Policia e Vlorës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Selenicë të Vlorës ku si pasojë ka humbur jetën një 50 vjeçar.
Sipas policisë në fillim ngjarja është raportuar si shpërthimi i një bombole gazi në banesën e viktimës, por pas hetimeve rezultoi se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e jashtme të banesës së tij.
Ndërkaq grupi hetimor dhe ekspertët xhenierë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, për të përcaktuar çfarë ka shpërthyer, si dhe për të përcaktuar shkakun e shpërthimit ku humbi jetën Durmish Gllucaj 50 vjeç.
p.k\dita
