Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhoma Amerikane kundër sigurimit të detyrueshëm të banesave: S’mund të imponohet. Pse përfshin vetëm tërmetin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dhoma Amerikane kundër sigurimit të detyrueshëm të banesave: S’mund të imponohet. Pse përfshin vetëm tërmetin?
AktualitetEkonomi

Dhoma Amerikane kundër sigurimit të detyrueshëm të banesave: S’mund të imponohet. Pse përfshin vetëm tërmetin?

Published: September 14, 2023
Shpërndaje

Dhoma Amerikane e Tregtisë, AmCham, ka shprehur kritika ndaj projektligjit “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” të hedhur për konsultim muajin e kaluar nga qeveria shqiptare.

Në komentet e publikuara nga AmCham, theksohet se sigurimi i banesës është opsion dhe e drejtë për të cilën vendos pronari i banesës dhe nuk mund të imponohet. Duke e quajtur joefikase skemën e propozuar, Dhoma, sugjeron bërjen e një studimi që të sqarojë nevojën mbi bazën e të cilit rezulton që një skemë e tillë mund të realizohet.

Dhe në rast të miratimit për aplikim të kësaj skeme, AmCham thekson se projektligji duhet të plotësohet e të parashikojë rregullimin dhe normimi e shumës së sigurimit, primit për tu paguar dhe kushtet e policës së sigurimit, çështje të cilat meritojnë vëmendje dhe kujdes të posaçëm për impaktin financiar që kanë, sidomos në një shoqëri ku mungon kultura e sigurimit.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, Dhoma Amerikane vëren se sigurimi i parashikuar në ligj është jo i plotë, pasi parashikon sigurimin vetëm nga tërmetet, dhe jo nga fatkeqësitë e tjera natyrore si zjarret apo përmbytjet dhe siguron vetëm banesën dhe jo lëndimet dëmet indirekte që mund të shkaktohen nga katastrofat.

Dhoma Amerikane kritikon gjithashtu përjashtimin e plotë që projektligji i ka bërë kompanive private të sigurimit, që nuk parashikohen në asnjë hallkë të skemës.

“Produkti i sigurimit të pronës nga tërmeti shitet tashmë prej vitesh nga kompanitë e sigurimit privat që operojnë në vendin tonë. Këto kompani njohin produktin, riskun që ka, janë të shtrira në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, kanë staf të trajnuar me ekspertë të cilët ndjekin çdo rast sigurimi pronë nga afër dhe e informojnë mirë klientin.

Në këtë projektligj propozohet që shitja e policave të sigurimit të bëhet nëpërmjet një agjenti të vetëm, që do të përzgjidhet me Vendim Qeverie.

Një skemë e tillë do të linte jashtë skemës së tregtimit të policës shoqëritë private të licencuara të sigurimeve, të cilat nuk do të mund të vepronin as qoftë edhe si agjentë shitjeje ose trajtues të kërkesave për dëmshpërblim.

Pra, ky projektligj nuk e përfshin në asnjë formë sektorin privat të sigurimeve. Nëse ky ligj miratohet në këtë formë, kjo do të rrezikonte t’i hiqte tregut privat të sigurimeve produktin kryesor të sigurimit vullnetar. Mendojmë që do të ishte më e përshtatshme që praktikat e dëmeve dhe sigurimeve të bëhen nga kompanitë e sigurimit të cilat tashmë i kanë strukturat e ngritura.

Gjithashtu shteti mund të krijojë një bashkëpunim me kompanitë lidhur me sigurimin e detyrueshëm nga tërmeti (njëlloj si me produktin e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve TPL), p.sh.- pagesa për sigurimin e pronës mund të bëhet tek kompanitë e sigurimit, ose direkt në llogarinë e shtetit nëpërmjet kompanive të sigurimit dhe me këtë rast klient mund të përfitojë edhe nga mbulime shtesë përveç tërmetit,” thuhet në komentet e Dhomës Amerikane.

Dhoma Amerikane nënvizon gjithashtu se pagesa e primit të sigurimit në favor të bankave për financimin e blerjes dhe sigurimi i detyrueshëm, sipas projektligjit, mbivendosen dhe pavarësisht se pronari do të paguajë dy shuma primesh, ai mund të kompensohet vetëm për një vlerë të caktuar aq sa është shuma e dëmit. Në këto kushte, sugjerohet që pronat që janë siguruar në favor të bankave, apo me sigurim vullnetar pranë një shoqërie sigurimi, të mos jenë subjekt i sigurimit të detyrueshëm.

“Për më tepër është e pajustifikuar në gjykimin tonë arsyeja e limitimit të përgjegjësisë për tërmete mbi 5 ballë kur ndërkohë dëmet mund të ndodhin edhe për goditje të një shkalle më të ulët për shkak të intensitetit dhe kohëzgjatjes së goditjes apo pasgoditjeve?

Me rëndësi në gjykimin tonë është gjithashtu që fryma e projektaktit e cila duhet të orientohet në incentiva për ata që zbatojnë ligjin dhe jo nga fryma ndëshkuese si mosaksesimi në e-Albania etj të paktën për një periudhë të caktuar pas hyrjes në fuqi të ligjit,” thuhet në reagimin e Dhomës Amerikane.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?