Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Demo paralajmëron: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja. Gjobat që nisin nga nesër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Demo paralajmëron: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja. Gjobat që nisin nga nesër
Politike

Demo paralajmëron: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja. Gjobat që nisin nga nesër

Published: October 30, 2026
Shpërndaje

 

Ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dolën në një deklaratë për mediat, ku bënë një bilanc të situatës së krijuar në kryeqytet gjatë javëve të fundit, në kuadër të protestave.

Demo e cilësoi nivelin e dhunës si “të paprecedentë”, duke theksuar se kjo situatë ka qenë një sfidë e madhe për punonjësit e Policisë së Shtetit.

- Publicitet -

“Janë 347 të lënduar në total, 200 prej tyre policë. Disa prej tyre kane pasur dëmtime të rënda, janë lënduar 107 protestues, 39 kalimtarë, përfshirë dhe një numër të konsiderueshëm gazetarësh”, bëri me dije ai.

Sipas tij, 7 punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra dhe janë vënë nën hetim, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po shqyrton dhjetëra raste të tjera të referuara nga vetë Policia e Shtetit.

“Qasja e qeverisë është e qartë. Jemi të hapur në çdo moment për t’u ulur dhe për të dialoguar me këdo”, nënvizoi ai.

Sa i përket pranisë së të miturve në tubim, ai tha se organizatorët i kanë vendosur ata në vijën e parë të sulmit.

“Shifrat e shoqërimeve tregojnë se numri i të miturve është shumë shqetësues. Janë shoqëruar 269 persona nën moshën 18 vjeç”, u shpreh ai.

“Fuqizimi teknologjik i Policisë së Shtetit është një domosdoshmëri, ndaj do të punojmë me intensitet për të bërë hapa të shpejtë në këtë drejtim. Një nga elementët e parë është rritja e transparencës së veprimeve përmes kamerave të trupit, të cilat shumë shpejt do të vihen në funksion, duke nisur me punonjësit e Policisë së Shtetit në Bashkinë e Tiranës. Pamjet e regjistruara do të shërbejnë për të dokumentuar dhunën e ushtruar nga individë të caktuar, por edhe për të garantuar që veprimet e punonjësve të policisë të jenë gjithmonë në përputhje me kuadrin ligjor”, njoftoi Demo.

Sa i përket personave të maskuar, ai tha se ata janë identifikuar dhe se do të ndërmerren të gjithë hapat ligjorë për t’i vënë përpara përgjegjësisë penale.

Ministri Demo bëri të ditura edhe masat e reja të miratuara nga qeveria për menaxhimin e tubimeve dhe ndëshkimin e akteve të dhunës. Sipas tij, në rastet kur të miturit përfshihen në vandalizëm apo akte dhune gjatë protestave, dëmet e shkaktuara do të mbulohen financiarisht nga familjet e tyre. Këto masa thekson ai janë marrë edhe në vendet e BE-së.

“Po ashtu qeveria shqiptare tashmë ka miratuar Aktin Normativ për sa i përket instrumenteve të reja ligjore, që i vihen në dispozicion Policisë së Shtetit për sa i përket menaxhimit të tubimeve të paligjshme apo dhunës së ushtruar në këto tubime. Po e filloj nga të miturit që është një masë në fakt që është ndërmarrë edhe në vendet e Bashkimit Europian duke filluar me Italinë, Francën, ku në fakt përcaktohet që nëse një i mitur merr pjesë në vandalizëm, nëse një i mitur merr pjesë në dhunë, dëmet që shkaktohen si rrjedhojë e këtyre veprimeve, do të mbulohen nga familjet e tyre”.

Ndërkohë, pjesëmarrësit në protesta të dhunshme do të përballen me masa administrative, gjoba, si dhe regjistrimin në një regjistër kombëtar të individëve që kanë marrë pjesë në manifestime të dhunshme. Demo njoftoi se masat e reja janë tashmë në fuqi dhe se në ditët në vijim do të bëhet publik një informacion më i detajuar për zbatimin e tyre.

“Po ashtu ata të cilët marrin pjesë në protesta të dhunshme do të kenë masa administrative duke filluar nga gjoba dhe elementë të tjerë duke përmendur në veçanti regjistrin kombëtar të individëve të dhunshëm, të cilët kanë marrë pjesë në manifestime në territor. Vetvetiu këto janë akte të rëndësishme dhe ne do të dalim shumë shpejt me informacion të detajuar për secilën prej masave, të cilat tashmë janë në fuqi. Dhe unë jam i bindur që këto do të ndihmojnë punën e Policisë së Shtetit për të pasur edhe një përgjigje proporcionale për sa u përket individëve, të cilët marrin pjesë në protesta të dhunshme”.

Ndërkohë, kryepolici Skënder Hita tha se 201 efektivë janë plagosur gjatë ushtrimit të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë. Ai bëri me dije se janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

“Puna hetimore dhe analizimi i pamjeve filmike vijojnë për të dokumentuar çdo veprim të dhunshëm, për të identifikuar personat e përfshirë dhe ata që kanë vënë në rrezik serioz jetën e punonjësve të policisë dhe qytetarëve”.

Hita u bëri thirrje prindërve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të tyre në protesta të paligjshme. Në mbyllje, ai theksoi se Policia e konsideron median një partnere të rëndësishme, duke nënvizuar nevojën për komunikim të vazhdueshëm dhe transparencë profesionale.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën në vlerë 2.1 miliardë dollarë
  • Familja shqiptare po zvogëlohet dhe kjo nuk po ndryshon vetëm mënyrën si jetojmë
  • Digjet për herë të dytë fabrika e kafesë në Pogradec
  • Shpërthimi me 6 viktima, shkak ndërhyrja në sistemin e gazit për të vjedhur tubat e bakrit
  • Horoskopi 31 Tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e shtunë

Komentet e Fundit

  1. durrsaku on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  2. Detari on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. Mesues on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  4. × on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  5. Taras Lala (sone me nallone) on 31 tetor 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?