Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita e Verës, një festë e lashtë pagane, ritualet që ndiqen nga shqiptarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dita e Verës, një festë e lashtë pagane, ritualet që ndiqen nga shqiptarët
AktualitetKurioziteteLifestyle

Dita e Verës, një festë e lashtë pagane, ritualet që ndiqen nga shqiptarët

Published: March 14, 2025
Shpërndaje

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Në Lezhë, Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte.

Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet janë trashëguar brez pas brezi ndoshta për 24 shekuj me radhë. Dikur dedikimet i kushtohen perëndisë Diane, sot ato praktikohen për një jetë më të mirë, të mbushur me gëzim, dashuri dhe begati.

Faza e parë është faza përgatitore qe nis me grumbullimin e zaireve që janë të nevojshme për Ditën e Verës. Faza e dytë është nata e Verës që nis me 13 mars me zjarrin, faza e tretë mëngjesi i Ditës së Verës që nis me 14 mars dhe së fundi pikniku i Ditës së Verës në mesditën e 14 marsit.

- Publicitet -

Në vigjilje të natës se Ditës së Verës, çdo shtëpi është e mbushur me një gëzim të veçantë, është një ndjesi që i pushton njerëzit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelbërimit apo shpërthimit të farës dhe sytheve që janë shprehje e begatisë dhe vazhdimësisë. Shtëpia mbushet plot me gjëra të mira dhe me bollëk.

Porta zbukurohet me lule dhe lastarë të gjelbër, te cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe natyrës. Gjatë kësaj nate të afërmit, por edhe shokë e miq të ardhur nga viset e tjera, këndojnë këngë te vjetra. Disa nga gjellët, qe nuk i gjen ne vend tjetër, janë tava me pistil, tava e kosit, kabunia, çomleku, gjeli i detit. Mëngjesi është i gëzuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen herët me 14 mars dhe me një përkushtim të veçantë hapin derën që të futet e mira dhe të dalë e liga.

Buka e Derrit

Sytë lahen me lulet e verës, me manushaqe dhe me karakafte (lloj luleje) dhe me pas pihet ujë ne “bukën e derrit”, që është një zhardhok që gjendet nën tokë në zonat me pyje dhe gjelbërim. Uji në “bukën e derrit” simbolizon një vit të shëndetshëm dhe të begatë. Gjithashtu, një zakon tjetër që ruhet në këtë ditë, është zierja e vezëve natën e datës 13, dhe larja e syve me ujin e vezëve të ziera në mëngjesin e ditës së verës.

Veç kësaj, ditën e verës, lidhet në dorë një “verore” që është si byzylyk i formuar prej një fijeje të kuqe dhe një fijeje të bardhë. Verorja hiqet kur sheh dallëndyshen e parë, dhe hidhet në ferra që dallëndyshja ta marrë për të bërë fole. Të gjitha këto janë rite që kryhen për të kremtuar ardhjen e pranverës, çeljen e luleve, rikthimin e dallëndysheve e gjallërimin e jetës.

Vizitat

Mëngjesi i 14 marsit nis me vizitat tek te afërmit, ku djali me i vogël i familjes nxiton të dërgojë hisen e ndarë. Pikniku nis në orën 10:00. Por vitet e fundit aktivitetet për rastin e festës nisin një orë më parë.

Kopshtaret e luleve dhe këngët e traditës

Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët. Lulet më karakteristike në Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli, karakaftet. Kultivuesit kujdesen për lulet në mënyrë që ato të shpërthejnë Ditën e Verës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Antikomunisti i Facebook-ut
  • INTERVISTË: “Gjykata Speciale u pranua që Perëndimi të mbyllte sytë ndaj korrupsionit. A ka mundësi të rrëzohen vendimet në Apel”
  • Pse familja e Adem Jasharit po qëndron larg protestave për vendimet e Hagës?
  • “Jeta në qytet nuk është për ne…”
  • “Jetojmë të izoluar për 6 muaj, çdo shtator bëjmë 4 mijë dollarë pazar”

Komentet e Fundit

  1. K R on Parlamenti Europian pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit
  2. Anonymous on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  3. demo on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  4. abdiaga on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  5. Pasurohen duke vjedhur shtetin on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?