Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dënimi i ish-bashkëshortit në Itali, Prokuroria sekuestron pasuritë e noteres
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dënimi i ish-bashkëshortit në Itali, Prokuroria sekuestron pasuritë e noteres
KronikeLajmi i fundit

Dënimi i ish-bashkëshortit në Itali, Prokuroria sekuestron pasuritë e noteres

Published: September 29, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës njoftoi të hënën se kishte sekuestruar 18 pasuri në emër të noteres Sanja Telhallari dhe të familjarëve të saj, me dyshimin se ishin financuar nga ish-bashkëshorti i dënuar për krime të rënda në Itali.

“Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë periudhës 2013–2024, shtetasja S.T. ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në kompleksin ‘Rolling Hills’. Në total janë evidentuar 13 pasuri të paluajtshme, me vlera të larta monetare si dhe llogari të shumta bankare”, thuhet në njoftimin për shtyp të prokurorisë.

Prokuroria ngre dyshime se të ardhurat që kanë shërbyer për pasurinë vijnë nga ish-bashkëshorti i saj Klodian Porja, i identifikuar në njoftim si K.P. Sipas prokurorisë, ky i fundit “është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të ‘Shfrytëzimit të prostitucionit’, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim.”

- Publicitet -

Në një njoftim paralel policia bëri me dije se vlera e pronave të sekuestruara llogaritej rreth 3 milionë euro, përfshirë 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

Prokuroria tha se noterja, pronat e të cilës u sekuestruan, nuk e justifikonte pasurinë me të ardhurat nga puna. “Kjo shtetase ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht në makina luksoze dhe sende me vlerë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhurat nga aktiviteti i saj si notere”, thuhet në njoftim.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • ¿? says:
    September 29, 2025 at 1:13 pm

    E di ku eshte e keqja me keta zengjinet e rinj? Eshte si puna e “Atij qe kur ra ne kos leu edhe bythen”. Po ti o goce kishe c’kishe, e i kishe nga i kishe perse duhet te shisje kaq torta, me fal kaq pordhe? Nejse, leku i vene pa djerse vjen dita qe te del per hundesh.

    Reply
  • Mirësia says:
    September 29, 2025 at 2:46 pm

    Prandaj në Bankën kombëtare gjendja e depozituar në lekë e euro rritet, kjo si rezultat i pastrimit të parasë nga shqipëtarë që merren me veprime të paligjshme dhe kjo depozitë nga guvernatori i bankës supozohet si depozitë e akumuluar nga populli kur 1/3 e tij është në Mjerim 1/3në kushte mbijetese 1/6në shtresën e mesme dhe 1/12 (oligarkë +hajdutë të
    specializuar+SB+IM).
    Kur rritet varfëria dhe mjerimi rritet dhe kriminaliteti, rezultati emigrimi masiv.

    Reply
  • Mirësia says:
    September 29, 2025 at 2:52 pm

    Prandaj në Bankën kombëtare gjendja e depozituar në lekë e euro rritet, kjo si rezultat i pastrimit të parasë nga shqipëtarë që merren me veprime të paligjshme dhe kjo depozitë nga guvernatori i bankës supozohet si depozitë e akumuluar nga populli kur 1/3 e tij është në Mjerim 1/3në kushte mbijetese 1/6në shtresën e mesme dhe 1/12 (oligarkë +hajdutë të
    specializuar) +SB+IM1/6(grabitqarët)
    Kur rritet varfëria dhe mjerimi rritet dhe kriminaliteti, rezultati emigrimi masiv.

    Reply
    • ¿? says:
      September 29, 2025 at 4:16 pm

      Mirësia, ke nje gabim te vogel ne llogari se te del populli shqiptar 13/12, pra pak teper. Nejse puna eshte se ke harruar te shtosh te grabitqaret edhe ER, apo nuk ke harruar dhe e ER e fut tek Mirësia?

      Reply
  • pensionisti says:
    September 29, 2025 at 3:12 pm

    Duhet pare kush e q.in.te kete.

    Reply
  • pilo Lala says:
    September 29, 2025 at 3:13 pm

    Ja keshtu e donte edhe Likja vilen, me sauna.

    Reply
  • noteriali says:
    September 29, 2025 at 6:39 pm

    Prisni ore miq, mis u shprehni para kohe! Ku e dini ju se azaj zonjes nuk do ti kthehen perseri pasurit e bllokuara?
    Shikoni me vemendje se cfare po ndoth rreth jush…Ju bllokohen pasuri pritet sa harrohen dhe ju kthehen!
    I ka keto demokracia shqiptare….Nuk keni pare gje akomaaaaaaaaa!

    Reply
  • edi says:
    September 30, 2025 at 6:52 am

    Vetem miresia nuk je ti. Mire e ka 2? Si kamundesi qe ti permende dy hajdute por harrove kryehajdutin dhe banden e tij qeveritare qe jane te gjithe ne dyert e hetuesise por ne vend qe te denohen per vjedhje te popullit seç nxjerrin ca ligje si korrupsion aktiv apo pasiv dhe i denojne me 30-40 ore pune ose maksimumi me 2vjet burg megjithese kane vjedhur miljona £ te cilat nuk i kthejne kurr, por ka mundesi te marrin dhe demshperblim !

    Reply
  • Malësori says:
    September 30, 2025 at 6:35 pm

    Klasa, politike shqiptare çdo ditë zhvat për vete miliona euro nga tendera e fondacione,rrogat i kanë si ministra europianë,krimi ordine pasurohet përditë pa i’a bërë tërr syri për ligj e shtet,shqiptari i thjeshtë mezi pret fundin e muajit me copën e bukës me domate,ne në kurbet nuk po bëjmë dot 5 mijë euro bashkë duke punuar gjithë vitin…Më kujtohet thirrja popullore në vitet 1990..E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA…Çfarë tallje na bëri klasa politike shqiptare për 35 vjet..sa e dhimbshme për popullin e vuajtur…Jemi popull që s’meritojmë asgjë…Diku tjetër do kishin bërë revolucion me armë brenda 5 vjetëve.Kurse te ne vret vëllai vëllanë..Jemi tamam plehu i botës…Dhe ankohemi se qeveritarët na prishin çadrat turistike në mal !!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?