Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Disiplina nuk fal, ndëshkon Tiranën dhe Partizanin për trazirat gjatë derbit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Disiplina nuk fal, ndëshkon Tiranën dhe Partizanin për trazirat gjatë derbit
Sport

Disiplina nuk fal, ndëshkon Tiranën dhe Partizanin për trazirat gjatë derbit

Published: December 8, 2023
Shpërndaje

Fundjava e kaluar dhuroi përballje spektakolare në elitën e futbollit shqiptar, ku padyshim “qershia mbi tortë” ishte derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, përballje, e cila u mbyll në rezultatin “e paqtë”, 1 me 1, por ndeshja nuk ishte aspak e tillë, me tifozët që gjatë gjithë kohës ndezën flakadanë hodhën sende në fushe, si dhe goditën në 2 rast futbollistët në fushë.

Këtë të enjte, FSHF ka publikuar të gjithë vendimet e Komisionit të Disiplinës për parregullistë e shkaktuara në duelet e javës së kaluar, teksa tre skuadra të Kategorisë Superiore, Skënderbeu, Tirana dhe Partizani janë gjobitur për sjellje të gabuar të spektatorëve, teksa nuk mungojnë dënimet në Kategorinë e Parë, të Dytë si dhe në futbollin e moshave.

Të gjitha vendimet e Komisioni të Disiplinës:

- Publicitet -

1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke sjellë mungesë të rregullit dhe disiplinës në stadium, duke ofenduar tifozerinë kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

3. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

4. FK Tomorri, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes të masave organizative, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

5. Lojtari i FK Tomorri, Erald Hyseni, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/e të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Lojtari i FC Lushnja, Lauren Ismailaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Lojtari i KS Delvina, Donald Mehmeti, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Zyrtari i KF Valbona, Alfred Allamani, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

9. Lojtari i KF Vllaznia U-21, Mirsad Zahi, për sulm fizik ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

10. KF Teuta U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë Superiore U-21, kundër AF Elbasani U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

11. Lojtari i KF Tirana U-15, Glen Gugalli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Evans Cuni, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

13. Lojtari i KF Laçi U-17, Kledis Marku, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

14. Lojtari i FK Partizani U-19, Denard Mesut, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

15. Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

16. Zyrtari i KF Vora, Ervin Kajo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

17. Lojtari i KF Vora, Kevin Dalipi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Butrinti, Ardit Jaupaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Devis Meçollari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtari FC Futsal, Karlo Kalus, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Skënderbeu U-17, Kristian Agolli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3  ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?