Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush do e drejtojë Misionin tonë në OKB, Qeveria prezanton në Kuvend ambasadoren e njohur Suela Janina
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kush do e drejtojë Misionin tonë në OKB, Qeveria prezanton në Kuvend ambasadoren e njohur Suela Janina
Lajmi i funditPolitike

Kush do e drejtojë Misionin tonë në OKB, Qeveria prezanton në Kuvend ambasadoren e njohur Suela Janina

Published: January 17, 2024
Shpërndaje

Qeveria ka prezantuar sot në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit kandidaturën për kreun e ri të Misionit tonë në OKB.

Ambasadorja Suela Janina, e cila ka drejtuar me sukses për një kohë të gjatë Misionin e Shqipërisë në BE, në përfundim të procesit screening tashmë do të marrë këtë detyrë të rëndësishme.

Znj.Janina është diplomate karriere me eksperiencë 25-vjeçare në shërbimin diplomatik dhe ka mbajtur pozicione të larta në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

- Publicitet -

Ajo ka gjithashtu kontribut në OKB në fushën e të drejtave të njeriut, si ekspertja e parë shqiptare në këtë fushë, ku ka mbajtur dhe mandate drejtuese si përfaqësuese e Shqipërisë.

Kush është ambasadore Suela Janina

E lindur në Tiranë në 1976, znj.Janina është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo është Doktor i Shkencave Juridike,  dhe e ka mbrojtur titullin shkencor me temën “Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut”.

Diolomatja Janina ka gjithashtu Master në Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut në Evropën Juglindore, dhe diplomë MA nga Universiteti i Bolonjës.

Nga tetori 2014 e në vijim, ambasadorja Janina ka qenë kreu i Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, me gradën diplomatike, Ministër Fuqiplotë.

Ajo ka qenë më herët Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e RSH pranë Mbretërisë së Belgjikës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut si dhe Konsulle pranë Konsullatës së Përgjithshme të RSH në Milano.

Znj.Janina ka mbajtur detyra të larta në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si Drejtore e Përgjithshme e Marrëdhënieve Shumëpalëshe, Drejtore e Drejtorisë të Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare, etj.

Janina flet gjuhët Anglisht, Frëngjisht, Italisht. Ajo ka dhënë lëndën e së drejtës publike në Fakultetin Juridik dhe lëndët e drejtë ndërkombëtare publike, e drejta e organizatave ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, në disa universitete jo-publike

Suela Janina ështē autore e artikujve shkencorë në botime të brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrëse e kontribuese në shumë konferenca dhe forume të ndryshme me tematikë fushën e diplomacisë dhe jurisprudencës.

Funksione në organizatat ndërkombëtare

• 31 maj 2011- në vijim, eksperte e OKB për të drejtat e njeriut, ekspertja e parë shqiptare e zgjedhur në sistemin e organeve të traktateve të OKB për të drejtat e njeriut
• Shtator 2011- shtator 2017, Zëvendëskryetare e Komitetit të OKB kundër Zhdukjeve me Forcë
• Shtator 2017- qershor 2019, Kryetare e Komitetit të OKB kundër Zhdukjeve me Forcë
• Qershor 2021-qershor 2025, anëtare e Komitetit të OKB kundër Zhdukjeve me Forcë
• Mars 2013- mars 2018, zëvendës arbitër, Gjykata e Pajtimit dhe Arbitrazhit e OSBE.
• Maj 2016- në vijim, anëtare, përfaqësuese e Shqipërisë në Dhomën e Përhershme të Arbitrazhit, Hagë.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”
  • Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët
  • Plagosi bashkëkombësin e tij në Tiranë, kapet në Greqi 19-vjeçari turk

Komentet e Fundit

  1. ANA on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Zgjohuni, lufta pa kompromis kundrejt c’do ekstremizmi e ben boten te paqeshme. on VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur
  3. Zgjohuni, heshtja kundrejt bemave korruptive-kriminale t’ben fajtor on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  4. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  5. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?