Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detaje të reja për të riun që nxorri sekretet e Pentagonit, vinte nga familje veteranësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Detaje të reja për të riun që nxorri sekretet e Pentagonit, vinte nga familje veteranësh
BoteKryesore

Detaje të reja për të riun që nxorri sekretet e Pentagonit, vinte nga familje veteranësh

Published: April 14, 2023
Shpërndaje

Ishte një grup privat në aplikacionin Discord që fillimisht u hap për video-lojëra, meme e pastime për armët, pasioni që bashkonte të rinjtë që ishin pjesë e tij, që zbuloi dokumentet sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai që qëndron pas kësaj ‘bombe’ që ka mërzitur SHBA-në dhe aleatët e saj është punonjësi i Gardës Kombëtare Ajrore, Jack Douglas Teixeira, 21 vjeç.

Ai njihej si “OG”, ndërsa tani përballet me akuzën e spiunazhit. Teixeira u diplomua vetëm në vitin 2020 nga shkolla e mesme në qytetin e tij të lindjes, North Dighton, Massachusetts.

Një vit më parë ai u regjistrua në Gardën Kombëtare Ajrore të Massachusetts, e cila është një rezervë e Forcave Ajrore të SHBA, duke u bashkuar me Krahun e 102-të të Inteligjencës.

- Publicitet -

Teixeira u gradua korrikun e kaluar në Airman 1st Class, një pozicion relativisht i ri, dhe ishte i vendosur në bazën perëndimore të Gardës Kombëtare Ajrore Otis në Cape Cod.

Sipas të dhënave të tij të shërbimit, titulli i tij zyrtar është mjeshtër i Sistemeve të Transportit Kibernetik. Faqja zyrtare e Forcave Ajrore vë në dukje se personeli i caktuar në punët e Sistemeve të Transportit Kibernetik është përgjegjës për funksionimin e rrjetit global të komunikimit të Forcave Ajrore.

Të dhënat e të riut nuk tregojnë se ka udhëtuar jashtë vendit.

Familja e tij ka një histori shërbimi ushtarak. Njerku i tij ka dalë në pension pas 34 vitesh shërbimi, ndërsa nëna e tij ka punuar më parë në organizata jofitimprurëse të përqendruara te veteranët, si dhe në Departamentin e Shërbimeve të Veteranëve në Massachusetts, sipas LinkedIn dhe të dhënave publike të cituara nga mediat amerikane.

Ajo çdo vit postonte foto të familjes për Ditën e Veteranëve.

Në vitin 2020 ai hapi grupin dhe nisi të ndante informacionet sekrete.  Duke qenë se nuk i lejohej të mabnte celular apo pajisje teknologjike në vendin ku punonte, pikërisht për shkak të sekreteve që ndodheshin aty, Teixeira shkroi gjithçka me dorë. Ai nisi të ndante tekste me miqtë e tij, por fillimisht askush nuk i kushtoi rëndësi. Më pas, ai siguroi mënyrën për të marrë më vete një sërë dokumentesh dhe i fotografoi ato duke i ndarë me anëtarët e grupit. Këtu nisi interesi i anëtarëve të grupit që mendohet se ishin rreth 40 persona. Ata nisën t’i lexonin dhe Teixeira u tregonte mbi mënyrën se si po menaxhohej lufta në Ukrainë, qëndrimet e shumë vendeve dhe jo vetëm.

Të gjithë anëtarët e grupit e respektonin.

“Ai ishte mit, legjendë. Të gjithë e respektonin këtë djalë”, tha një prej miqve të tij.

Një tjetër mik kishte një teori për arsyen që e shtyu 21-vjeçarin të shpërndante sekretet.

“Ky djalë ishte i krishterë, kundër luftës, thjesht donte të informonte disa nga miqtë e tij për atë që po ndodhte”, tha ai për New York Times.

Ai tregonte se qeveria amerikane shumë herë ka qenë në dijeni të krimeve e sulmeve që do të ndodhnin, kryesisht ndaj njerëzve me ngjyrë, por nuk i parandalonte ato. E gjitha, sipas 21-vjeçarit, bëhej për të argumentuar rritjen e fondeve dhe mënyrën se si i kishin përdorur ata. Këtu, i riu përmendte sulmin me armë zjarri në një supermarket Buffalo në maj 2022. Sulmi la 10 të vdekur, të gjithë me njgyrë dhe plagosi tre të tjerë.

Ç’tregonin dokumentet?

Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse ëagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.

Reuters publikoi një artikull ku shkruante se përmes dokumenteve në fjalë ishte zbuluar se Serbia i ka shtur armë Ukrainës. Dokumenti, mban titullin “Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë”, dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropian përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit.

Momenti i arrestimit

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA
  • VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  • Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, njeriu që kërkoi urdhërarrest për Netanyahun
  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

Komentet e Fundit

  1. Nato on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. Nata on “Na morën vetëm se ishim aty”
  3. Lame Kodra on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Pyet veten on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. Claus on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?