Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj shërben drekën në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”: Të largojmë urrejtjen dhe të inkurajojmë ata që shërbejnë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj shërben drekën në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”: Të largojmë urrejtjen dhe të inkurajojmë ata që shërbejnë”
Uncategorized

Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj shërben drekën në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”: Të largojmë urrejtjen dhe të inkurajojmë ata që shërbejnë”

Published: September 5, 2024
Shpërndaje

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën për njerëzit në nevojë, në qendrën Komunitare që mban emrin “Gonxhe Bojaxhi”. Në fjalën e tij, Veliaj falenderoi të gjithë ata që zgjedhin të shërbejnë edhe në ditë pushimi.

“Ne u shërbejmë atyre që kanë nevojë, jo vetëm një vakt, por edhe dashuri, vëmendje, një krah për t’u mbështetur, një vesh për t’u dëgjuar. Dua të falenderoj të gjithë punonjëset tona sociale, që bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Dua të falenderoj të gjithë psikologët, mjekët, ndihmësit në qendrat tona sociale dhe të gjithë njerëzit që shërbejnë. Sot festojmë shenjtërimin e Nënë Terezës dhe nga dritarja shoh punonjësit që janë duke përgatitur rrugët, edhe pse ditë pushimi, sepse do fillojë shkolla. Një falenderim të madh për të gjithë ata punëtorë që pastrojnë, mirëmbajnë, dezinfektojnë, plot mirënjohje sepse mbi të gjitha, Nënë Tereza ishte një mësuese, pra me veprat e saj mësonte dhe të tjerët si të silleshin, si të ndihmonin si të shërbenin”, tha Veliaj.

Një falenderim kryebashkiaku e pati edhe për mësuesit, edukatoret dhe psikologët që po përgatiten për të nisur vitin e ri shkollor, si dhe efektivët që qëndrojnë në krye të detyrës çdo ditë të vitit.

- Publicitet -

“Kam një mirënjohje të jashtëzakonshme për të gjithë mësuesit që po përgatiten për të filluar vitin e ri shkollor, për edukatoret, psikologët, për mësuesit ndihmës, për asistentët, meritojnë të gjithë respektin dhe dashurinë tonë. Teksa po vija këtu te rruga “5 Maji”, edhe pse ditë pushimi, duke qenë se është një rrugë që ka shumë trafik për shkak të tregut, pashë policinë në këmbë. Edhe ata kanë familje, edhe ata kanë një tavolinë ku mund të ishin, por kanë zgjedhur që t’i shërbejnë vendit. Për të gjithë ata që shërbejnë me uniformë, policë, ushtarakë, policë bashkie, policë shteti, policë të trafikut rrugor, që në këto ditë po bëjnë një punë fantastike, për të gjithë ata që veshin uniformën e Republikës, shumë mirënjohje për shërbëtorët e shtetit shqiptar”, u shpreh kryebashkaku.

Veliaj shtoi se e ardhmja e qytetit duhet ndërtuar mbi mësimet e Nënë Terezës, duke larguar urrejtjen dhe duke inkurajuar të gjithë ata shërbejnë.

“Një qytet vlerëson shërbëtorët, nuk ka rëndësi nëse është zjarrfikësi, nëse është mjeku, nëse është mësuesi, apo psikologu, është një qytet që ka të ardhme. Ne duam të ndërtojmë mbi mësimet e Nënë Terezës të ardhmen e qytetit tonë, duke shërbyer si ajo, duke pasur një zemër të butë dhe të hapur si ajo, duke larguar urrejtjen, mllefin, cinizmin, shpotinë, batutat e pahijshme, banalitetin dhe duke inkurajuar të gjithë ata që shërbejnë, pavarësisht nëse janë në drejtim të qytetit apo të vendit apo të një pozicioni të rëndësishëm, apo nëse po shërbejnë një pjatë supë në qendrat tona. Kush shërben dhe është thirrur të shërbejë, e bën këtë me dashuri është vërtet një bir edhe një bijë e Nënë Terezës”, tha Veliaj.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?