Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Diplomacia mbi ultimatumet dështakë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Diplomacia mbi ultimatumet dështakë
Kryesoreopinion

Diplomacia mbi ultimatumet dështakë

Published: April 14, 2026
Shpërndaje

DR. JORGJI KOTE

Pas datës 25 Mars kur Presidenti Trump i dha  ultimatumin  10 ditor Iranit, të shtyrë për 24 orë deri natën e 7 Prillit, Lindja e Mesme dhe gjithë bota përjetuan shumë makth, tension, pyetje, shqetësime  dhe hamendësime të frikshme të çdo lloji. A do të zbatohej dhe si  ky ultimatum me pasoja të paparashikueshme politike, ekonomike dhe humanitare për Iranin, Lindjen e Mesme, SHBA-të, botën dhe Europën në veçanti? Apo do të shtyhej sërish, madje dhe të anullohej në favor të bisedimeve  diplomatike për një armëpushim të mundshëm?

Po, nëse do të zbatohej ultimatumi, duke shkatërruar edhe qytetërimin e Iranit, siç u shpreh Trump më 7 Prill dhe duke kthyer atë në “epokën e gurit“, a nuk do të ishte ky krim serioz lufte, siç kanë paralajmëruar ekspertët më të mirë të fushës  dhe cilat do të ishin pasojat e mëtejshme? Po reagimi ndërkombëtar, rajonal, europian  dhe në vetë SHBA-të, deri te mundësia e fillimit të procedurave për shkarkimin e Presidentit ? Pa harruar pastaj zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin në fillim të muajit nëntor, ku edhe për shkak të luftës në Iran shanset e republikanëve janë gërryer ndjeshëm.

- Publicitet -

Ja pse, vetëm 2 orë përpara skadimit të afatit të ultimatumit, bota mori frymë thellë dhe e lehtësuar. Të dyja palët iu përgjigjën ftesës së Kryeministrit pakistanez për një armëpushim dy javor; më  10 Prill të dyja palët do të ulen në tryezën e bisedimeve në Islamabad; ndërsa Irani do të lejojë  përkohësisht kalimin e anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Efektet dhe rrjedhojat pozitive të këtij armëpushimi shpëtimtar u ndjenë menjëherë në të gjitha kancelaritë e botës, në tregjet dhe bursat ndërkombëtare, në uljen e ndjeshme të çmimeve të nafëts, etj.

Ky rast, më i fundit i moszbatimit të një ultimatumi amerikan rikonfirmon bindshëm se në çdo situatë, sado sfiduese, »diplomacia e krizës“ siç njihet, me ndërmjetësimin nga palë të treta me ndikim mbeten përparësore dhe shpëtimtare. Ca më tepër se jetojmë në një botë me ekonomi dhe tregti të lirë e të ndërvarur, ku çdo vendim i nxituar dhe i  pamatur, sidomos një ultimatum si ky ndaj Iranit dhe zbatimi i tij do të shkaktonin cunamë politikë, ekonomikë dhe socialë, efektet e të cilave do të duheshin dekada të tëra dhe më gjatë për t‘u kuruar dhe korrigjuar.

Kësisoj, anullimi i këtij ultimatumi përbën një moment kur  SHBA-të dhe sidomos Presidenti Trump kërkohet të nxjerrin mësime dhe të tregojnë përmbajtje me to.

Historikisht, ultimatumet kanë rrënjë të thella dhe janë tejet të rëndësishme në momente të forta krizash, konfliktesh, mormarrëveshjesh dhe luftrash. Ato janë  mesazhe dhe paralajmërime serioze për armikun ose kundërshtarin që të ketë kujdes dhe të marrë masat për t’i dhënë fund një konflikti ose lufte  sa nuk është vonë për të ose për t’u ulur në tryezën diplomatike. Ultimatumi më i fortë dhe më i ashpër u bë në korrik 1945 nga Presidenti Truman ndaj Japonisë, e cila  ishte betuar të vijonte luftën. Ndaj, SHBA-të vendosën t’i japin një mësim diktatorëve, duke hedhur bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 Gusht 1945.

Në vitet e mëvonshme, ka patur ultimatume të tjera me ndikime pozitive në realizimin e fitores ose shmangien e pasojave të rënda. I tillë ishte ultimatumi i NATO-s ndaj rregjimit gjakatar të Milosevicit, pas dështimit të diplomacisë qetësuese perendimore; siç dihet, ajo  u pasua nga fushata e bombardimeve ajrore.

Nga ana tjetër, duke iu referuar përvojës ndërkombëtare, ultimatumet janë të mbarsura me shumë pasoja, si për lëshuesit ashtu edhe për vendet që cilave u drejtohen. Me to nuk bëhet shaka, as nuk do tepëruar dhe përpara se të lëshohen, ato duhet t’i nënshtrohen analizave shteruese. Ndryshe vlera dhe efekti i tyre do të reduktohet ndjeshëm deri në dështim. Kësisoj, ato vetëm emrin do ta kenë ultimatum, por do të kthehen në rutina ditore, duke humbur vlerën frikësuese dhe kërcënuese. Ose do të kthehen në ultimatume bosh mbasi do të dalin «  huq ».

Më fjalë të tjera, kur dikush, kushdoqoftë ai, mendon të lëshojë një ultimatum, sidomos në periudha lufte, duhet patjetër t’i japë përgjigje të saktë pyetjes “ po pastaj, çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të bëhet më tej për zbatimin e tij me konseguencë?“ Sidomos nëse pala tjetër nuk përgjigjet apo e injoron atë ose edhe të sfidon si Irani në rastin tonë? Do të këmbëngulet te zbatimi i ultimatumit, apo do të zbutet, do të ndryshojë, retushohet, vonohet dhe shtyhet   apo do ta anullohet fare me justifikime nga më të ndryshmet, ndonjëherë edhe të drejta?

Nga ana tjetër, ultimatumdhënësi duhet të mbajë mirë parasysh jo vetëm kapacitetet ushtarake, epërsinë në armatim dhe në numrat e trupave, por edhe aspektet, të papriturat dhe pasojat e tjera politike, ekonomike dhe diplomatike, për sot dhe për nesër, për shtetin që sulmon dhe tjetri por edhe për të gjithë rajonin dhe pasojat ekonomike e tregtare në një botë që sot është bërë më globale se kurrë.

Pa harruar ndikimin dhe efektet brenda vendit, sidomos kur je në prag zgjedhjesh.

Kësisoj, të lëshosh një ultimatum, sidomos nga SHBA-të nuk është një fjalë goje, as një ultimatum televiziv i tipit Trumpian “Je i pushuar“, apo shfryrje dufi. Ultimatumi duhet të jetë i tillë që ta trembë vërtet kundërshtarin që  ai të tërhiqet.

Për fat të keq, këto mësime nga përvoja ndërkombëtare nuk janë mbajtur parasysh nga lidershipi amerikan dhe Presidenti Trump. Gjatë 16 muajve të parë  në krye të Shtëpisë së Bardhë, ultimatumet kanë zëvendësuar analizat, qëndrimet alternativat dhe programet politike, duke u përdorur aforfe si zgjidhje magjike.

Kështu, në fushatën zgjedhore presidenciale në verën e vitit 2024 Trump premtoi se brenda 24 orëve do ta përfundonte luftën në Ukrainë! Më vonë e korrigjoi shinjestrën duke e shtyrë për tre muaj, pastaj me gjashtë dhe pastaj thotë se nuk ishte lufta e tij, se po të ishte ai president ajo luftë nuk do të kishte filluar! Sikur ishin Presidenti Biden dhe Europa që sulmuan Rusinë dhe jo anasjelltas. Pastaj disa ultimatume demek ndaj Putinit, me afate të gjata 1 mujore! Mirëpo pas çdo ultimatumi, në momentin e skadimit të tij,  ai dorëzohej përpara propozimit dhe ofertave miqësore të Putinit, duke i zëvendësuar ato me biseda telefonike shumë të këndshme dhe të bukura.

Madje, në vend të ultimatumeve, ndaj Putinit Trump përdor lëvdata, çka nuk e ka bërë  me Zelenskin; madje shkurtin e kaluar atë e ”priti me këmbët e para” dhe ultimatume, duke  barazuar agresorin me viktimën!.

I kemi ende të freskëta ultimatumet Trump mbi tarifat e larta tregtare ndaj të gjithëve, edhe aleatëve europianë, etj.  Por pastaj ato u zbutën, ndryshuan, u reduktuan derisa u hqën fare për t’u zëvendësuar me bisedime. Kështu ndodhi edhe me Kinën në fund të tetorit të kaluar. Ndaj këto ultimatume nuk të trembin.

Ultimatume të tilla që vazhdimisht zbuteshin, ndryshonin dhe shtyheshin u bënë edhe për armëpushimin dhe paqen në Gaza. Në Tetor 2025, me rastin e armëpushimit një mujor u premtuan qiejt, oaze turistike dhe fazat e tjera, u krijua me ngut edhe Bordi i Paqes, por pastaj gjithçka ka ngecur në vend.

Më 28 Shkurt, bashkë me sulmin ushtarak ndaj Iranit filloi edhe seria e re e njohur ultimative e Presidentit Trump. Me paralajmërime të forta, shkatërruese, fatale, një herë për 48 orë, të shtyra në pesë e pastaj në 10 ditë; pastaj me atë për shkatërrimin e objekteve energjitike deri te tërheqja nga ultimatumi i fundit.

Mirëpo këto ultimatume, në vend që të zbatoheshin, diçka e pamundur, sepse ato nuk kanë qenë të studiuara,  ato janë zbutur, retushuar, ndryshuar dhe në fund nuk janë zbatuar. Madje, tipari kryesor i ultimatumeve amerikane është pikërisht moszbatimi i tyre. Sepse proceset gjeopolitike dhe sidomos raportet kosto – përfitime jane shumë më të ndërlikuara se ato të biznesit  dhe tregtisë, të cilave Trump ua ka marrë dorën me kohë. Sepse siç u përmend dhe me lart jetojmë në një botë globale, ku vepron efekti zinxhir dhe domino edhe ndaj vetë SHBA-ve.

Për pasojë, ultimatumet amerikane mishërojnë një politikë të gabuar dhe të dështuar, pa efekte, duke zhvleftësuar edhe vete emrin dhe domethënien e kësaj fjale. Ato kanë mbetur paralajmërime serioze, por pa efekte praktike, madje, duke gërryer besueshmërinë politike dhe ushtarake të ultimatumdhënësve.

Kjo politikë dhe diplomaci e re mund dhe duhet të nisë qysh tani me zbutjen e qëndrimeve amerikane pas paralajmërimit të tipit ultimatum që Presidenti Trump bëri më 31 Mars lidhur me tërheqjen e mundshme amerikane nga NATO, e cila sipas tij nuk e ndihmoi me Iranin. Madje, duke e etiketuar NATO-n  si “tigër prej letre“. Term që e mediatizoi ndjeshëm  Mao Ce Dun në vitin 1946 në intervistën me gazetaren amerikane Ana Louise Strong, duke iu referuar imperializmit amerikan.

Mirëpo, edhe ai paralajmërim, sipas ekspertëve ishte i nxituar  dhe nuk përputhet  me historikun dhe realitetet e NATO-s; jo vetëm si aleanca më e madhe dhe më e suksesshme ushtarake në botë, por mbi të partneritet politik, vlerash dhe parimesh themelore, ku SHBA-të janë vendimtare. Por, edhe NATO dhe SHBA-të vështirë të kenë shans pa aleatët europianë dhe Kanadanë. Siç e thotë gjenerali i mirënjohur amerikan Ben Hodges,  ish Komandanti i NATO-s për Europën më 2014 – 2017, sado të fuqishme qofshin, SHBA-të  nuk i përballojnë dot vetëm sfidat madhore të kohës. Atyre u duhen aleatë dhe aleatët e saj më të besueshëm janë europianët.

Ndaj, më i saktë se ultimatumi Trump ishte deklarata e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio për një rivlerësim të marrëdhënieve brenda NATO-s. Ama një vlerësim i dyanshëm nga këndvështrimi amerikan dhe ai europian. Se ti nuk mund të kërkosh llogari dhe as nuk denjon ta pyesësh Europën kur nis një sulm ushtarak, apo thua se nuk kam nevojë por pastaj kërkon ndihmën dhe ndërhyrjen e saj.

Gjithsesi, edhe nëse paralajmërimi tejet serioz i Trump për NATO-në do të kthehet në ultimatum, realisht SHBA-të mund ta dëmtojnë goxha Aleancën por prapë tejet e vështirë, për të mos thënë e pamundur që SHBA-të të largohen nga NATO. Për shumë shkaqe dhe arsye themelore, duke filluar nga reagimi dhe imazhi i  SHBA-ve brenda vendit, procedurat e ndërlikuara përkatëse në Kongresin dhe Senatin Amerikan  dhe sidomos me aleatët europianë dhe të tjerë; ajo do të ishte “ dhuratë” dhe nxitje tjetër e madhe për kundërshtarët dhe armiqtë e përbashkët të NATO-s në  ambiciet e tyre hegjemoniste, duke krijuar vatra të reja të nxehta tensioni.

Tepër e rëndësishme të nënvizohet këtu vlefta kolosale e  qindra mijra miliarda dollarë që SHBA-të sigurojnë nga blerja e armatimeve të saj nga aleatët europianë. Pa lënë mënjanë bazat e shumta ushtarake amerikane në Europë, të cilat janë të domosdoshme sidomos në kohëra të stuhishme krizash dhe konfliktesh ushtarake.

Si përfundim, politologët dhe ekspertët rekomandojnë kufizimin në minimum të ultimatumeve që shembujt amerikanë i dëshmojnë si politikë e dështuar. Në vend të tyre, është me shumë më tepër vlera dhe efektivitet, sidomos afat-gjatë, që vende si SHBA-të dhe BE-ja të kenë projekte, programe dhe alternativa, të cilët t’i realizojnë me durim, me diplomaci aktive dhe gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me aleatët tradicionalë dhe partnerë të tjerë të interesuar dhe me ndikim.

Nga Brukseli për DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    April 15, 2026 at 1:06 am

    Greqia ka vendosur Platformat e cpimit te puseve te naftes ne Detin Jon,perballe SARANDES BRENDA KUFIRIT DETAR SHQIPTAR.Ti zotni qe je kapur me grrepca si Rriqen pas pushtetit,dili zot Detyres Kryeministrit.Nuk po them te leshosh luftanijet me raketa,se nuk ke.E ke lene vendin pa MBROJTJE.Edhe sikur te kishe Ti nuk ke kellqe per Ate pune.
    Po them te leshosh Alarmin ne Organizmat Nderkombetare,.Atje ku vete per te alarmuar BE,Makronin,Lajen e miqte e tu,kur Albin Kurti ndalon makinat me targa serbe,Ndalon kioskat e shperndarjes dinareve per serbet e Veriut.,
    Ashtu si alarmohesh per agresoret serbe qe vriten neper ferra ne Mitrovice,,Alarmohu njehere te vetme per pushtimin e Gjirit sarandes dhe Sondat e naftes brenda kufive shqiptare!Formalisht je kryeminister i Shqiprise,Por se cfare je vertete NUK PO TA THEM SOT SE TE PRISHET TALLAVAJA SAMITIT.

    Reply
  • Berlin says:
    April 15, 2026 at 6:35 am

    Po, nëse do të zbatohej ultimatumi, duke shkatërruar edhe qytetërimin e Iranit, siç u shpreh Trump më 7 Prill dhe duke kthyer atë në “epokën e gurit“, a nuk do të ishte ky krim serioz lufte,

    ——

    Me vjen keq por nuk e paske kuptuar strategin e Trumpit. Amerika kur eshte puna per produkte dexhizive per jeten e tyre ekonomike dhe soiale nuk pyet as njeri. Pra ketu ne kete mesele ata do “luftojn” deri sa ta nxjerrin Iranin fishek fare, pa piken e influences ne Hormuz. Ministri i jashtem gjerman tha njehere ashtu si padashje qe ne do te deshironim qe irani te rrinte si nje shtet ashtu sic eshte dhe tani. Pra me nje fjale ekzistenca e iranit sic eshte tani, eshte vene ne nje pikepyetje te madhe. Lufta sapo ka filluar. do ta shohim se cdo te ndodhi. Qofsha i gabuar…..

    Ndaj, SHBA-të vendosën t’i japin një mësim diktatorëve, duke hedhur bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 Gusht 1945.

    ——————-

    Bombat u hodhen per ti treguar botes se ne jemi nr 1 tani dhe kush krruhet me ne do haj bomben kokes.
    Sepse japonia ka nje mbret dhe jo diktator.

    Në vitet e mëvonshme, ka patur ultimatume të tjera me ndikime pozitive në realizimin e fitores ose shmangien e pasojave të rënda. I tillë ishte ultimatumi i NATO-s ndaj rregjimit gjakatar të Milosevicit, pas dështimit të diplomacisë qetësuese perendimore; siç dihet, ajo u pasua nga fushata e bombardimeve ajrore.
    ————

    Ketu ngaterron mollet me dardhat. Milovsevicit nuk i vune ultimatum., por i treguan vendin dhe i thane hik se ju nuk jeni pjesa jone pra ai shtet serbi eshte i destinuar te zhduket ose te behet aq i vogel sa mos te luaj me rol ne rajon.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?