Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhunoi për vdekje Egli Progën, Prokuroria zbut akuzën për Denis Meçin: “Shpëton” me gjobë ose 5 vite burgim?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dhunoi për vdekje Egli Progën, Prokuroria zbut akuzën për Denis Meçin: “Shpëton” me gjobë ose 5 vite burgim?
AktualitetKronike

Dhunoi për vdekje Egli Progën, Prokuroria zbut akuzën për Denis Meçin: “Shpëton” me gjobë ose 5 vite burgim?

Published: August 13, 2024
Shpërndaje

Denis Meçi, i riu që akuzohet si autor i vrasjes së Egli Progës në Pogradec doli sot para Gjykatës së Korçës, ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg. 3 të tjerët që nuk kallëzuan krimin u lanë nga Gjykata në masën detyrim paraqitje.

Por, kjo histori është veshur me hije dyshimi. Në fillimet e saj u raportua si një vdekje aksidentale, me pretendimin se 42-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar në tokë e më pas humbi jetën në spital.

Por në fakt, vrasja e 42-vjeçarit u raportua vetëm pasi ai humbi jetën në spital më 10 gusht.

- Publicitet -

Ai ishte dhunuar brutalisht në rrugë nga Denis Meçi, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas familjarët kanë konstatuar shenjat e dhunës në trupin e Egli Progës, policia e raportoi si vrasje dhe njoftoi arrestimin e autorit të dyshuar Denis Meçi dhe 3 të tjerëve që nuk kallëzuan krimin.

Policia kishte referuar ngjarjen në Prokurori si vrasje me dashje, akuzë e cila sipas Kodit Penal të Shqipërisë dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.

Por Prokuroria, pas 48 orësh, kur e ka dërguar dosjen për vlerësim në gjykatë ka ndryshuar akuzën për Denis Meçin, duke e referuar tashmë ngjarjen si vrasje nga pakujdesia, duke e zbutur atë në maksimum. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet.

Rrahja brutale që Denis Meçe i ka bërë Egli Progës, që ka shkaktuar vdekjen e këtij të fundit, nga prokurorja e çështjes Vasjana Postol është cilësuar si vrasje nga pakujdesia. Këtë masë e ka konfirmuar edhe gjyqtarja Luljeta Kolonja duke e lënë të riun në masën në arrest me burg.

Njoftimi i Policisë së Korçës për arrestimin e Denis Meçes dhe akuza e referuar në Prokurori

“Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit  i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar. Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi Denis Meçe,  29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin Egli Proga 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik  është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi Denis Meçe, 29 vjeç, pas konflikt është larguar  nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për  Krimet  Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të

Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

 Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, njoftoi policia më 10 gusht.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pas marrjes së kompetencave të Veliajt, nis aksioni i gjerë për pastrimin e Tiranës: Ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës
  • Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  • Të shtëna me armë zjarri në Korçë, autori dhe i plagosuri kushërinj
  • Si nisi saga e vrasjeve mes fisit Reçi dhe Bardhi, që vijon ende të marrë jetë
  • Shpërthim me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  2. Dashi on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  3. Dajti on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918
  4. MH on Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  5. Bravo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?