Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DINAMIKA E PLOTË: Kamber Sulçaj u konfliktua me Gazmend Braçin për dritat e makinës! Dëshmia kyçe që zbuloi autorin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DINAMIKA E PLOTË: Kamber Sulçaj u konfliktua me Gazmend Braçin për dritat e makinës! Dëshmia kyçe që zbuloi autorin
KronikeLajmi i fundit

DINAMIKA E PLOTË: Kamber Sulçaj u konfliktua me Gazmend Braçin për dritat e makinës! Dëshmia kyçe që zbuloi autorin

Published: September 30, 2025
Shpërndaje

Zbulohen detaje të reja për dinamikën e ngjarjes dhe mënyrën se si grupi hetimor i Policisë së Gjirokastrës ra në gjurmët e autorit të vrasjes së italianit Edoardo Sarchi.

Kamber Sulçaj po udhëtonte me makinën e tij drejt stanit që kishte në pronësi, jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Rrugës është shkëmbyer me një makinë me të cilën po lëvizte Gazmend Braçi me disa miq të tij. Mes tyre ka nisur një debat për shkak të dritave të gjata që Braçi mbante, ndërsa Sulçaj e ka akuzuar se po e verbonte, duke lëshuar sharje dhe fyerje në drejtim të tyre, debat verbal që ka vijuar për disa minuta.

- Publicitet -

Në vijim Gazmend Braçi është nisur me makinë drejt shtëpisë së tij më Salari, por autori i dyshuar i vrasjes i ka ndjekur nga pas. Në një moment, makina e Braçit është prishur dhe ka telefonuar babanë e tij, Eqerem Braçi, dhe i ka kërkuar të shkonte ti merrte pasi makina i kishte lënë.

Eqerem Braçi është nisur me 2 makina, bashkë me italianin Sarchi. Sapo kanë arritur atje, në drejtim të makinave është qëlluar me armë, moment kur një plumb ka prekur italianin. Për disa minuta, Kamber Sulçaj nuk i ka lënë të lëvizin, pasi ka vijuar të qëllojë në drejtim të tyre.

Pasi është larguar, makinën e ka fshehur në një zonë të thellë poshtë një peme.

Sipas burimeve, 2 dëshmitarë që kishin kaluar rastësisht në rrugë me motoçikletë, dhe kanë dëgjuar sherrin, që më pas përfundoi me të shtëna me armë, dhanë dëshminë kyçe që bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit.

Dëshmitarët kanë treguar se nuk kishin mundur të shihnin personat për shkak të errësirës, por kishin dëgjuar debatin mes tyre dhe më pas të shtënat e armës. Ata i treguan policisë tipin e automjetit të të dyshuarit, makinën e bardhë me karroceri, dhe targat, të cilat më pas përputheshin me pamjet e kamerave në distancë.

Nga ekspertiza paraprake, mjekësia ligjore zbuloi se italiani Sarchi u qëllua me një plumb në pjesën e sipërme të kofshës. Plumbi ishte tejshpues, nga pjesa e pasme dhe ka dal para.

Fillimisht, personat që e shoqëronin i kanë dhënë ndihmën e parë duke i lidhur këmbën, por për shkak se plaga ishte e madhe, Sarchi humbi shumë gjak, çfarë i shkaktoi edhe vdekjen.

Të njëjtat burime sqarojnë se po sipas ekspertizës, autori ka përdorur për të kryer krimin një armë zjarri pushkë me viaska me dylbi nate, nga ajo që përdoret për gjuetinë e derrave. Pavarësisht kontrolleve, autori nuk është mundur të gjendet, por banorët, ose njerëzit që e njihnin, e përshkruajnë si person që kishte varësi nga alkooli, dhe kur ishte në gjendje të dehur shfaqte shenja të rënda agresiviteti.

Madje, edhe në momentin e krimit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Fillimisht, personat që u shoqëruan në polici u dyshuan si autorë nga hetuesit, por dëshmitë e dëshmitarëve që panë sherrin, përputheshin me dëshmitë e tyre.

Megjithatë, edhe përgjigja e mjekësisë ligjore i përjashtoi nga të qenit të dyshuar, për shkak të armës që ishte qëlluar Sarchi. Arma e krimit nuk është gjetur, por në vendin ku policia gjeti makinën, u gjetën edhe sende të tjera me rëndësi. Mes tyre një dylbi që dyshohet se është e armës së krimit, që Kamber Sulçaj e ka marrë me vete.

Po ashtu, një tjetër provë me rëndësi për hetimin është edhe një dokument leje e armës pushkë me viaska me dylbi nate, në emër të tij, e cila përputhet me armën e krimit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Dudumi says:
    September 30, 2025 at 1:03 pm

    Plumbi ishte tejshpues thote lajmi. Dmth eshte plumb qe shpon. Por ne fakt te gjithe plumbat shpojne kur nuk ngecin ne kocke. Nuk ka emertim “tejshpues” per fisheket. Mund te jene gjurmelenes, dmth lene shenje zjarri prapa, per qitje naten. Blindshpues, me celik nen kemishe, qe shpon blind te holle. Plumb therrmues, qe shperthen kur kap ne resiztence, e quanin dum-dum(Jo dudum 😀). Pastaj pushka me vjaska nuk eshte me cifte por pushke, dmth karabine. Nuk u jepet me leje atyre qe pijne. Kur jepet leje per arme duhet patjeter te kaloje ne kontroll mjekesor.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?