Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Deportimi më i madh në historinë amerikane”, planet e administratës Trump mbi emigracionin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Deportimi më i madh në historinë amerikane”, planet e administratës Trump mbi emigracionin
BoteLajmi i fundit

“Deportimi më i madh në historinë amerikane”, planet e administratës Trump mbi emigracionin

Published: December 29, 2024
Shpërndaje

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më të rrepta në kufirin e vendit me Meksikën.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros i hedh një vështrim politikave të Trump dhe nënkuptimit të mundshëm të tyre.

- Publicitet -

Gjatë fushatës elektorale, Presidenti i zgjedhur Donald Trump premtoi masa të rrepta kufitare, duke përfshirë ndalime dhe dëbime të mëdha të emigrantëve pa dokumente.

“Do të kemi deportimin më të madh në historinë amerikane. Nuk kemi zgjidhje tjetër, sepse kjo situatë nuk është e qëndrueshme për asnjë vend”, tha zoti Trump në një tubim elektoral më 2 prill.

Planet e mundshme të zotit Trump përfshijnë zgjerimin e hapësira të paraburgimit dhe rikthim të politikës “Qëndroni në Meksikë”, që u kërkon emigrantëve të qëndrojnë në këtë vend, ndërsa shqyrtohen kërkesat e tyre për azil në Shtetet e Bashkuara.

Tom Homan, i emëruar nga zoti Trump për të trajtuar çështjet e kufirit, thotë se masat më të ashpra do të përmirësojnë sigurinë publike dhe kombëtare.

“Në fund të krizës më të madhe të emigracionit të paligjshëm që kemi parë ndonjëherë në këtë komb, duhet të ketë një operacion masiv deportimi”, tha zoti Homan.

Disa ekspertë mbi çështje të emigracioni thonë se dëbimet masive dobësojnë sigurinë publike, sepse shkurajojnë emigratët që të raportojnë krimet.

“Emigrantët kanë prirje më të lartë të raportimit të krimeve në polici, sesa të lindurit në Shtetet e Bashkuara. Por, studimet kanë treguar vazhdimisht se ashpërsimi i masave pa përjashtim në një zonë, redukton këtë shkallë të lartë të raportimit të krimit mes emigrantëve”, thotë David Bier nga Instituti Cato.

Nëse emigrantët nuk kanë një të shkuar kriminale, administratat në përgjithësi, qofshin demokrate apo republikane, i kanë liruar ata ndërsa presin shqyrtimin e çështjes për azil. Por kjo praktikë mund të përfundojë me administratën e re.

“Nëse do të isha me leje të përhershme qëndrimi në SHBS, pra nëse do kisha kartë jeshile, do të sigurohesha që këtë dokument ta mbaja gjithmonë me vete”, thotë avokati David Leopold.

Zyrtarët e administratës së re thonë se masat e rrepta do të ndalin kriminelët. Por, eksperti Bier thotë se kjo gjë nuk ndodhi gjatë mandatit të parë të zotit Trump.

“Dëbimi masiv nuk do të ketë përparësi ata që kanë kryer vepra të rënda penale. Administrata e kaluar Trump ndryshoi të gjitha rregullat, për t’u përqendruar tek ata me shkelje të rënda, pra kriminelët të parët, por si rezultat u dyfishua numri i të arrestuarve, duke përfshirë dhe ata që nuk kishin kryer krime, thotë ai.

Ndërkohë, shton zoti Bier, numri i kriminelëve që u përpoqën të kalojnë kufirin u trefishua.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka bërë të ditur se do të veprojë mbi këtë çështje, që në ditën e parë që do të marrë detyrën, më 20 janar.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • demo says:
    December 29, 2024 at 12:43 pm

    Je ne te drejten tende si zot shtepie,ti perzesh leckamanet qe kane mesyre vendin e Pasur me Demokraci liberale.. Neser keta morracake me koken ulur,do te imponohen me Islam,Muhanet,Bomba,,Heee,,Perziri!

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    December 29, 2024 at 12:58 pm

    Demo , nuk thuhet “përziri” , nuk ekziston kjo fjalë në shqip . Thuhet PËRZEJI , trajta urdhërore e foljes PËRZEJ .

    Reply
  • mali says:
    December 29, 2024 at 1:23 pm

    Jo more demo.
    Nuk I perzen njeri.Ata jane forca pune.
    Femijet e shqiptareve nuk shkojne te mbledhin prodhimet ne fushat e vreshtat.
    Debohen vetem personat me ” biografi”.

    Reply
  • Tellalli says:
    December 29, 2024 at 1:26 pm

    Nuk ekziston në Shqipëri ajo fjalë , o banor , po ekziston në Kosovë dhe jo vetëm kjo fjalë , por me mijra të tjera sidomos fjalë serbe , që përdorin koqevarët dhe që në Shqipëri nuk njihen .

    Reply
  • demo says:
    December 29, 2024 at 4:00 pm

    Mos vereni gramatiken e demos,banor i sapoardhur i Tiranes,se demo eshte me gramatik se gramatika.
    Urdherorja Perziri,eshte nje visar i Toskerise dhe jo i Kosoves o Tellall! Runi gjelat mos ju hidhen,se ju dhjesin Biografine dhe ViteRine,si ay kapterri kshillit.

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    December 29, 2024 at 4:23 pm

    × demon . Ndonse në Tiranë kam ardhur që i vogël , kjo nuk ka shumë rëndësi , sepse si 90 për qind e banorëve të Tiranës , nga një qytet tjetër i Shqipërisë erdha në Tiranë . Nuk jam si puna jote që ka ardhur në Tiranë nga matanë kufirit dhe sot e përgjithmonë , mbetesh jabanxhi në Shqipëri .

    Reply
  • Tellalli says:
    December 29, 2024 at 4:28 pm

    Vetëm nga kosovarët dhe kosovarishtja nuk mund të pritet drejtshkrim dhe drejt folje e gjuhës shqipe , përveçse deformim , sërbizim dhe shkatërrim të gjuhës sonë të bukur .

    Reply
  • demo says:
    December 29, 2024 at 9:05 pm

    Urrejtja juaj per Kosoven dhe gjuhen shqipe eshte e kobshme.Une nuk jam kosovar.por kam zot Kosoven.

    Reply
  • Tellalli says:
    December 30, 2024 at 9:19 am

    Po pse , nuk të mjafton të kesh Zot Shqipërinë , o demo ?

    Reply
  • Artan says:
    December 30, 2024 at 9:40 am

    Ja dhe banori i Tirones me shqipen e vet, qe ngaterron “përzë” më “përziej” dhe bën çorbë. Urdhëroja e “përzë” është … hopa … po “përzë”, dhe në këtë rast duhet “përzëri” (ata) ose “përzëre” (atë).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?