Nga Eric Lipton, Jonathan Swan dhe Maggie Haberman – New York Times
Teksa Trump përgatitet të rikandidojë për president, dhëndri i tij Kushner bën marrëveshje biznesi përtej oqeanit.
Kushner, njëherazi ish zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, ka pohuar se është afër finalizimit të projekteve të biznesit për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe Serbi.
Të premten e kaluar, dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner pohoi se ishte në prag të përfundimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe Serbi. Kushner është rasti më i fundit i familjarëve të ish-presidentit që zhvillon lidhje biznesi jashtë Shteteve të Bashkuara, ndërsa zoti Trump kërkon. të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Planet e z. Kushner në lidhje me Ballkanin duket të jenë edhe rezultat i marrëdhënieve të ndërtuara gjatë kohës që z. Trump ishte president i SHBA.
Zoti Kushner njëherazi ish zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se për marrëveshjet në Ballkan kishte bashkëpunuar me Richard Grenell, i cili ka shërbyer për pak kohë si drejtori në detyrë i inteligjencës kombëtare të presidentit Trump dhe, më pas, si ambasadori ShBA në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm në Ballkan.
Një nga projektet e propozuara është kthimi i një ishulli në brigjet e Shqipërisë në një destinacion turistik luksoz.
Sipas një anëtari të parlamentit serb dhe pohimeve nga kompania e z. Kushner, projekt i dytë është një hotel luksoz, 1500 njësi banimi dhe një muze në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, më saktë në vendndodhjen e selisë së dikurshme të Ushtrisë Jugosllave, e cila u shkatërrua në vitin 1999 nga bombardimet e NATO-s.
Të dy këto dy projekte pritet të ndërtohen në tokë që kontrollohen nga qeveritë përkatëse, pra edhe se marrëveshjet do të duhet të finalizohen me këto qeveri.
Projekti i tretë mendohet të jetë po në Shqipëri. Bëhet fjalë për ndërtime në gadishullin e Zvërnecit, një zonë bregdetare prej 1000 hektarësh në jug të Shqipërisë, pjesë e desticanionit turistik të Vlorës, ku, sipas planit, pritet të ndërtohen disa hotele dhe qindra vila.
Përfshirja e zotit Kushner do të jetë nëpërmjet firmës së tij investitore, Affinity Partners, e cila krahas të tjerë investitorëve të huaj, është financuar me 2 miliardë dollarë amerikanë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.
Një zyrtar i Affinity Partners deklaroi se nuk ishte përcaktuar ende nëse fondet saudite do të jenë pjesë e ndonjërit prej projekteve që zoti Kushner po shqyrton në Ballkan.
Në një intervistë z. Kushner tha:
“Jemi shumë të kënaqur. Këto marrëveshje nuk i kemi finalizuar ende, pra ato mund të mos konkretizohen, por kemi punuar fort dhe jemi shumë pranë (finalizimit).”
Zoti Kushner e krijoi kompaninë e tij të investimeve, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku kishte pozicionin e këshilltarit të lartë. Ai ktheu në kapital marrëdhëniet që kishte ndërtuar gjatë negociatave qeveritare në Lindjen e Mesme, ku përfshihet marrëdhënia e ngushtë me princin e kurorës Mohammed bin Salman, sundimtarin de fakto të Arabisë Saudite.
Zoti Kushner arriti të siguronte 2 miliardë dollarë nga fondi i pasurisë së sovranit të Arabisë Saudite dhe qindra miliona dollarë të tjera nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari. Deri më tani, publikisht ai ka hedhur disa hapa për të investuar shuma të konsiderueshme të këtyre parave.
Gjatë kohës që ka qenë pjesë e administrates edhe zoti Grenell ka krijuar lidhje të vyera, ku, dukshëm, përfshihen edhe lidhje që i kanë siguruar ekipit të Kushner një mundësi nga brenda për të investuar në Ballkan. Gjatë periudhës kur ishte pjesë e administratës Trump, zoti Grenell ka punuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.
Këto diskutime përfshinin në mënyrë jo të drejtpërdrejt Shqipërinë, pasi shumica e qytetarëve të Kosovës janë shqiptarë etnikë dhe Shqipëria ka rolin e saj në diskutimet rajonale.
Zoti Grenell ka mbajtur raport të afërt me zotin Trump edhe pasi ky i fundit u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe ka vijuar ta mbrojë atë publikisht.
Sipas burimeve që duan të ruajnë anonimatin, privatisht, z. Grenell ka pohuar se shpreson të jetë sekretar i shtetit në një administratë të dytë Trump. Por në një intervistë, nuk ka pranoi të adresonte interesimin e tij për postin e sekretarit të shtetit. U shpreh se nuk e kishte vendosur nëse do t’i bashkohej administratës së ardhshme të Trump.
Presidenti i Public Citizen, Robert Weissman, i cili punonte mbi marrëveshjet e biznesit që i konsideronte si konflikt interesi gjatë administratës Trump, tha se këto marrëveshje të planifikuara ishin joetike dhe do të ngrinin vetëm pyetje të reja për familjen Trump, veçanërisht nëse zoti Trump rizgjidhej.
“Në këtë pikë të ciklit zgjedhor Jared Kushner duhet të ngrijë çdo plan të ri investimi,” tha zoti Weissman. “Në veçanti ky plan investimi duket se ka në vete tendencat më korruptive të administratës dhe familjes Trump.”
Përfshirja e familjes Trump në marrëveshje të jashtme biznesi ka qenë një prej fokusëve kryesorë të mandatit të zotit Trump, ndërsa kritikët, në fund, e paditën me pretendimin se familja po përfitonte në mënyrë jo të ligjshme pagesa të huaja, të cilave iu referohej si shpërblime ndaj Kushtetutës.
Këto çështje u hodhën poshtë nga Gjykata e Lartë sit ë diskutueshme, kur zoti Trump la detyrën, por ato mund të rihapen nëse ai do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.
Që nga largimi i tij, zoti Trump është bërë partner në një projekt zhvillimi në Oman, një marrëveshje tek e cila u përfshi nga një firmë saudite pasurish të patundshme, e cila ka lidhje me qeverinë saudite.
Zoti Kushner kundërshtoi me forcë idenë se ai po trajtohej në mënyrë preferenciale për shkak të detyrës së tij të mëparshme në qeveri dhe që ndonjë nga projktet e tij të kishte lidhje me ish-presidentin.
“Askush nuk po ‘më jep’ marrëveshje,” deklaroi z. Kushner, i cili këmbënguli se nuk kishte në plan të kthehej në Uashington, nëse vjehrri i tij fitonte përsëri presidencën. “Unë operoj me mjaft përpikëri dhe këto investime do të sjellin shumë të mira për komunitetet lokale, partnerët tanë dhe investitorët tanë.”
Ndërsa përfaqësuesit e zotit Trump nuk iu përgjigjën emaileve të shumta që iu adresuan pët këtë çështje.
Që nga sulmi i 6 janarit në Kapitol, z. Kushner dhe bashkëshortja e tij Ivanka kanë qëndruar relativisht larg aktiviteteve politike të zotit Trump.
Z. Kushner dhe ashkëshortja e tij e kanë vizituar Shqipërinë dy here, pas largimit të zotit Trump nga detyra.
Ata udhëtuan me zotin Grenell, e madje u takuan edhe me kryeministrin e Shqipërisë.
Z. Kushner dhe znj. Trump, së bashku me z. Grenell, janë fokusuar disi në Sazan, një ishull mesdhetar në jug të Shqipërisë që deri në fund të Luftës së Ftohtë ishte përdorur nga Bashkimi Sovjetik dhe nga qeveria komuniste e Shqipërisë si bazë e fshehtë ushtarake për nëndetëset. Sipas planit, në ishull do të ndërtohet një hotel dhe vila luksoze.
Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Sazani ka qenë thuajse bosh, por është afër një tjetër destinacion turistik në Shqipëri.
Ishulli dy milje katrorë me reliev të thyer ka qindra bunkerë dhe tunele të epokës së Luftës së Ftohtë, të projektuar për t’i bërë ballë sulmeve bërthamore dhe të cilët kanë qenë kryesisht të papërdorura që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
Ishulli gjendet vetëm një gjysmë ore me skaf nga Vlora, një destinacion turistik në jug të Shqipërisë, ku qeveria e Arabisë Saudite po shpenzon para për përmirësimin e shërbimit të energjisë elektrike si dhe të shërbimeve të tjera publike, si ndihmë për promovimin e turizmit në Shqipëri.
Zoti Grenell, një ish-bashkëpunëtor i Fox News dhe konsulent mediatik, është duke punuar ngushtë me zotin Kushner dhe firmën e tij të investimeve. Grenell është përpjekur që t’i transformojë marrëdhëniet që ai ndërtoi në Shqipëri dhe gjetkë në Ballkan në përfitime personale.
Ai e ka vizituar rajonin vazhdimisht dhe është takuar me drejtues të industrisë së hotelerisë, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Ne po kërkojmë mundësi për të investime të huaja në Ballkan, më konkretisht në Shqipëri, dhe bregdeti shqiptar është i mrekullueshëm”, është shprehur zoti Grenell në një nga një sërë intervistash që ka dhënë për televizione dhe gazetë të ndryshme në Shqipëri gjatë tre viteve të fundit.
Menaxhimi i projekteve nga afër pritet të bëhet nga Asher Abehsera, një zhvillues i pasurive të paluajtshme nga Kalifornia, i cili ka punuar më pare për projektet e z. Kushner në Brooklyn. Në fakt, ai ka vizituar Ballkanin bashkë me z. Grenell dhe z. Kushner për të inspektuar sitet për zhvillim, u shpreh z. Kushner.
Gjatë një interviste televizive gati 90-minutëshe vitin e kaluar, në Shqipëri, z. Grenell tha se nuk kishte asgjë të gabuar me marrëveshjet që bënte, pasi tashmë ai nuk ishte pjesë e qeverisë. “Jam duke punuar në projekte, projekte të kapitalit privat, nga të cilat mund të fitoj para,” tha ai. “Askush që dëshiron të fitojë para nuk k apse kërkon falje.”
Korrikun e kaluar zoti Grenell së bashku me Ivanka Trump dhe zotin Kushner u takuan edhe me zotin Rama në Tiranë, ku edhe dolën në fotografi të gjithë bashkë.
Prej më shumë se një dekade, zoti Rama ka dashur ta hapë Sazanin drejt rizhvillimit si destinacion turistik. Ai gjithashtu kërkon mënyra të tjera për të tërhequr investitorë të huaj në Shqipëri për të zgjeruar ekonominë e saj turistike.
Auron Tare, një ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë që ka shërbyer edhe si këshilltar i zotit Rama, shoqëroi zonjën Trump dhe zotin Kushner në ishullin e Sazanit në vitin 2021, gjatë një vizite në Shqipëri, ku çifti lundroi me jaht dhe me helikopter nëpër bregdet.
Gjatë një interviste, zoti Tare u shpreh se ka diskutuar me zotin Kushner dhe znj. Trump dëshirën për të zhvilluar Sazanin, por për ta bërë këtë në një mënyrë që do të ruante historinë dhe mjedisin.
Z. Kushner dhe z. Grenell kanë bashkëpunuar ngushtë me një miliarder të biznesit shqiptar të quajtur Shefqet Kastrati dhe djalin e tij, Musa Kastrati.
Investimet e tyre përfshijnë një koncesion për të drejtuar aeroportin ndërkombëtar në Tiranë, një zinxhir pikash karburanti në Shqipëri, si dhe hotele e biznese të tjera.
“Ata na kanë ndihmuar të kuptojmë koston e ndërtimit dhe si të operojmë në nivel lokal”, tha zoti Kushner në një intervistë.
Sipas të dhënave të regjistruara, në tetor të 2022-it, Shefqet Kastrati bleu një shtëpi prej 7.5 milionë dollarësh në Indian Creek të Floridas. Kjo prone gjendet është afër vendit ku zonja Trump dhe zoti Kushner jetojnë tani.
Vitin e kaluar, familja Kastrati gjithashtu bleu nga familja mbretërore e Katarit për 55 milionë dollar një hotel në seksionin Brickell të Miami-t.
Në një intervistë, Musa Kastrati tha se roli që kompania e tij familjare do të luante në projektet shqiptare të zotit Kushner nuk ishte ende i qartë, por se mund të përfshinte ndihmë për ndërtimin e disa prej komplekseve.
Po ashtu, z. Kastrati konfirmoi se bashkë me z. Grenell kishte vizituar Mar-a-Lago, resortin dhe rezidencën e zotit Trump në Florida, në dhjetor të 2022-it dhe se atëherë ishte takuar shkurtimisht edhe me zotin Trump kur ish-presidenti kishte ardhur, teksa ata po darkonin. Zoti Kastrati u shpreh se nuk kishte folur rreth marrëveshjes së mundshme me zotin Trump.
Në Instagram dhe në rrjete të tjera sociale, zoti Grenell ka promovuar vazhdimisht turizmin në Shqipëri dhe ka lavdëruar kryeministrin Rama.
“Unë e mbështes vizionin e Ramës për Ballkanin”, tha zoti Grenell në një intervistë televizive në vitin 2021, pasi u takua me një tjetër drejtues të industrisë së hotelerisë në Shqipëri të quajtur Irfan Hysenbelliu.
“Unë e dua Shqipërinë dhe ftoj investitorët amerikanë të vijnë këtu”.
Së fundmi, qeveria e Arabisë Saudite ka njoftuar se po përpiqej të gjente mënyra për të rritur investimet e veta në Shqipëri, së pari duke ndihmuar në ndërtimin e shërbimeve të ujit, energjisë elektrike dhe kanalizimeve pranë zonave të plazhit në Vlorë, që është pika e nisjes për në Sazan dhe ku, tashmë, po ndërtohet një aeroport i ri ndërkombëtar.
Qeveria saudite është shprehur se dëshiron të investojë deri në 300 milionë dollarë në Shqipëri.
Në fillim të këtij muaji, zyrtarë sauditë udhëtuan në Shqipëri për të njoftuar krijimin e atij që ata e quajnë Këshilli i Biznesit Saudi-Shqipëri me qëllim “krijimin e një partneriteti të ri ekonomik midis dy vendeve”, ku përfshihen projektet turistike. Kryetari i grupit saudit, Abdulrahman Al-Mufarreh, nuk iu përgjigj kërkesave për ta komentuar këtë.
—-
Autorët:
Eric Lipton është gazetar investigativ, i cili investigon një gamë të gjerë çështjesh, që nga shpenzimet e Pentagonit deri te kimikatet toksike.
Jonathan Swan është gazetar politik që mbulon zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe fushatën e Donald Trump.
Maggie Haberman është korrespondente politike që raporton mbi fushatën presidenciale të vitit 2024, votimet në SHBA dhe hetimet ndaj ish-presidentit Donald J. Trump.
Përktheu për DITA, Edona Llukaçaj
Sazanin dhe Zvernecin per Cifutin Kushner qe eshte dhe anetar i organizates me te ndyre Chabat Lubavitch. Karavastane ja dha Cifutit Turk. Butrintin nje cifuti tjeter Amerikan qe drejton USAID. Qendren tek teatri cifutit Hollandez. Pushimet dhe takimet e fshehta i ben ne Izrael bashke me te vellane Olsin. Ky eshte perbindesh i ndyre qe do tua jap Shqiperine Cifuteve ashtu sic ishte plani ne 1930 dhe ketej te sjell skllever Afrikan dhe Bangladeshas ku tu sherbejne kokulur Cifuteve ndersa Shqiptaret ti zboj nga Shqiperia
PO LERE MO CFARE SHKRUAN NEW YORK TIMES !!! I PLASI MENDERJA NEW YORK TIMES PER SHQIPTARET DHE HALLET E SHQIPTAREVE NE KRAHUN TJETER TE GLOBIT!!! APO ESHTE PRESTIGJOZE, E CFARE PASTAJ ?? EDHE CIA NE KOHEN E DIKTATURES HOXHISTE I BENTE INFORMACIONET PER SHQIPERINE NE BAZE TE THASHETHEMEVE E SHPIFJEVE TE CA TE ARRATISURVE !!!
“E VRANE MEHMET SHEHUN NE MBLEDHJEN E KOMITETIT QENDROR”, SHKRUANIN !! FUTJA KOT.
Ate qe po i ben keti vatani e ketij populli ky,asnje mbret i botes nuk ja ka bere vendit te tij.Nuk ze mend.Nuk ka kthim pas.Rrugen e ka pa kthim.
Nuk ka kthim pas per te Demo, jo. Dhe jo vetem per te , por per asnje nga ata kudo qe jane. E kane ngrene me kohe lugen e corbes se prishur.Jane agjente qe i infiltroi paraja dhe influenca te qeverisin Shqiperine e te bejne politiken, ashti si thote dhe Eagle ( Nje bravo Eagle ) me siper. I ke kudo, qe nga OJQ-te, keshillat Bashkiake e deri ne Parlament, SPAK e Gjykata te Larte.
U MBYTSHIN NE PANGOPESINE E TYRE, KUJTOJNE SE DO RROJNE 10 MIJE VITE !!!
NUK IU MJAFTOJNE RROGAT E MAJME DHE DIETAT DHE MANOVRIMET QE BEJNE, POR DUAN EDHE CA MILIONA EURO TE VJEDHURA PER PAK VITE !!!
PO SIKUR TE KISHIN QENE NJE VARG MAKINASH NE ATE RRUGEN QE U SHEMB KORCE-ERSEKE E TE KISHTE PATUR SHUME TE AKSIDENTUAR, KUSH DO TA MBANTE PERGJEGJESINE ?!
BEJNE SI DJEM TE EDUKUAR KESHTU HAJDUTET E PANGOPUR, SI SKUTHA, GJASME MASTERA ME ANGLISHTRA E FRENGJISHTERA !!!
JU QEPEN KETYRE BELINDAVE DELIKATE, ME SJELLJE XHENTELMENASH, SI TRENDY GJIJA, MODERNE, IU PAGUAJNE DREKA DHE DARKA NE RESTORANTE TE SHTRENJTA, NUK ESHTE CUDI T’IU BEJNE EDHE DHURATA TE SHTRENJTA FSHEHTAS KETYRE MINISTRESHAVE ME ZERIN CIU-CIU, DHE TE AFERMEVE, E PASTAJ KETO THONE: UA SA CUN I MIRE BERBERI, SA DORELESHUAR, SA BUKUR FLET ENGLISH LANGUAGE !!!
EDHE POPULLI KAURDISET ME 200 EURO MUAJI, QE S’DALIN AS PER BUKE E GJIZE !!!
EDHE NUK PO DIME CFARE HAME E CFARE PIME !!!
3 GJERA KOTI USHQIMORE BLE NE MARKETE OPAA 10 MIJ LEKSHI IKU.
PO CILESIA E USHQIMEVE, PO AKU-JA CFARE KONTROLLON, CILESINE E USHQIMEVE APO XHEPAT E VETA ??
PO AJO DATA E SKADENCES SE MALLRAVE USHQIMORE NE SUPERMARKETE, A KA NDONJE SOLUCION QE E FSHIN ATE DATE SKADENCE TE VJETER, DHE QE MUND TE RISTAMPOHET NE PO ATO MALLRA NJE DATE SKADENCE E RE…?!
JANE BERE MARKETET E LAGJEVE SI KUCEDRA, PA CMIME FARE TE STAMPUARA NE MALLRAT QE TREGTOJNE APO RAFTET E TYRE. SA TE DOJE THOTE SHITESI I RASTIT.
NJE PARFUM “AXE” PER BURRA, CMIMI 1600 LEK TEK ” 1 EURO”-SHI. I NJEJTI PRODUKT 2500 LEK TE TJETRI, DHE 4500 LEK TE NJE MARKET TJETER. EDHE KUR I THUA SHITESIT PSE KY CMIM TREFISH PER TE NJEJTIN PRODUKT, PERGJIGJET SERBES: “EPO ESHTE ORIGJINAL KY !!!” MBETI ORIGJINALI PER MARKETIN E KETYRE. AS FATURE ASGJE. PO KERKOVE FATURE E BERE ARMIK SHITESIN DHE FAMILJARET E TIJ PER GJITHE JETEN.
E NJEJTA SHISHE VERE “PERMETI” TE NJE MARKET KUSHTON 3500 LEK, DHE TE NJE TJETER 10 MIJE LEK THOTE. (KURSE AVOKETERIT PINE VERE 80 EURO SHISHJA).
EDHE THEMI ENVERI, ENVERI…
E VERTETA DIHET, U BENE SHUME KRIME NE ATE PERIUDHE, POR AMA EDHE 10 GJERA I BERI. PER 1800 LEK TE VJETRA DEFICIT APO SUFIFICIT, TE RASTE NE BURG. BURG E CFARE BURGU !!!
KETA MAJMEN ME MILIONA EURO QE NUK I SHOFIM AS NE ENDERR, RREGULLOJNE EDHE NJEREZIT E FAREFISIT NEPER POSTE TE TJERA ME MARIFETIN E SHKEMBIMIT, (DMTH. TE PUNESOJ ATE TENDIN, ME PUNESO KETE NJERIUN TIM).. I FUSIN NEPER BORDE, KESHILLTARE E ME THE TE THASHE..E I FUT NJA 2 VITE BURG LUKSI, KERKOJNE EDHE ULJE DENIMI E APELIME, EDHE PASURITE E FSHEHURA IU MBETEN..!!!
RRI TI O POPULL, SE DO VIJE DITA E VOTIMIT PRAP, VETEM PER ATE PUNE JE, T’IA HEDHESH VOTEN NJEHERE UJKUT NJEHERE CAKALLIT !!!
Lajm humoristik qe ve ne dijeni nongraten, e mbeshtesit e tij,te mis e genjejne veten nga Tramp!?
Keq per resorte jemi ne o ?? Investon ca para nje i huaj per te fituar para per t’i cuar perseri fitimet ne vend te huaj..?? Ah po, do marrim ca taksa nga i huaji qe t’i vjedhin keta skuthat tane neper drejtorira dhe ministrira !!! Po hajt mo, meqe na qenka dhendrri i Trump-it po e leme.
Burg o burg te behej Ishulli i Sazanit, si Alkatrazi, ku te rraseshin keta vipat tane te korruptuar edhe t’i mbanin bashke me kriminelet e ordineret qe t’ua benin burgun ferr !!!
Ku jane investimet ne bujqesi e blegtori sidomos ?? Ku jane investimet ne industri ?? Apo vetem resorte, turizem, dhe rruge pa rruge??
Ahmet Zogu vodhi floririn.Kjo legjende do te jehoje nder shekuj deri sa te shuhet rraca shqiptareve ne kete territor te mbetur,,poor prape do te ruhet ne Diaspore.Kjo do mbese si Muji dhe Halili edhe kur kryehajduti ta zhduke rracen shqiptare.
Zogu mori me vete 165kg Flori te rrogave te prapambetura dhe rroga e vitit 1939,+ pasurine e Pashallekut te Xhelal pashes ne Mat dhe Trashegimine e Sadije Toptanit qe ishte e motra Esad pashes.Me karte,me firme,me vule,me Dokument.,Gjithsej rreth 2 miljon Dollare te Athershem.Ose 3 here sa parate qe ju gjeten ne Tubin e kondicionerit, pastrueses se dashnores REZERVE te ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Zo0gu mund te kishte marre edhe me shume,,por Floriri shqiptar ruhej ne Banken e Romes,(Ay qe muaren gjermanet,qe e muaren englezet,qe e ndane Sali Berisha me Rajersonin dhe e depozituan ne Malajziiii),.Nuk e di sa ton ka marre Ilir Meta ne Krrabe,se nuk futem ne gjynaf.Nuk ka dokument per kete.
Ama po te konvertosh ne Flori pasurine e Edi Rames,duhet te mbulohet me lingota floriri stadiumi Qemal Stafa (nuk me kujtoht emri ketij pacavurres per kuklla) dhe prape tepron per sheshin para Universitetit.
Po pere kete pasurine e Edvin Mansa Musa cfare dokumenti egziston?
Egzistojne sterkalat,therrmijat,mbeturinat neper kosha,tubacionesh,qe lejne pas ish kryeministrat,dashnoret,damazet e zevendes kryeministreshave,qe kollondrisin hajduterite e LUBISE.
Ashtu si therrmijat e barutit,gjurmet e djegjeve dergojne ne Depot e Armeve ME TONELATA.
MOS KUJTONI SE ESHTE skicofren DHE ESHTE BUDALLA.jO,JO .Skicofreni eshte paranojak,dhe ka me te zhvilluar se kafsha instiktin e fshehjes dhe manipulimit.Nqs,se skilja e ka strofkullen me dy vrima,,ky e ka me tre.
Asgje e vecante – Rama po ben ate qe ka bere qe kur ka ardhur ne pushtet – po hap by…neper bote qe t’ja rrasin, mjaft qe mos ja shikojne zullumet e qeverisjes.
Kerkoi qe demontimi armeve kimike irakiane te beheshin ne Shqiperi (ndalur kjo vetem pas protestave popullore)
Kerkoi ti sillnin ne Shqiperi per strehim ata refugjatet Muxhahedine e Afganet pas tyre (se ne Amerike e gjetke nuk kishte vend se ku te ngriheshin kampe per ta)
Kerkoi nga Meloni ti sillnin dhe afrikanet qe zbarkojne ne Itali e Meloni ja pranoi kerkesen (tashme ne Shqiperi nuk ka mbetur me kush ta kundershtoje pas shpopullimit masiv nga shqiptaret)
Tashme eshte rradha qe paraprakisht te hape by…qe te fale troje per resorte te dhenderri i Trump me shpresen se ato do te bejne qe te vazhdohet te tolerohet ky Regjim i tij tashme i kalbur ne korrupsion e vjedhje po aq sa ne shpopullim te Shqiperise nga shqiptaret.
Nese bota ja pranon zullumet ketij pushteti,kjo eshte se shohin interesat e tyre.
Nese keto zullume ja pranojne shqiptaret, kjo eshte fatkeqsia e tyre.
O gomer,o tufa idiotesh si eshte e mundur te mendoni kaq zi??????Cili shtet ne bote refuzon nje investim te tille,kaq me vlere qe e vendos Shqiperin ne destinacionet me te larta turistike boterore ku gjithecka do jene super moderne e zhvillim fantastik i kesaj zone e per rreth e ne vecanti per Shqiperin.Aq me teper ne ishullin e Sazanit qe deri 1954 nuk ka pasur kembe shqiptari ne at vend e pastaj pushteti komunist e pupulloj at vend me pjestar te familjeve ushtarake e ushtar e qe u braktis totali nga gjithe shqiptaret apo banuesit pas viteve 1990.Per ju o te mencur atje kan mbetur lepuj,gjarperinj e mbeturina ushtarake gjithe fare lloji.Mire kjo EDHE ZVERNECI qenka shitja e madhe e kesaj qeverie????Dikur ne Vlore dihej se ne Zvernec jane familjet e te persekutuarve.Nuk keni nje cike turp,mend apo edhe dije e rrefuzoni qe kto vende kaq primitive e te paprekura nga dora e mendja njeriut(shkaku i investimeve) te kthehen ne perla te turizmit boterore gjithevjetor!!!!Zoti ju ruajt mend e paste meshire per ju.
Nje sqarim:ne se shuma qe pretendohet te investohet ne kte projekt fantastik rreth nje miliard dollar te mbullen ne cfardo banke ne bore me interesin me te vogel qe ekziston ~ 1% fiton neto 10milion dollar ne vit.Kush mundet e cili oligark apo grup oligarkesh shqiptar mund te bej nje investim te tille kaq te shtrejt e luksoze.Ndaj populli yne qe natyra i ka fale gjithecka(perfshire edhe budallallekun pa fund) e me minimalja ujin, nuk e ka ate gjate gjithe kohes e ndersa Israeli nuk ka piken e ujit por ka uje sa te duash per industrin e bujqesin e per perdorim te perditeshem.Ndaj ndryshimi eshte:ne kemi uj sa te duash por na mungon truri,ndersa Izraeli nuk ka burime uji e uji asnjehere nuk mungon se kan thjesht tru.Me shprese qe inshalla investimi amerikan te zbatohet per te miren e kombit,per rritjen e mireqenies,punesimin e perparimin e kombit
O gjergji e di ti qe per pese leka Voskopoja behet kaluar resurset dimerore te skive
ne Europe?
E di ti qe Dardha (korce)sipas nje projekt zviceran beheshe qender dimerore dhe verore klimaterike turistike?.
E di ti qe ,nuk di asgje se ne kemi aq reurse qe vetem duan nje dore per te qene.
Tallavate,kravate me penis,dhe batuta nuk ka per te bere prokopi to dhe une.
Mos u bej budalla gjergji.
Me thuaj fitimet qe ke mare nga minierat,nafta,nuk po permend te tjera se do te semuresh.Sa e ke ritur mireqenien e familjes tende?
sa njeri i mirë ky mali. I sqaron gjërat me qetësi tëk-e tëk-e tëk-e. E mo gjergji e di ti që Dardha e ka bishtin para kurse molla nga prapa ? 😁
ay Intelektuali nga u zhduk mo ?? Mos i ka ndodh ndonjë gjë të gjorit, larg qoftë se gjynaf. E c’jemi në këtë dynja o Demo, sot jemi nesër s’na i mban të themi se edhe mund të mos jemi.
o dhenderi Trapit!ke harruar Kara burundin.Ajo shpella qe te la ty me goje hapur dhe kukllen e Trapit me shale perpjete ,eshte ne Kara Burund. Per ju i ka KODOSHI TIRANES TE TERA.
https://fjalecimbuese.wordpress.com/ishulli-sazan/