76.000 lindje.
Numri mesatar i lindjeve për grua pra fertiliteti ishte 3,2 fëmijë në 1990, 2,6 fëmijë në 2001 edhe 2,2 fëmijë në 2007. Nga 2007 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,2 fëmijë. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55 % e popullsisë në 1990, 2,1 % në 2001 edhe 1,7 % në 2007. Nga 2007 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 1,7 % në vit. Ky zhvillim i lindshmërisë ndër vite është i njëjtë edhe për emigrantët shqiptarë.
Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 620.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 280.000 nxënës. Gjithashtu numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend edhe i studentëve të shkollave të larta është i manipuluar nga INSTATi dhe qeveria. Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat e mesme të klasave 10 deri 12 është afërsisht 210.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 100.000 nxënës.
Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që INSTATi dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2021 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 28.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 620.000 nxënës është afërsisht 1 me 22,1 kurse me numrin e nxënësve prej 280.000 sa deklarojnë INSTATi dhe qeveria do të ishte 1 me 10 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas INSTATi dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e kapasur edhe para 1990 pak më shumë se 1 me 20 këtë raport. Madje dihet që klasat në Shqipëri janë plot me nxënës. Kaq lehtësisht vërtetohet me numrin e nxënësve që popullsia e Shqipërisë është shumë më e madhe edhe që shifrat e INSTATit dhe të qeverive janë të manipuluara.
Shumë e thjeshtë është për të vërtetuar me numrin e nxënësve numrat e vërteta të popullsisë e të lindjeve në Shqipëri. Shqipëria ka 4,45 milionë banorë dhe jo 2,82 milionë banorë si mashtrojnë INSTATi e qeveria. Me 1,4 milionë emigrantët Shqipëria ka gjithsej 5,85 milionë shtetas. Emigrantët përbëjnë 24 % të gjithë shtetasve të Shqipërisë. Kurse INSTATi e qeveria gënjejnë duke deklaruar 1,7 milionë emigrantë sepse kanë si qellim që të deklarojnë sa më shumë emigrantë për të shpallur krizën demografike. Por këto janë vetëm mashtrimet e INSTATit dhe të qeverisë sepse kriza demografike nuk ekziston fare në Shqipëri. Edhe treguesi i qartë që nuk ekriston fare kriza demografike është papunësia e lartë në Shqipëri.
Shqipëria ka rreth 1.400.000 emigrantë. Numri i emigrantëve shqiptarë sipas vendeve është:
Italia: 650.000
Greqia: 400.000
SHBA: 170.000
Kanada: 25.000
Australia: 5.000
Britania: 80.000
edhe 70.000 në vendet e tjera të BE
Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10 mijë. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht.
Shqipëria ka me emigrantët gjithsej 5.850.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi 4.264.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i manipuluar sepse Shqipëria kishte në 2008 në të vërtetë 4.980.000 shtetas. Edhe qeveria e tanishme manipulon numrin e shtetasve duke e deklaruar më pak. Qeveria e tanishme deklaron 4.500.000 shtetas por në të vërtetë Shqipëria ka 5.850.000 shtetas.
Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati. Nga 1991 deri në 2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas në vit. Kurse pas 2001 edhe deri në 2021 nga Shqipëria emigruan rreth 30.000 shtetas në vit por edhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend nga emigrimi.
Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç mashtrojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe INSTATit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit. Por politikanët, mediat dhe INSTATit kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të manipuluara sepse Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe ka domethënë gati 800 mijë banorë më shumë se sa ka pasur në 1990. Shqipëria, Kosova e shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës edhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia e Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe të rajonit tonë kanë shtim negativ natyral të popullsisë ose edhe mosndryshim të numrit të popullsisë. Shqiptarët kanë demografinë më të mirë në të gjithë Europën.
O Zot , hyri perseri ky idioti , hajvani , psikopati , i cmenduri me pseudonimin tironci , qe nuk ka burre nene qe e lexon . Hajde te mjekohesh sa me pare .
Turizmi?????
Shihni sot Hawain.Shkrumb e Hi.Pamje e Hiroshimes pas bombes Atomike,.
1000 te zhdukur,93 te deklaruar te vdekur,ne vetem 3% te Territorit te kontrolluar.
Eshte vendi me Turistik ne Bote.Ishte parajsa e Amerikes.
Prishe kullen o shqiptar!Sajo nje barrake druri me ristela PVC,,as mos mbill,as mos korr dhe prit turista per nje Fergese ne Peshkopi.
Po ay kungulli globit rrotullohet.Nuk qendron ne vend ,..Gjithmone Vere eshte ne OBSERVATORIN e edvinit ME KUPOLE XHAMLLEKU ne Surrel.Atje shihen me Teleskop vetem Turiste qe mesyjne brigjet shqiptare me Batifoket plot me Eurodollare,qe do ti zbrazin ke bujtina Peshkopise dhe haleja Mihalit ne Kokedhime.
At Melonin Rame,neser ne Vlore,,,Shkaperdredhe mire,,Alla Amerikonce,.Gjuhen mrena lale!
Terbohet maloku Rame,se nuk ka puth as gruun e vet.
Ti do na cosh ne Hollywood.
Po pse duhet me ul numrin e popullsise me 1.5 milion qeveria o Tironci ,apo do thush ndonje budallek edhe per kete
Kryeqeverritari ka deshtuar ne te gjitha Lodrat.
Ne mandatin e pare u perkushtua ne Lodren e Antikanabizimit,.Mbylli Lazaratin,,hapi 100 Lazarata ne gjithe territorin, Filluan dhe arroplanat transportjere si ne Kolumbi.
Bllokoi aktivitetin e nje Bexhet mafiozi qe kishte edhe nje televiz. deshtoi perseri.I humbi te gjitha gjyqet me te.
Ju vu Hidrocentraleve rajonale,,nuk la perrenj e vija uji pa dhene Leje Hidrocentrales,sa u ngrit gjithe Bota ne protesta deri ne AmerikePSHPETONI VJOSEN.Dibranet jane gati te qesin pushke per Skavicen qe pembyt gjithe fshatrat e Peshkopise,toke buke.
Gjeti nje Loder Rajonale,qe do e bente Lyder te gjenial te Ballkanit dhe me gjere,,Open Ballkan.Ja verviti BE Planin e tij si Plani Marshall,qe do triblonte Evropen,do lidhte Beogradin me Tiranen do na bente Republike te Serbise..Edhe Aty Deshtoi.E Deklaroi vete deshtimin.
Ju vu lodres me te rrezikshme per fatin e Kosoves,,Saloi Zajednicat serbe ne Kosove,Dorzoi Mitrovicen ne Serbi,Harboi ne Evrope me Lasgushin ne kulmin e Tensioneve ne Mitrovice,per te peraqitur planin gjenial te C`berjes se Kosoves,.Trim mbi trimat Albin Kurti ja hodhi surratit,Deren e Kosoves ja perplasi fort pas koke,.
Me e bukra ishte se edhe Serbet i thane:-Hik pirdhu!Kur s`te dhjesin shqiptaret,per cfare te duam ty?
Lodra e Turizmit!Pagoi gjithe redaksite e Mediave Perendimore te reklamijne Turizmin ne Shqiperi.
Nje Fiasko.Nje panine 17 euro.Lum kush ka ardhur me thase ne kurris,te fleje rrugeve!
Ne Fiasco do perfundoje edhe Turizmo e ketij.Do behet objekt barsaletash neper Bote.
Do ngreje kullen me te larte ne Ballkan,mu te pallati Kultures.
Po nuk e ngrije dot tek Stacioni trenit dhe lerja qendren te marrin fryme qytetaret?
Ben sikur s`kupton I MARRI.
DO TE DESHTOJE EDHE NE KETE lODER TE fUNDIT.
Deren kokes Albin!
Te priti Atdhetaria si Udheheqes i Kombit shqiptar,ne Tetove.Albin Kurti,.Nure Kurti e Kurt Asllani,Jakup Ferri e Cel Shabani.
Deren kokes xhagajdhurit antishqiptar.
Mos e fut qelbesiren ne Kosove,se te ngjitet si muti pas kpuce ky haleeee!
Tani ka filluar Lodren me Kulla ne qender te Tirane
Nuk e kuptoj ne eshte faji ikompjuterit tim apo komentet ne gazeten dita per artikullin e Viktorit Lavdi hipokrizis!! Historia e vertete e poetit Havzi Nela dhe skota politiko-mediatike e çdo fillim gushti jane kançeluar .
Sapo u shfaq fytyra e vertete e gazetës ” Dita” .Me cfare ? Me fshirjen e komenteve , te te gjithëve ne artikullin denigrues ,dezinformues per Martirin e Demokracisë H.NELA . Corba qe ka gatuar kryenveristi V.Malaj helmoi ate dhe miqte qe ja lejuan botimin.Por kjo gazete qe luan rolin e maxhorances se tashme nuk e ka per asgje te luaje dhe rolin e përkrahjes se diktatures ,te justifikimeve te krimeve te SHUMTE te saj .IVazhdon praktiken e saj te mashtrimit te fakteve me te gjithe temat e ditës, si Turizmi , Inteligjenca Artificiale ,Kullat ,etj .etj. Me kete te kuptojne lexuesit se dhe ato qe luajnë rolin e gramafonit te prishur ,qe xhiron ,perserit te njëjtat ( Tironsi ,dikur www Hale ww, etj. jane turke te gazetës.
Vend mysliman i sat ëme.
Jam une i vetmi qe po e promovoj Shqiperine si komb ateist?