Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhe Rusia i përgjigjet Zelenskyt, mban zgjedhjet në territoret e pushtuara të Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dhe Rusia i përgjigjet Zelenskyt, mban zgjedhjet në territoret e pushtuara të Ukrainës
AktualitetBote

Dhe Rusia i përgjigjet Zelenskyt, mban zgjedhjet në territoret e pushtuara të Ukrainës

Published: September 8, 2023
Shpërndaje

Autoritetet ruse po mbajnë këtë javë zgjedhje lokale në territoret ukrainase të aneksuara një vit më parë, në të njëjtën kohë me dhjetëra rajone të Rusisë që votojnë për të zgjedhur guvernatorët lokalë dhe ligjvënësit, përfshirë kryebashkiakun e Moskës. Votimi për legjislaturat vendore të krijuara nga Moska në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia do të zgjasin disa ditë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Pasi banorët të kenë votuar, do të krijohet një legjislaturë rajonale, e cila në vazhdim do të emërojë guvernatorin rajonal. Në provincat Donetsk dhe Luhansk, mijëra kandidatë po konkurrojnë për vendet në këshillat bashkiakë dhe komunalë. “Sigurisht që ky votim është i veçantë për të gjithë ne, për të gjithë banorët e Republikës së Donetskut, sepse janë zgjedhjet e para si pjesë e Federatës Ruse. Po votojmë për një të ardhme të ndritur në kuptimin e gjerë të fjalës”, thotë Valery, banor në rajonin Donetsk.

“Sigurisht që presim ndryshime për më mirë, por mbi të gjitha një jetë të qetë, normale dhe paqësore për njerëzit”, thotë banorja Svetlana. Mbështetësit e Kievit dhe pro-perëndimorët i kanë quajtur zgjedhjet të paligjshme, duke thënë se ato shkelin ligjin ndërkombëtar. Votimi është planifikuar gjatë së njëjtës fundjavë kur mbahen zgjedhjet lokale në Rusi, 8 – 10 shtator. Por në rajonet ukrainase, votimi filloi një javë përpara dhe punonjësit zgjedhorë po shkojnë derë më derë për të mbledhur vota.

Personeli ushtarak nga Rusia gjithashtu po voton për kandidatët rajonalë në rajonet ukrainase. Në votime lejohet të marrin pjesë personat që kanë marrë shtetësinë ruse, por edhe ata që kanë mbajtur shtetësinë ukrainase. Forca kryesore politike që kandidon është partia në pushtet në Kremlin, Rusia e Bashkuar, megjithëse në fletëvotim shfaqen edhe parti të tjera, si Partia Komuniste, apo ajo nacionaliste LDPR.

- Publicitet -

“Ata pretendojnë se rajonet e pushtuara ukrainase janë njësoj si rajonet e tjera të Rusisë. Nëse të tjerët kanë zgjedhje, përse të mos mbahen zgjedhjet këtu? Në këtë rast, duhet të shpjegojmë se këtu vepron forca madhore. Autoritetet ruse po përpiqen shumë që të shtiren sikur gjithçka po shkon sipas planit, se gjithçka është mirë. Dhe nëse çdo gjë shkon sipas planit, edhe procesi politik duhet të zhvillohet sipas planit”, thotë analisti politik Abbas Gallyamov.

Ai vë në dukje se çështja e luftës po injorohet në mënyrë qesharake gjatë zgjedhjeve. Tema e luftës nuk është popullore dhe kandidatët e shmangin. Gjithashtu nuk lejohet të marrin pjesë kandidatët që mund të bëjnë fushatë kundër luftës. “Votuesit mendojnë se zgjedhjet nuk janë për gjërat e vërteta dhe të rëndësishme. Pjesëmarrja do të jetë minimale. Këto janë zgjedhje sipërfaqësore”, thotë zoti Gallyamov.

Kjo është ndoshta arsyeja përse fushata për zgjedhjen e kryebashkiakut të Moskës ishte më e zbehta prej vitesh – asnjë prej pesë kandidatëve nuk vendosi postera elektoralë. “Nuk pres për asgjë. Mendoj se duhet të votojmë në vend që të presim. Ata që presin nuk besojnë se vendimi i tyre mund të ndikojë tek situata. Unë besoj dhe e di që duhet vepruar kështu”, thotë Mikhaela, banore e Moskës. Moskovitët as nuk janë të informuar se emrat e cilët kandidatëve do të shohin në fletëvotime përveç kryebashkiakut aktual, Sergei Sobyanin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin
  • Iluzioni i bumit të produktivitetit nga Inteligjenca Artificiale
  • Soda, kripa dhe limoni në një gotë me ujë, a mund të konsumohen?
  • Parlamenti hungarez heq imunitetin e kryeministrit Magyar (ua kërkoi vetë për një telefon) dhe të ish-ministrave të Orbánit
  • Largohet një lojtar nga grumbullimi i Shqipërisë, konfirmohen mungesat për ndeshjen e radhës

Komentet e Fundit

  1. Ramalluku i Surrelit on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. Dajti on Një sfilatë turpi
  3. 1thundrak on Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH
  4. Berlin on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. nastradini on Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?