Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dialogu me Serbinë, Kurti: Plani europian përfshin de facto njohjen reciproke, de jure vjen më vonë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Dialogu me Serbinë, Kurti: Plani europian përfshin de facto njohjen reciproke, de jure vjen më vonë
KosovëKryesore

Dialogu me Serbinë, Kurti: Plani europian përfshin de facto njohjen reciproke, de jure vjen më vonë

Published: February 16, 2023
Shpërndaje

Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përfshin de facto njohjen reciproke të të dyja vendeve.

Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti në seancën e mbajtur të enjten në kuvend, megjithatë ai shtoi se parashikohet të arrihet një marrëveshje përfundimtare si një parakusht për avancim europian të Serbisë.

“Kosova e Serbia me planin evropian e njohin njëra-tjetrën në formën de facto. Ky propozim parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare në mes Kosovës dhe Serbisë, ku njëra-tjetrën e njohin në formën de facto. Një njohje e tillë duket e qartë në tekstin e marrëveshjes, por gjithashtu është premtuar një përmbajtje të tillë nga shtetet e emisarëve që e kanë propozuar marrëveshjen dhe vet Bashkimi Evropian”, tha Kurti.

- Publicitet -

Sipas Kurtit, marrëveshja i vendos praktikisht Kosovën dhe Serbinë si dy entitete të barabarta.

“Serbia nuk do të mund ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Njohje de jure e Serbisë nuk është në mënyrë eksplicite e shkruar në marrëveshje, por është pjesë sekuenciale e planit që do të arrihet në ndërkohë”, shtoi ai.

Kryeministri shpjegoi se Serbisë i është treguar këtë radhë qartazi se pa njohjen e Kosovës nuk do të anëtarësohet dot në Bashkimin Europian, gjë që siç theksoi ai, nuk ka qenë kusht i shkruar më parë.

Gjatë seancës deputetët e partive opozitare kritikuan qeverisjen dyvjeçare nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti. Ata akuzuan Qeverinë se përgjatë këtyre dy viteve nuk ka arritur të adresojë problemet me të cilët përballen qytetarët e dhe nuk ka sjellë ndryshime pozitive në Kosovë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës
  • Dosja e SPAK kundër Agasit dhe ish-drejtueses së AKSHI
  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • VIDEO: Momenti i arrestimit i Ergys Agasit, në timon krahu i djathtë i Ilir Prodës, sekuestrohen disa çanta
  • Arrestimi i Ergys Agasit, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-kreut të Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?