Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dënohet me 8 vite burg ish-truproja i Saimir Tahirit, ja akuza ndaj tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dënohet me 8 vite burg ish-truproja i Saimir Tahirit, ja akuza ndaj tij
KronikeLajmi i fundit

Dënohet me 8 vite burg ish-truproja i Saimir Tahirit, ja akuza ndaj tij

Published: September 20, 2024
Shpërndaje

Paul (Agustin) Deda, ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO)

Deda akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal.

Për të njëjtat vepra penale janë dënuar edhe Leonidha Sejdiaj dhe Hamit Seferi. Të dy do të vuajnë  nga 8 vjet burgim secili.

- Publicitet -

Deda është dënuar me 12 vite burg, por 1/3 e dënimit i është ulur dhe do të vuajë vetëm 8 vite burg në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Vendimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes nr.36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Paul (Agustin) Deda, Leonidha Sejdiaj, Hamid Seferi, etj…”

Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Ilir Përdeda dhe Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 51, datë 20.09.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Paul (Agustin) Deda, me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Paul (Agustin) Deda i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Paul (Agustin) Deda do t’i fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe dënimi do të kryhet në një IEVP te sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikeve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Leonidha Sejdiaj me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Leonidha Sejdiaj i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Leonidha Sejdiaj do të fillojë nga dita e arrestimit dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi per kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për vepra penale, dënimin e të pandehurit Hamid Seferi me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Hamid Seferi i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Hamid Seferi do të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.

Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Na myten says:
    September 20, 2024 at 3:20 pm

    Cudi?!

    Reply
  • Edi says:
    September 20, 2024 at 3:53 pm

    Hajde trupeoje ministri!!!!!!!!

    Reply
  • Ledjon says:
    September 20, 2024 at 6:40 pm

    Keta pederasta denojne vetem funarenjte!!!!!
    U dhjefsha tingun…..se Ve i beje vete

    Reply
  • mali says:
    September 20, 2024 at 8:08 pm

    Ledjon .
    Kjo qe thua ti nuk eshte gje e re .
    Shiko Zanin ne burg.
    Zani dhe te gjithe bandat u krijuan nga Berisha dhe PS-ja per teror ne popull.
    Kur popullin e vune nen kembe ,filluan te vrasin nje nga nje ata qe I ndihmuan per pushtetin.
    Kjo eshte nje roman I tere dhe nuk e di kush do ta shkruaj.

    Reply
  • vlonjati says:
    September 21, 2024 at 7:09 am

    Eshte per tu habitur qe vjedhin drejtoret e bashkive dhe kryebashkiaket jo vetem qe s’mbajne asnje pergjegjesi por çuditerisht nuk dine asgje, vjedhin shoqeruesit,keshilltaret ,apo zv/ministrat dhe ministrat nuk dijne gje, vjedhin ministrat apo zv K/ministri dhe kryeministri jo vetem nuk di gje se keta hane kumbulla mbas shpine por nuk mban pergjegjesi per asgje ! Edhe Sajmir Tahiri i shkrete nuk dinte asgje se ç’bente truproja i tij, nuk dinte asgje se ç’benin kusherinjte e tij me makinen e tij biles nuk dinte asgje se ç’bente babai i tijme ilaçet kontrabande ne farmaci ! Per te gjitha keto fajin e ka Berisha dhe deri diku presidenti me “i mire” Meta sepse ishte ky qe e solli Ramen ne pushtet .

    Reply
  • Hajduti profesionist says:
    September 21, 2024 at 9:08 am

    Vendimit nuk eshte i plote.Kur Themi bodigardi,apo shoqeruesi kemi thene ministri.Pra ne rastin konkrete krimit i bere nga ishi eshte veper e ministri ,Pra Samir Tahirit.Vendimi i gjukates e Ka fshehue kete gje,prandaj Edhe gjukatesit Jane pjese e ketij krimit.Bravo gazetar…Ke zbuluar bashkepuntoret e krimit.Si funksionon zinxhirit? Ministri Samir Ka kerkuar me emer,atesi,mbiemer,ditelindje qe shoqeruesi i tij te jete XY.Ky si i pandehuri Ka kerkuar qe ne cdo rast dhe ne cdo kohe te gjukohet nga ZX.Madje Ka kerkuar qe kryeminister te jete ER,Jo njeri tjeter.Kjo verteton lidhjet e kryeministrit Edi Rama me trafikun e droges.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?