Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëshmitari pranon se ka dhënë dëshmi “të ekzagjeruar” kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Dëshmitari pranon se ka dhënë dëshmi “të ekzagjeruar” kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së
KosovëLajmi i fundit

Dëshmitari pranon se ka dhënë dëshmi “të ekzagjeruar” kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së

Published: November 11, 2023
Shpërndaje

Një ish-ambasador i Kosovës tha në gjyqin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre të pandehurve të tjerë bashkë me të se ai dha dëshmi të “ekzagjeruar” për rrahjen e pretenduar të kundërshtarëve politikë nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998.

Gjatë tre ditë seancash dëgjimore, dëshmitari i prokurorisë Gjergj Dedaj, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, i tha Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë se ai “e ka ekzagjeruar” dëshminë e tij të mëparshme para hetuesve në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre të pandehurve të tjerë.

“Unë po them të vërtetën tani. Deklaratat e mëparshme… nuk vlejnë”, tha Dedaj në gjykatë të mërkurën, duke iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtarit nëse ai gënjeu në deklaratat e dhëna para hetuesve të EULEX-it në vitin 2014.

- Publicitet -

Sipas aktakuzës, Thaçi dhe i bashkëpandehuri tjetër me të, Rexhep Selimi, së bashku me të tjerë, “morën pjesë dhe drejtuan arrestimin, ndalimin dhe kanosjen e 13 anëtarëve të një delegacioni parlamentar që ishin në një vizitë humanitare në Qirez” në Kosovë në shtator 1998. Thaçi dhe të pandehurit e tjerë me të ishin figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, gjatë luftës. Deputetët e Kosovës në delegacion ishin kundërshtarë politikë të UÇK-së.

Pasi u ndaluan nga luftëtarët e UÇK-së, anëtarët e delegacionit më pas u dërguan në Banjicë dhe u “rrahën dhe u morën në pyetje”, thuhet në aktakuzë. Dedaj ishte në krye të delegacionit. Të hënën, ai i tha gjykatës se “kjo nuk ishte një marrje në pyetje nga Thaçi. Do të doja që ta korrigjoni këtë. Këto ishin biseda normale mes liderëve.”

Dedaj gjithashtu i tha gjykatës të hënën se ai e kishte “ekzagjeruar” dëshminë e tij të mëparshme para hetuesve të EULEX-it për incidentin. Aktakuza pretendon se anëtarët e delegacionit “u rrahën keq dhe kishin lëndime të dukshme”. Duke iu rikthyer dëshmisë që i dha EULEX-it në vitin 2014, Dedaj gjatë tre ditëve të tij në gjykatë në Hagë përsëriti se “nuk ishte rrahur”.

Të martën, gjatë marrjes në pyetje nga avokati i Thaçit, Luka Misetic, gjykatës iu shfaqën pamjet video të një konference për shtyp të mbajtur nga Dedaj dhe të tjerë nga delegacioni në Prishtinë. Prokuroria ka pohuar se në video shihet se dora e Dedajt ishte mavijosur nga rrahja. Misetic pretendoi megjithatë se njolla e errët në dorën e Dedajt ishte hije dhe jo rezultat i dhunës.

Prokuroria dhe mbrojtja thanë në gjykatë se Dedaj i kishte ofruar EULEX-it një fotografi të lëndimeve të tij, si dhe një listë të personave të përfshirë në sulmin ndaj tij. Në dëshminë e tij të mëparshme për EULEX-in, Dedaj pohoi se lëndimet “ishin shumë të rënda, i gjithë krahu m’u nxi deri te thonjtë, kur ndryshon moti krahu më dhemb shumë nga supi deri te thonjtë dhe ky është një lëndim i përhershëm që kam marrë”.

Megjithatë, Dedaj tha në gjykatën e Hagës se ai “nuk ka treguar asnjë fotografi” dhe se ishte rrëzuar disa herë. “Nëse binte shi, edhe për këtë doni të fajësoni UÇK-në”, tha ai. “Askush nuk më rrahu dhe askush s’mund të më rrahë”, tha ai gjithashtu para gjykatës të mërkurën.

Thaçi dhe Selimi, së bashku me të pandehurit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, janë të gjithë ish-figura të larta të UÇK-së të kohës së luftës, të cilët më vonë u bënë politikanë të lartë. Ata akuzohen se mbajnë përgjegjësi individuale dhe komanduese për krime, përfshirë 102 vrasje, që u kryen kryesisht ndaj të burgosurve që mbaheshin në burgjet e UÇK-së në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
  • Bordi i Paqes “hyn në ujë”, plani i madh për Gazën tkurret në një projekt pilot
  • Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?