Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DETAJET/ Selami Brahimi shok i afërt i Sokol Licit, u qëllua në shenjë hakmarrje dhe afrimitetin që ka me Licin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > DETAJET/ Selami Brahimi shok i afërt i Sokol Licit, u qëllua në shenjë hakmarrje dhe afrimitetin që ka me Licin
AktualitetKronike

DETAJET/ Selami Brahimi shok i afërt i Sokol Licit, u qëllua në shenjë hakmarrje dhe afrimitetin që ka me Licin

Published: February 9, 2024
Shpërndaje

Goditja e Selami Brahimit në Shkodër, duket se lidhet më tepër me rrethin e tij shoqëror se sa me të kaluarën e tij kriminale në qytetin e Shkodrës.

Përmes burimeve të policisë kriminale në Shkodër, “Ora News” ka mësuar se Selami Brahimi, është njeriu më i afërt dhe i besuar i Sokol Licit, njërit prej vëllezërve Lici në Shkodër.

Goditja e tij me armë me qëllim vrasjen, besohet se është kryer pikërisht për shkak të afrimitetit dhe shoqërisë që ka ai me Sokol Licin.

- Publicitet -

Grupet rivale në Shkodër, e kanë treguar qartazi edhe përmes komunikimeve “Sky” se në pjesën më të madhe, thurin plane për të vrarë “ushtarët”, duke e pasur më të lehtë për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve të tyre.

Me sa duket e njëjta situatë ka ndodhur edhe mbrëmjen e së enjtes, ku anëtarë të një grupi kriminal i kanë zënë pritë njërit prej shokëve më të ngushtë të Sokol Licit në Shkodër, Selami Brahimit.

Ky i fundit është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, sapo ka zbritur mbesën e tij nga makina dhe e ka lënë atë në ambientet e një picerie në hyrje të qytetit.

Në atë moment në drejtim të automjetit të ndaluar ku ndodhej Brahimi, është qëlluar disa herë. Një nga plumbat i ka prekur faqen, duke sjellë plagosjen e tij, fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Selami Brahimi në polici ka treguar dinamikën e lëvizjeve dhe momentin kur është qëlluar, por nuk ka parë se kush e ka qëlluar.

Selami Brahimi: “Kam shpëtuar për mrekulli. Në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Nuk kam arritur të shoh asnjë makinë apo mjet të autorëve. Nuk kam pasur kërcënime apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar.”

Ngjarja e rëndë riktheu edhe një herë në kujtesë periudhën e përplasjes së përgjakshme mes bandave kriminale në këtë qytete, luftë kjo që ka prodhuar dhjetëra viktima mes tyre.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama në “Ruhr Summit”: Inteligjenca artificiale po bën revolucion administrativ në Shqipëri
  • FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  • Macron drejt fundit të mandatit të dytë, Franca cakton datën e zgjedhjeve presidenciale
  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore
  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. K R on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  2. K R on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  3. Sa të ketë Nivica djem - nuk e merrni Kakomen on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  4. ELA on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. Narko Shtet on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?