Xhelal Staravecka u lind në Staraveckë të Skraparit, por familja u vendos në Kraps të Fierit. Nisi shkollën fillore në Fier e më pas gjimnazin, pastaj “Shkollën Mbretnore Ushtarake” në Tiranë. Më 1930-1934 kreu Kolegjin e lartë Ushtarak në Napoli, Itali.
Një vit më pas nisi aktivitetin politik, duke marrë pjesë si protagonist në kryengritjen e Fierit, 14 korrik 1935. Më 16 shtator 1935 u dënua me vdekje për pjesëmarrjen në kryengritje, ku dënimi me vdekje i kthehet në burgim të përjetshëm.
Mori pjesë në luftën kundër fashizmit në Radësh të Skraparit dhe krijon një çetë të komanduar prej tij. Formacioni luftoi me italianët në disa prej krahinave në Skrapar, Berat, Korçë, Përmet, Fier, Kolonjë.
Në gusht 1943 takoi Enver Hoxhën dhe vendosën krijimin e Brigadës së parë partizane. Por më 11 nëntor 1943 mori vendimin për shkëputje nga Partia Komuniste dhe lufta partizane. Bëri përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria përmes Greqisë dhe Kosovës. Përfundoi në Vjenë e më pas në Itali. U arrestua nga policia italiane për shkak të veprimtarisë antifashiste në Shqipëri. Në shkallën e parë u dënua me burgim të përjetshëm. Në dhjetor 1966 në moshën 54 vjeç përfundoi librin me kujtime historike të periudhës 1912-1966. Vdiq në maj 1975 në Paris.
Më poshtë pjesë nga kujtimet e tij. Pjesa përshkruan një seancë të gjyqit në Itali:
“…Pas ca kohe në vazhdim të gjyqit, erdhën tre kolonelë për deponim kundër meje në gjyq, ndër të cilët, dy thoshin se i kisha sulmuar në Qafën e Kiçokut në goditjen e dytë që bëra në frontin Përmet-Kuqar, Këlcyrë-Grykë Këlcyrë dhe në Qafën e Kiçokut, dhe i treti ishte komandant i regjimentit të kazermave të Përmetit në goditjen që i bëra atij qyteti në 28 nëntorin e 1942.
Pas pak minutash të ardhjes së tyre hyri një zonjë e veshur në të zeza, një zonjë mjaft e bukur në kuptimin më të gjerë të fjalës.
Sapo hyri ajo zonjë, të gjithë pa përjashtim, filluan, ashtu si e ka temperamentin italiani, por më shumë prokurori Donato, të ndreqnin kravatat, të shtrinin me dorë qafat e palltove nëse ishin skrupullosur, t’u jepnin nga një të goditur me shuplakën e dorës flokëve duke i fërkuar nga poshtë drejt tëmthave lart dhe prapa kokës, duke munduar të vinin në dukje vijën e hekurit të pantallonave. E, ku të di unë, se sa e sa gjeste që lindin në çaste të atillën në psikikën e italianit, që është tamam si palloi, i cili, për të tërhequr palluarkën apo palleshën, vë në dukje bukurinë e tij madhështore me pendët shumëngjyrëshe të bishtit e të trupit.
Ajo zonjë që ishte vejusha e një kapiteni që e kisha vrarë në një nga ndeshjet e mia kundër ushtrisë italiane, saktësisht në 28 nëntor 1942 në Përmet. E kishin thirrur të prezantohej e të ankohej kundër meje në gjyq. Natyrisht, se i kisha vrarë burrin.
Kur kolonelët filluan të tregonin se si u kisha thyer brinjët në atë kundërsulm që i hodha italianët në Qafën e Lajthizës, nëse iu bie ndërmend kam folur për këtë në pjesën e dytë të librit, prokurori, megjithëse mundohej me mish e me shpirt të vinte në dukje interesimin e tij përkundrejt çështjes së vejushkës për të fituar miqësi me të, filloi të jepte shenja padurimi dhe nervoziteti. Nga njëra anë, sado që donte paraqitjen e italianëve të ankoheshin para meje në gjyq, i peshonte në zemër se oficerë të lartë të ushtrisë italiane glorioze të tregonin në sallën e gjyqit,se një shqiptar, një njeri mesatar, i verdhur dhe i venitur, natyrisht nga burgu, paskësh sulmuar dhe paskësh luftuar me tërbim kundër batalioneve dhe regjimenteve të Italisë që ishin të armatosur deri në dhëmbë me mjete moderne dhe i paska detyruar një pjesë të ngrinin duart përpjetë.
Dhe veç kësaj, deklarimi i kolonelit të kazermave të Përmetit, i cili tha se dy shqiptarë: (për modesti po vë më parë emrin e Mehmet Shehut, se ai përmendi emrin tim të parin) Mehmet Shehu dhe Xhelal Staravecka ia kishin nxjerrë gjumin ushtrisë italiane, besomëni se në atë çast më pushtoi një ekstazë. Jo se isha unë ai që i kisha nxjerrë gjumin okupatorit, por se Shqipëria nuk kishte mbetur në vahat e qëmotshme, megjithëse Zogu me shokë të tij në tradhtinë e lartë që nga frika nuk i bëri asnjë qëndresë okupatorit italian, por mbushi këmbët dhe iku, tamam si ikën vjedharaku kur e ndjek berihaja nga pas, duke i vënë një turp të madh kombit dhe popullit trim shqiptar, por ajo ekstazë u shkaktua nga shkaku se italianët e kishin kuptuar se Shqipëria kishte bijtë e saj si luanë që i bënin të shurroheshin nga tmerri ato bajoneta me të cilat Duçja i madh ëndërronte të pushtonte botën mbarë.
Si thashë këtu më lart se patjetër prokurori nuk do të rrinte pa më ofenduar në atë seancë.
Por, ajo që bëri përshtypje të thellë qe sjellja e vejushkës së bukur, e cila, kur e pyetën nëse ankohej kundër meje, filloi të fliste me atë gojë aq të hijshme, aq sa dukej sikur nxirrte margaritarë dhe jo fjalë.
-Burri im ra në luftë, – tha ajo. -Në atë luftë që atdheu e ngarkoi ta bënte. Në luftë s’ka vdekje vetëm për njërën anë. Unë nuk mund të ankohem kundër këtij njeriu, se, e para, nuk jam e sigurtë se burri im ka vdekur nga plumbat e tij dhe, e dyta, se ky njeri bënte luftën kundër nesh për të mbrojtur vatrën e tij, ndërsa burri im mbronte pushtimet që ne kishim bërë në kombe të tjerë. Në luftë çdo luftëtar e ka udhën nga varri; burri im pati atë fat. Prandaj, nëse liria e këtij njeriu varet vetëm nga ankesa ime për t’u hakmarrë për burrin tim që ra në luftë, do të bëja propozimin që t’i hapeshin dyert e burgut…
Ajo bukuroshe hapi prapë gojën të fliste, por u ndal. Kush e di, ndoshta pati në mendje të thoshte se kundër meje nuk kishte asnjë urrejtje, ndoshta, kishte admirim se kisha luftuar për të mbrojtur atdheun tim, por heshti. Ato që duheshin thënë i kishte thënë pa hezitim.
Prokurori Donato nuk i hoqi sytë nga ajo vejushkë, e cila, sa herë që prokurori i drejtoi fjalën, nuk e shikoi asnjëherë në sy dhe, kur i përgjigjej prokurorit, sytë i mbante tek kryetari i gjyqit.
Kur u ngrit të linte sallën e gjyqit, prokurori Donato ra në apati të madhe. Dhe, në të vërtetë, kur doli ajo zonjë nga salla e gjyqit, la një boshllëk të madh.
Ajo ditë për prokurorin kalabrez hyri në kalendarin e kujtimeve të hidhura, se ai nuk mundi as të më lëndonte, as të më nënvleftësonte përpara publikut në atë gjyq dhe, nga ana tjetër, nuk mundi të tërhiqte simpatinë e asaj vejushe për të hyrë në zemrën e saj, për të cilin qëllim ai provokoi atë dramë në sallën e gjyqit.
Sapo mbaroi kapitulli mbi Luftën Nacional-Çlirimtare, nisi kapitulli mbi pushkatimin e disa italianëve që qenë partizanë me komunistët në luftën tonë. Në të vërtetë ajo akuzë që në fillim më kishte shqetësuar, se ishte e vetmja arsye që italianët mund të më qëllonin rëndë.
Kur gjykatësi hetues më pyeti mbi pushkatimin e tyre, nga të cilët dy a tre ishin mjekë, e meqenëse akuza ishte pa asnjë orientim të përpiktë, i thashë gjyqtarit hetues se ajo çështje nuk më ishte fort e qartë, pasi forcat e mia që kishin arritur deri në Dëshnicë dhe Çepan të Skraparit në ndeshje me komunistët, sikurse ana e kundërt, ashtu dhe ne nuk bënim rob lufte. Dhe në të vërtetë, teksti mbi atë çështje kishte mbushur vetëm katërmbëdhjetë rreshta në letrën e procesverbalit. Mirëpo ç’ishte bërë më vonë, nuk dija kurrgjë.
Avokati më tha se kishte shumë deponime kundër meje, por nuk do të ishte e vështirë ta hidhnim atë hendek, se deponimet e njërit binin në kundërshtim me të tjetrit, e më theksoi, gjithashtu, se disa dëshmitarë të tjerë kishin folur pak se kishin rezervuar të drejtën të flisnin më gjatë në gjyq.
Me gjithë ato perspektiva të mira që më dha avokati, unë, meqenëse e dija se ajo punë ishte pikë e dobët për mua, i shkrova Kadri Cakranit i mbështetur më tepër në relacionin familjar që kemi, se djali i tij dhe djali im janë kushërinj nga ana e nënave të tyre, sesa në lidhmërinë e bashkatdhetarizmës, se, si ballistë, i njihja që nga ajo anë ishin shurdhuar. Gjithashtu, i shkrova Eqerem Peshkopisë, duke besuar se edhe ky nga shembulli i Kadriut do të kishte mundur të merrte guximin që të më dërgonin nga Amerika ku ndodheshin një deklaratë, njëri si komandant i Ballit dhe tjetri si komandant i regjimentit “Mallakastra”, me të cilën të deklaronin se ato vrasje nuk i kisha bërë unë por komandantë të Ballit.
Por unë harrova se ata si ballistë nuk mund të shkruanin dhe të deklaronin në atë mënyrë, pasi vinin në diskutim besnikërinë e tyre pesë vjeçare kundrejt ish-padronit italian. Ai gabim qe fatal për mua, pasi dëshmitë e tyre gjyqi i pati si prova të fajësisë time aq të mjaftueshme, sa nuk kishin nevojë për të tjera dëshmi për të më dënuar ashtu si më dënuan me tridhjetë vjet për ato vrasje. Ky është për mua nacionalizmi shqiptar.
Në mbarim të gjyqit për kolonel Gamuçi-n, komandantin e karabinierëve, më dënuan me burgim të përjetshëm dhe për partizanët, si thashë këtu më lart, më dënuan me tridhjetë vjet burgim.
Mirëpo kur shkova në gjyqin e Apelit dënimi për kolonelin m’u hoq, pasi nuk më kapte ligji pasi ai u pushkatua si okupator, kurse të tridhjetë vitet e tjera për partizanët më mbetën të paprekura dhe mua mu desh të rrija akoma dhe dy vjet në burg, deri sa u bë gjyqi i Diktimit për të dalë në lirim…”
—–
© Fragmente nga libri me kujtime historike “Përpara gjyqit të historisë: 1912-1966” i autorit Xhelal Staravecka, botimet “Naimi”, Tiranë 2012. Në bazë të ligjit për të drejtën e autorit, ndalohet ribotimi i plotë apo edhe i pjesshëm i këtyre materialeve të marra nga libri pa lejen me shkrim të botuesit. Lejohet citimi vetëm duke përmbushur kërkesat e ligjit për këtë pikë, pra, duke shënuar titullin e librit, autorin, botuesin, vitin e botimit etj.

dmth italiania te mrojti shqi-ptaret e tu ta futen…
tipike per historine tone
perhere ia fusim njeri tjetrit
Dokumente si këta, na vlejnë shumë. Xhelal Staravecka, nji mik i popullit e i nacjonalizmës shqiptare, admirojet sot prej të gjith atyne qi Shqipnin e kanë në zemër e e mprojnë me çdo sakrificë. Por – siç na premton i naltpërmenduni – nëpër mjet të trakteve qi do të hedhi do ta sqaroj opinionin shqiptar edhe me fakte të tjera ma të vlefëshme, ma të randësishme e ma jetësore për katastrofën e soçme.
Neve i presim e do t’i ndjekim me shumë kujdes.
Xhelal Staravecka kishte miqesi me Rustem Çepanin ( nga Skrapari). Familja e Rustem beut ,pas kapitullimit te Italise fashiste kishte strehuar tre a kater italiane te cilet punonin bashke me familjaret e tij.Kur u çonin dreken,ne are,ku punonin nipi i Rustem beut, Xhevua,u jepte edhe pak raki,gjë që kishte shkaktuar “xhelozi” tek italianet e tjere te strehuar ne familjet e tjera ne fshat.Nje nga italianet e Rustem beut qe quhej Roco kishte qene partizan ne formacionin partizan te udhehequr nga Xhelali.Ky I fundit kur kur I zinte nata neper baza ne shtepite e fshatareve,flinte gjithmone ne nje dhome me Rocon ,me arsyetimin se “Roco eshte I paster”.
Pak me vone,kur Z.Xhelal Staravecka na u bë ballist,vjen ne Çepan dhe kur sheh Rocon,nxjer koburen dhe e vret italianin. Me te vertete ballist trim.
Po pse nuk e vrave Luciferrin o Xhelal,,aty e pate! Ja,krah per krah fotografi ne Labimot.Kishe shpetuar,,Shqiperine,Kosoven Camerine.Kishe nderuar veten,Staravecken,Skraparin,
Kur te vijne mendte,s`ti hajne as qente.
Sadik Premte ishte komunist idealist dhe vdiq I tillë .
Lufta permanente e Enverit kundër tij , nuk e bëri Sadikun antikomunist .
Krejt e kunderta ndodhi me Staraveckën . Bëmat e tij flasin qartë – një karjerrist , egoist e aventurjer klasik !
ah c’na kernaqe o xhelal…
Une i kam studiuar kujtimet e ketij egoisti, mendjemadhi, karrieristi se ma do profesioni,
por ne fund e hodha ne plehrat me neveri.
Qe te mbrojti vejusha qe i vrave burrin , nuk esht gje e rrall , sot pagujn me vra burrat ti ja ke vra falas prandaj te ka mrojt , nuk e paska dash burrin ajo zoja dhe te ka bo respekt .
Nuk di te them per gjithe kte corbe alla Shqiptare te krejt jetes dhe veprimtarise ne ato kohra te turbulla luftrash. Por , nisur nga historiografia e shume e shume personazheve te cilet rroken armet kundra okupatorwve qysh nga Turqit, Austriak-Hungarezet, Italia, Gjermania, Balliste e Legaliste , Greke e Serbe , e turlilloj kundershtare te tjere, sic vijuan grupet e besnikeve te mbretit Zog kundra pushtetit te Enver hoxha , e Kam te veshtire te pranoj, se une personalisht do kisha ideal per ti qendruar besnik vetem nje formacioni politik. Natyrshem, edhe une do bridhja deg me deg deri sa tme tregonin vendin, sikurse jau Ben me qindra dhe mijra Shqiptareve te tjere ne ato kohra… Jam mjaft I befasuar, nga shume histori te tjera te ngjashme me periudhat e luftrave ne Shtete te tjera te Botes si Irlanda, skocia, Britania dhe krejt Europa, te cilet luftuan njesoj si ne, por me Jo kaq shume tradhtira, sterkembesha dhe dredhi..
Nuk e di. Ndoshta gabohem me kto rreshtat e fundit te mesiperme, por me ngjan se ata kane qene me idealiste se ne Shqiptaret. Duke e mbyllur se fundmi, me kujtohet nje Postulat I cituar 500 vjet me pare nga Pader Antoni ku thoshte ;
“” Mbi Varrin e Shqiperise do Shkruhej…
Ktu prehet nje Nene e mbytur prej Bijve te saj “”” …
O deemoooo : ai qe se vrau ate qe thua zotrote e shpetoj shqiperin kosoven dhe bythen tende , se ta kishin mar ballistozogistet dhe sera jote antishqiptare pushtetin mas lufte : shqiperia do kishte sot 70 vjet qe do i ishte harruar emri fare , se me soin tend qe ishin bashkepuntor te nazifashizmit , ne konferencen e paqes ne paris ne 1946 ten do na kishin ber copa copa dhe do na kishin ndar njereh e pergjithmon per sadaka or tyç , por ti dhe shoket e tu e sera jote pellisni shqip sot se luften e fituan ushtria nacional çlirimtare me ne krye ate qe ti se ke qef gjoia se deri die ke ber shuplaka Enver Hoxhen komandanti asaj lufte , i cili foli vet ne konferencen e paqes ne paris dhe vendosi shqiperin ne krahun e duhur te fitusit te ksaj lufte , i cili edhe e çimentoj pergjithmon sovranitetin e kombit shqiptar , e futi dhe ne OKB dhe e tapinosi ne te tera konventat nderkomtare , kujdes o deeeemoooo mos ja fut si kau peles kur se njef historin , sot ju lifni si kone por lirin ja u ben kado ata qe shani sot ju , se erdhi koha gomerve dhe maskarenjve injoranteve dhe antishqiptarve .
Nuk e kam lexuar kete librin e Staraveckes por disa pjese te vecanta te botuara ne internet. Nga kjo pjese te botuara ketu mendimi im, mbi kete person, perputhet me ate te nje historiani te njohur shqipetar qe thote: “Xh.Staravecka me ane te ketij libri autobiografik kerkon te c’fajesohet per gjynahet qe ka bere si kolaboracionist (ne Shqiperi) gjate Luftes se Byte Boterore”.
Xh. S. ishte pjesemarres ne LANÇ dhe komandant batalioni ne Brigaden e I partizane qe ishte formacioni me i lavdishem ushtarak i ushtrise partizane. Pastaj ai e la kete formacion dhe LANC dhe u be komandant xhandarmerie i qeverise kolaboracioniste pra luftonte kunder ish shokeve te tij te armeve, partizaneve.
Mund te jete e mundur qe ai te jete larguar nga LANC per aresye karieriste dhe gjithashtu sepse ka patur lidhje fisnore (krushqie) me eksponentin e Ballit Kombetar K.Cakrani (sic e pohon ketu ne shkrim).
Ne vazhdim edhe pse ishte kolaboracionist, ai ne kete pjese shkrimi, krenohet ne gjyq se ka qene antifashist dhe se partizanet ishin vertet djemte me te mire dhe heronj te rinise shqipetare ne ate kohe. Po keshtu ai deklaron se kryetari i partise balliste K.Cakrani dhe ish ministri kolaboracionist, krimineli Xhafer Deva, duke perdorur batalionin fashist “Kosova”, organizuan dhe kryen massakren e 4-Shkurtit 1944 ne Tirane.
Pra keto deklarata qe perputhen me historine zyrtare te Shqiperise, por qe nuk pranohen nga Balli Kombetar dhe kolaboracionistet shqipetare, lene te kuptosh se XH. Staravecka ne emigracion (pas lufte) ka gjykuar me me objektivitet. Ai nenkupton se ai dhe miqte e tij, te djathte e kolaboracioniste, u renditen ne krahun e gabuar gjate Luftes dhe veprimtaria e tyre ishte ne dem te Shqiperise dhe te aspiratave te kombit shqipetar.