Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Disa lidhje dhe një njollë e Joni Ketës, kandidatit për drejtimin e BKH-së. A është figura e tij e kompromentuar?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Disa lidhje dhe një njollë e Joni Ketës, kandidatit për drejtimin e BKH-së. A është figura e tij e kompromentuar?
Kronike

Disa lidhje dhe një njollë e Joni Ketës, kandidatit për drejtimin e BKH-së. A është figura e tij e kompromentuar?

Published: June 27, 2025
Shpërndaje

Gara e ethshme për drejtimin e ‘FBI-së shqiptare’, Byrosë Kombëtare të Hetimit, besohet se është ngushtuar mes Joni Ketës dhe Elton Kërlukut. Kreu i SPAK-ut Altin Dumani mbështet Elton Kërlukun, ndërsa ish kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, pjesë e komisionit të vlerësimit, mbështet Joni Ketën. Besohet se vota përcaktuese do të jetë ajo e Behar Dibrës për kandidatin që do t’i propozohet KLP-së për votim.

Në media është folur për karrierën e Joni Ketës si OPGJ te Prokuroria për Krimet e Rënda, më pas si ndër të parët që iu bashkua BKH-së, funksioni si zëvëndësdrejtor i BKH, si një hetues që e njeh mirë fuknsionimin e ‘FBI-së shqiptare etj. Por, hetuesi Keta ka edhe një anë tjetër, e cila nuk është ekspozuar për publikun, ndonëse nuk e vesh atë me ndonjë përgjegjësi ligjore.

Një person që konsiderohet lidhje e ngushtë e Joni Ketës është i skeduar dhe i dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Ky personazh shumë i afërt dhe pjesë e rrethit të tij familjar e vendos Joni Ketën para një sfide të vështirë, pasi ish bosi i drogës që dyshohet se pastron paratë në ndërtim, është subjekt i ligjit anti-mafia, rrjedhimisht subjekt i veprimit të BKH-së dhe SPAK-ut.

- Publicitet -

Një nga kriteret për t’u bërë pjesë e BKH-së është pastërtia e figurës, madje kandidati kalon edhe testin e të vërtetës. Një verifikim më të imtësishëm i nënshtrohen kandidatët për drejtues të BKH. Në dosjen e Joni Ketës që disponon komisioni përzgjedhës nuk dihet nëse janë përfshirë udhëtimet e tij luksoze dhe të dyshimta, kontaktet me persona të përfshirë në krim të organizuar dhe nëse Ambasada Kanadeze i ka refuzuar vizën.

Mbetet në vlerësimin e publikut, SPAK dhe KLP-së nëse kjo lidhje, e njohur nga shërbimet informative dhe policia, e kompromenton figurën e kandidatit për drejtimin e BKH-së, i cili nëse zgjidhet duhet të mbrojë të afërmin e tij nga veprimi i ligjit anti-mafia ose të asistojë SPAK-un për një hetim pasuror ndaj kunatit të tij.

Joni Keta është i biri i zonjës Majlinda Keta, lektore pranë Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Tiranës. Majlinda Keta është një zonjë e nderuar dhe një zë serioz publik. Por, zonja Keta ka qenë edhe një eksponente e rëndësishme e Partisë Socialiste. Majlinda Keta ka qenë kryetare e Forumit të Gruas në PS.

Joni Keta është nipi i ish kreut të SHISH, Bahri Shaqiri. Pas shkarkimit si drejtor i SHISH, Bahri Shaqiri u afrua me Lëvizjen Socialiste për Integrim, partinë familjare të Ilir Metës, me emër të ndryshuar në LSI. Madje Shaqiri ka kandiduar edhe për deputet në Qarkun e Durrësit, me siglën e LSI-së. Më herët, Shaqiri ka mbajtur postin e këshilltarit të Ilir Metës për Sigurinë Kombëtare kur ishte President. Sot Ilir Meta është i pandehur i SPAK-ut për korrupsion dhe pastrim parash.

Gjithashtu, Joni Keta është djali i prokurorit Hysen Keta, i cili mban postin e këshilltarit të etikës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Hysen Keta u shkarkua nga detyra në vitin 2019, por u rikthye në detyrë në vitin 2022 nga KPA. Ai u shkarkua për probleme me ndërtimin e një shtëpie tre katëshe mbi një  truall të trashëguar nga i ati, mungesën e dokumentacionit për të ardhurat e përfituara si avokat në vitet ’90 si dhe mungesë burimesh të ligjshme. Por, KPA-ja e gjeti të padrejtë vendimin e KPK-së.

Ndërkaq, bashkëshortja e kandidatit për drejtimin e BKH-së ka punuar në Bashkinë e Tiranës dhe aktualisht në OSHEE, dy institucione që janë obekt hetimi nga BKH-ja.

Ai është djali i prokurorit Hysen Keta, i cili për pesë vite ka drejtuar Prokurorinë e Përmetit.

Hysen Keta e ka nisur karrierën e tij në vitin 1979 dhe përveç pozicionit si prokuror, ai ka punuar për një periudhë edhe si avokat. Për më shumë se një dekadë, ai e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vitin 2015 u transferua me dekret të Presidentit në Prokurorinë e Tiranës.

Në vitin 2017, Keta u komandua drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Përmetit, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2022, kur u komanduar si Këshilltar i Etikës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për një mandat 5-vjeçar. Hysen Keta u shkarkua nga shkalla e parë e vettingut por arriti t’i provonte KPA-së se duhet të kthehej në detyrë dhe ashtu ndodhi. Vendimi i parë u prishë.

Edhe Joni Keta ka një karrierë vetëm në ngjitje në fushën e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Ai ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Pas shkrirjes së kësaj prokurorie dhe marrjen e kompetencave nga Prokuroria e Posaçme, e njohur si SPAK, Joni Keta garon për t’u përfshirë në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ky institucion konsiderohet si “FBI-ja shqiptare” dhe oficerët specialë garantojnë zbatimin e ligjit në kryerjen e hetimeve cilësore në fushën e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nën udhëheqjen e Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me qëllim parandalimin, zbulimin, goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një vit më parë, në 2024, ai garoi bashkë me gjashtë kolegë të tjerë për të marrë postin e zëvendësit të Aida Hajnaj. Në fund të garës, Joni Keta u zgjodh fitues dhe sot shërben si zëvendës drejtues i BKH-së dhe njëherësh drejtues i komanduar pasi Aida Hajnaj i ka përfunduar mandati.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?