Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Digjet edhe një veturë me targa RKS në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Digjet edhe një veturë me targa RKS në Kosovë
AktualitetKosovë

Digjet edhe një veturë me targa RKS në Kosovë

Published: November 8, 2022
Shpërndaje

Një veturë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe, në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetura të cilës i është vënë zjarri është pronë e një qytetareje serbe të Kosovës.

Sips njoftimit, nuk ka pasur ndonjë të lënduar “përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet”.

- Publicitet -

Ky incident po shënon rastin e pestë të djegieve të veturave me targa RKS në veri të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dënuan, më 2 nëntor, djegien e pronave të atyre personave që kanë apo synojnë të riregjistrojnë makinat e tyre me targa ilegale serbe, në RKS – Republika e Kosovës.

Aktualisht, autoritetet e Kosovës janë duke zbatuar një plan tre fazësh përmes së cilit inkurajohen qytetarët në katër komunat veriore të vendit, që të riregjistrojnë veturat e tyre.

Riregjistrimi po kërkohet për veturat që bartin targa ilegale të lëshuara nga Serbia, me shkurtesa të emrave të qyteteve si PR, PZ e të tjera.

Besohet se afër 10.000 targa të tilla qarkullojnë në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Tri fazat e zbatimit të planit për targat përfshin fillimisht qortime për qytetarët që nuk i kanë ndryshuar ende targat, për të vazhduar më vonë me gjoba dhe targa provuese.

Qeveria e Kosovës synon që nga 21 prilli i vitit 2022 të mos ketë më në qarkullim vetura me targa ilegale serbe.
Rikujtojmë se në kundërshtim të këtij plani të autoriteteve të Kosovës, më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga Gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, në këtë situatë, kanë përsëritur thirrjet për ruajtjen e qetësisë në Kosovë, si dhe që të shmanget eskalimi i tensioneve të krijuara.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 9, 2022 at 12:11 am

    Serbet jane ne popull qe e kane pasion rremujen dhe kaosin politik. prandaj duhet nje Donaldw Trump perseri ti vere ne binare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj
  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?