Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Disa kilometra të gjatë dhe 30 metër të thellë, si funksionojnë tunelet e Hamasit në Gaza?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Disa kilometra të gjatë dhe 30 metër të thellë, si funksionojnë tunelet e Hamasit në Gaza?
AktualitetBote

Disa kilometra të gjatë dhe 30 metër të thellë, si funksionojnë tunelet e Hamasit në Gaza?

Published: November 14, 2023
Shpërndaje

Tunelet në Gaza janë krijuar për t’i mbijetuar bllokadës dhe që pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, janë shndërruar në një armë për milicët. Fraksioni i armatosur i palestinezëve i ka shndërruar ato në një instrument mbrojtjeje, sulmi dhe strehimi, ndërsa Izraeli i ka caktuar tunelet si objektivin kryesor të çdo operacioni tokësor.

Kështu ato morën rolin e një fronti “të fshehtë”, gjithmonë të rrezikshëm. Të shtunën u njoftua vdekja e katër parashutistëve për shkak të shpërthimit të një bombe në “grykën” e një tuneli, i cili ndoshta ishte bllokuar nga milicët.

Askush përveç disa liderëve palestinezë nuk e di saktësisht se sa i gjerë është rrjeti nëntokësor. Në intervista, udhëheqësit e rezistencës konfirmojnë vlerësimet e armikut, duke folur për një sistem të përpunuar, të zgjeruar mbi dhjetëra kilometra. Më pas ata specifikojnë se tunelet janë projektuar për luftëtarë dhe jo për civilë.

- Publicitet -

Raportet e inteligjencës i paraqesin ato si një rrjetë merimangash të mbrojtur me mure betoni, e që kanë rrjete komunikimi të telefonisë fikse, energji elektrike, sisteme të filtrimit të ajrit të mundësuar nga bateritë e makinave dhe gjeneratorët.

Çdo tunel mund të ketë degë të shumta, me shumë hyrje e dalje, të dobishme për nisjen e veprimeve të befasishme dhe më pas zhdukjen. Videot propagandistike tregojnë “dhomat” e shumta. Bunkeri ku grupet e sulmuesve presin urdhrin e sulmit, “korridore” për të akomoduar raketa dhe mjedise të përdorura si burgje për pengjet. Po ashtu ka dhoma apostafat për qendrat e komandës si dhe “dyqane” ushqimesh dhe municionesh.

Thellësia mesatare e këtyre tuneleve përllogaritet të jetë rreth 20-30 metra, shifër kjo e cila nuk përjashton punimet e kryera në nivele më të ulëta për t’i bërë ato më rezistente ndaj bombardimeve të mundshme ose për të kapërcyer pengesat nëntokësore. Dheu i Rripit, sigurojnë gjeologët, i ka ndihmuar “minatorët”, edhe nëse ka pasur shembje dhe aksidente.

Pikat e hyrjes dhe daljes janë kudo. Në fshat të hapur, nën një ndërtesë të madhe, brenda një dhome të çdo shtëpie. Të kamufluara pas një garderobe, brenda një sere, apo nën një xhami, ato ekzistojnë për aq kohë sa kanë një boshllëk të mjaftueshëm për të kaluar një milici e armatosur me granatahedhës dhe kallashnikov.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. K R on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Detari on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. Z on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  5. Dino on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?