Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita e tretë e bombardimeve në Liban, Izraeli godet zonat e kontrolluara nga Hezbollahu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dita e tretë e bombardimeve në Liban, Izraeli godet zonat e kontrolluara nga Hezbollahu
AktualitetBote

Dita e tretë e bombardimeve në Liban, Izraeli godet zonat e kontrolluara nga Hezbollahu

Published: November 14, 2024
Shpërndaje

Forcat izraelite kryen sulme ajrore në zonat e kontrolluara nga Hezbollahu të Bejrutit herët këtë mëngjes për të tretën ditë radhazi, duke goditur zonat në periferitë jugore të kryeqytetit pas një nate me bombardime të rënda.

Shtëllungat e tymit u ngritën mbi Bejrut ndërsa bombardimet vazhduan.

Sulmet arritën gjithashtu në rajonin Bid Jbeil të Libanit jugor gjatë natës, ku shkaktuan dëme të mëdha në ndërtesa dhe komplekse banimi, sipas Agjencisë Kombëtare Libaneze të Lajmeve (NNA).

- Publicitet -

Pesë persona u vranë në sulmet ajrore që synonin qytetet Bazourieh dhe Jumayjimakh, raportuan agjencitë e huaja.

Izraeli nisi një ofensivë të madhe ajrore dhe tokësore kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani në fund të shtatorit pas gati një viti përplasjesh ndërkufitare në të njëjtën kohë me luftën e Gazës.

Autoritetet libaneze nuk kanë konfirmuar ende numrin e viktimave nga sulmet e sotme në periferitë jugore të Bejrutit, shumica e të cilave janë evakuuar.
Sipas ministrisë së shëndetësisë të Libanit, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 3,365 njerëz dhe kanë plagosur 14,344 në të gjithë Libanin që nga 7 tetori.

Pesë persona u vranë në sulmet ajrore që shënjestruan qytetet Bazourieh dhe Jumayjimakh, shkruajnë mediat e huaja.

Ali Hassan Khalil, këshilltari politik i kryetarit të parlamentit libanez Nabih Berri, tha dje se negociatorët libanezë kishin arritur një marrëveshje paraprake me të dërguarin amerikan Amos Hoxtyn mbi kuadrin e një marrëveshjeje armëpushimi.

Në një intervistë për rrjetin Al Jazeera pasditen e djeshme, Khalil tha se ky propozim i është përcjellë palës izraelite përmes Hoxtin, edhe pse Libani nuk ka marrë asnjë përgjigje apo propozime për ndryshime nga Izraeli.

Ai tha se çdo marrëveshje e mundshme do të bazohej domosdoshmërisht në Rezolutën 1701 të OKB-së, të miratuar në vitin 2006, në mënyrë që ushtria libaneze të mund ta mbante zonën në kufirin jugor të vendit me Izraelin pa armë ose personel të armatosur përtej shtetit libanez.

Khalil tha se Libani nuk kundërshton përfshirjen amerikane apo franceze në monitorimin e respektimit të armëpushimit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A do arrestohet Balluku
  • Trump njofton marrëveshjen “historike” për çarmatimin e Hamasit
  • Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  • Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kretë
  • EUROSTAT: Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi financiare për një javë pushime

Komentet e Fundit

  1. K R on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  2. Shkoder locja on Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  3. Kohë on Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  4. Robin Hud on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  5. S.Kasi on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?