Nga Mero Baze
Lajmi se Departamenti i Shtetit ka hequr sanksionet “non grata” për Sali Berishën dhe familjen e tij nuk është i vërtetë, por është e vërtetë se avokatët e Sali Berishës, kundrejt 6 milionë dollarëve, kanë mundur të përdorin klauzolën që personat e sanksionuar mund të vizitojnë SHBA-në për takime në OKB, për takime zyrtare të rëndësisë së veçantë dhe për vizita mjekësore speciale.
Avokatët e Sali Berishës kanë përdorur “arsyetimin” për vizitë mjekësore speciale. Sali Berisha ka përgatitur një dosje mjekësore voluminoze, madje ka shpikur dhe një diagnozë për të qenë i besueshëm se duhet të bëjë një kontroll mjekësor të specializuar në SHBA.
Në një farë mënyre nuk është se nuk e dinë që po gënjen, por është një përpjekje propagandistike për të krijuar idenë që iu lejua të vizitojë SHBA-në.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë nuk pranoi të bënte komente dhe na drejtoi në Departamentin e Shtetit, i cili ende nuk ka dëshirë të bëjë komente zyrtare dhe natyrisht që do ta mbajë përjetësisht në faqen e tij zyrtare Sali Berishën dhe familjen e tij të sanksionuar për minimin e demokracisë dhe korrupsion madhor.
E vetmja gjë që ka ndodhur është se është pranuar fakti që Berishës duhet t’i jepet një vizë mjekësore për SHBA dhe kështu bie rehat edhe LaCivita, edhe ekipi i avokatëve të tij, dhe Berisha ka mundësi të duket sikur i lejohet të shkojë në SHBA.
Sanksionet nuk hiqen. E di që sot u duket kokëfortësi kjo gjë, por dita-ditës keni mundësinë ta kontrolloni faqen e Departamentit të Shtetit dhe të bindeni vetë.
Dhe këtu është edhe ana banale e kësaj fushate propagandistike.
E vërteta që duhet ta pranojmë është se Sali Berisha e sfidoi SHBA-në në gjithë karrierën e tij politike prej vitit 1995 dhe ka bërë betejë me të. Personalisht Sali Berisha nuk e ka pasur kompleks SHBA-në. Mund të themi me siguri se ai është i vetmi politikan shqiptar që i ka dalë asaj përballë. Në vitin 1997 e sfidoi atë publikisht, madje tentoi dhe fizikisht. Më pas e shpërfilli atë në Gërdec dhe më 21 Janar dhe i injoroi tërësisht shpalljen “non grata”.
Në një farë mënyre, Sali Berisha e mundi SHBA-në edhe pse ajo e sanksionoi dhe e turpëroi publikisht duke e nxjerrë nga historia e politikës si minues të demokracisë, si i korruptuar familjarisht dhe si shantazhues i sistemit të drejtësisë.
Për këtë arsye, Sali Berisha mund edhe të mos e kishte pranuar këtë “koncesion” avokatësh për të blerë një vizë 6 milionë dollarë. Mund të jetë viza më e shtrenjtë në botë. Nuk i vlen, pasi sa i përket anës politike, ai e ka sfiduar dhe e ka mundur SHBA-në. Ai është i vetmi politikan që ka arritur të formojë një elektorat të vogël, por ama të vendosur kundër SHBA-së kur e shpalli non grata dhe kur iu kundërvu në vitin 1997.
Deri më sot ai është i vetmi elektorat pa komplekse kundër SHBA-së. Por e ka pranuar për të marrë hak ndaj SHBA-së, për ta poshtëruar edhe ai atë. Për t’i treguar se ka një çmim që i shpëton të korruptuarit dhe gjakatarët e demokracisë. Dhe ia ka arritur, qoftë edhe në mënyrë simbolike.
Pra i gjithë heroizmi politik i Berishës kundër SHBA-së u “sakrfikua” nga vetë ai kur pranon të gënjejë duke blerë një vizë mjekësore 6 milionë dollarë, e cila as ia heq atij dhe familjarëve të tij sanksionet, as e bën më krenar se sa ishte duke luftuar me SHBA-në. Por ama ai mendon se poshtëron SHBA.
Përpjekja e tij për t’u treguar shqiptarëve tani se SHBA mund të blihet me 6 milionë dollarë dhe mund të marrësh certifikatë pastërtie, është një hakmarrje mizore e tij ndaj SHBA-së.
Nga ana tjetër, ky akt korruptiv publik nuk e zhbën dot qenien e tij non grata nga shqiptarët. Ai është politikani më gjakatar dhe më i korruptuar i historisë së Shqipërisë. Viza mjekësore nuk i zhbën vrasjet e tij politike më 21 Janar, maskaradën gjenocidale në Gërdec me 26 të vrarë nga biznesi i djalit të tij, maskaratat zgjedhore, aktet e dhunës ndaj gazetarëve dhe kthimin e Shqipërisë në çiflig të vajzës dhe djalit të tij.
Problemin tani e ka me shqiptarët. Ata nuk ia kanë marrë akoma lekët që u ka marrë.

Erdhi dita,qe dy hajdutet e Atdheut,Dy tradhetaret e atdheut te bashkohen Hapur,per inat te popullit qe do ti shohe ne burg.Me perpjekje te perbashketa arriten ti presin nje bilete per New York Sali malokut.
Betejen e kane me popullin,jo me njeritjetrin..
Mbaj lotët e ngashërimit zoti Mero se nuk të shkojnë.
Gjithmonë jeni shquar për një shkallë të lartë inteligjente në artikujt tuaj por ky e sotmi eshte me i dobëti.
Më i sakte do ishte titulli : Hakmarrje mizore e republikaneve te Trampit ndaj kamunisteve te Bidenit dhe shqiptareve qe besuan te Amerika ne 1991 si krishti dhe sot jemi me SALITAR NE GRYKE…
–
Persa me siper me nervozon fakti jo vetem i nje hipokrizie 34 vjecare te Perendimit me Krimberishen por dhe analiste te shquar te shtypit shqiptar ku do permendja me memecerine e tyre
Kjo hipokrizi e dipllomacise amerikane me VIZITEN MJEKSORE te Usaliut te tyre eshte ne rezonance me mesymjen e Flamingove qe drejtohet nga Athina dhe menaxhohet nga lobi grek i Amerikes ku palikari Viqidolit ka kohe qe ka bere Sinfonine me Gaxojanet e Washingtonit qe kane ushtar te tyre terroristin Beleri “mikin” e Usaliut dhe fuqia e tyre shkon lart deri ne kupolen e WDC
–
Me kete “vize mjeksore” eshte pak te thuhet se Amerika e ka DHI MUHABETIN me Shqiperine dhe ka ardhur koha ta perifrazojme me 4 postulate:
1-Dipllomacia dhe sherbimet inteligjente amerikane me ne krye gjeneral Gramafonin Elez Biberaj prishen votimet e 31 marsit 1991 duke organizuar 2 prillin 1991 qe si pasoje u pru ne pushtet dhendri i Serbise
2-Dipllomacia dhe sherbimet inteligjente amerikane edhe kur Usaliu i tyre beri krime qe klasifikohen kunder njerzimit quajten BURRE SHTETI si ne rastin e 21 janarit 2011
3-Dipllomacia dhe sherbimet inteligjente amerikane me tentakulat e tyre deri ne Spak-un e ( Donald Luse) bene te mundur te tallen me shqiptaret duke shpikur nenin kriminal qe “detyron” Spakun te denoje vetem “krimet” e pas 2013 qe automatikisht falen superkrimet e Usaliut.
4-Hipokrizia kozmike e dipllomacia dhe sherbimeve inteligjente amerikane ndaj Usaliut te tyre ne nje fare menyre con uje ne mullirin e goldiktatorit duke i ngritur nje permendore me te madhe se ajo e Ramizit ne 1988,kjo per merite dhe te shoqerise shqiptare,mediave dhe te perndjekure politike..
Nuk e kuptoj pse aleatet tane duhet te shkruanin me doren e tyre librin “Rreziku Anglo Amerikan me Usali Serbiberin & GrekoBelerin” si pjese te dyte te vazhdimit te “rrezikut” te Goldiktatorit i cili nuk paska gabuar shume.
–
Nuk jemi te sinqerte apo shenjtore ne amerikanet…Me i sinqerti ng ate te gjithe eshte Usaliu i Marikes qe jo vetem ka pranuar burrerisht disa krime te tij per te mbrojtur kullen por dhe ka permjerrur mbi viktimat e tij dhe Trampolinet i japin vize per vizite mjeksore..Turp !