Xhevdet Shehu
Botuar në DITA
Si në atë kohë kur ai ishte i gjithëpushtetshëm, edhe tani pas më shumë se tri dekadash të ndarjes së tij nga jeta, nuk është e lehtë të shkruash për Enver Hoxhën. I himnizuar si askush tjetër, sa ishte gjallë dhe, po aq i anatemuar pas vitit 1990, ai është një nga figurat më tërheqëse për historianët, studiuesit dhe politologët. Vendas dhe të huaj.
Në 75-vjetorin e lindjes, ai tha një shprehje lakonike që ishte kuintesenca e figurës së tij: “Mos mendoni se unë jam Zeusi… Jeni ju, pa jemi ne!”
Në të vërtetë ai ishte Zeusi i shqiptarëve për rreth gjysmë shekulli. Metaforikisht. Pasi edhe vetë Zeusi mitologjik është një metaforë. Fakt i padyshimtë është që Enver Hoxha është një personalitet i padiskutueshëm i historisë shqiptare, nga më të shquarit. Me shumë dritë hije, natyrisht. Si të gjithë udhëheqësit. Por ai do të mbetet edhe për shumë kohë një pikë referenciale e historisë së kombit shqiptar, për ato që bëri dhe nuk arriti t’i bënte. Duhet të vendosemi në kohën që ai jetoi dhe udhëhoqi për ta vlerësuar realisht.
Në DITA ne po botojmë një material autentik krejtësisht të panjohur nga biografia e tij si udhëheqës politik absolut. Një fragment ditari, nga ditari politik i tij, që nuk u bë kurrë publikisht as kur ai ishte gjallë dhe as sa ishte gjallë socializmi që ai ndërtoi. Dhe as sot e kësaj dite. Pikërisht te ky ditar mund të deshifrohen shumë nga sekretet e kohës së tij, akteve dhe sjelljeve të tij në vitet e fundit të jetës.
Në një nga takimet e mija me Nexhmije Hoxhën, në shtëpinë e saj në Laprakë, bashkëshorten e Enver Hoxhës e kisha përballë. Pasi përfundova një bisedë për gazetën, me kuriozitet ktheva kokën nga biblioteka që kisha pas shpinës sime. Nga dhjetëra mijë libra të bibliotekës unikale shumë të pasur të Enverit, kishin ngelur disa dhjetëra kopje librash. Është një histori më vete kjo… Duke vështruar me vëmendje titujt e librave, më tërhoqi vëmendjen një kolanë librash thuajse të njëjtë në ngjyra të kafenjtë, ndoshta me 14 vëllime, me titullin “Enver Hoxha. Ditari politik”.
E pyeta zonja Hoxha: “Unë kam ditarin në ngjyrë gri. Ç’është ky ditar?” Dhe ajo më tha: “Ai në ngjyrë gri ishte për opinionin publik. Kurse ky me ngjyrë kafe është më i miri i Enverit dhe mund të quhet ditari sekret më i rëndësishmi i Enverit. Është ditari politik i tij. Aty ke një gjykim autentik të Enverit për të gjitha zhvillimet politike në vend dhe në botë, si dhe për perspektivën e Shqipërisë edhe pas ikjes së tij. U botua në një minimum kopjesh, ndoshta 20 kopje. Sa për anëtarët e Byrosë Politike. E botuam aq pak dhe nuk u shpërnda asnjëherë në publik për ngarkesën e madhe politike që mbart. Nuk e di nëse do të ribotohet ndonjëherë…”
Këtu lindi kjo histori. Para disa ditësh, kontaktova me djalin e Enver Hoxhës, Ilirin, dhe bashkëshorten e tij Teuta, nëse mund të më jepnin ndonjë fragment të atij ditari. Duke mos e ditur se çfarë shkruhet e thuhet brenda atij ditari, nuk sugjerova asgjë. Iliri më tha “po” dhe më dërgoi këtë fragment nga ditari sekret i Enverit që ka të bëjë me përpjekjet e Shqipërisë për t’u lidhur me Gjermaninë në gjysmën e parë të viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ishte koha kur kancelari i Bavarisë Franc Jozef Shtrausi bëri disa vizita në Shqipëri dhe ndërtoi urat e para të lidhjes së Shqipërisë me Gjermaninë. Janë shkruar gjatë këtyre viteve rrëfenja diplomatësh dhe personash të tjerë, të atyre që i krijuan këto lidhje me Shtrausin, që kanë qenë të pranishëm në vizitat dhe takimet me Shtrausin, kanë folur një sërë protagonistësh, por… Por mungonte historia e Enverit. Ai ishte gjallë në atë kohë dhe i ka lënë me shkrim mendimet e tij, udhëzimet dhe porositë.
Ne po ju zbulojmë diçka sot, me shpresën se në të ardhmen do të shkruajmë e botojmë më shumë.
Ja si ka shkruar ai në ditarin sekret.
Enver Hoxha:
Ja e vërteta për lidhjen tonë me Gjermaninë
E HËNË 22 SHKURT 1982
POZITA JONE NDAJ PROBLEMIT GJERMAN NE PËRGJITHËSI
Në vijim të vendimeve të Kongresit të 8-të të Partisë, ne përgatitëm edhe mënyrën, edhe formën për të konkretizuar lidhjet diplomatike me Republikën Federale të Gjermanisë.
Si fillim menduam që në Vjenë, ku janë vendosur kontakte formale midis ambasadorit tonë dhe atij të Republikës Federale të Gjermanisë, të dërgonim një shokun tonë që këtej për të marrë kontaktin e parë me një përfaqësues të Bonit në rang më të lartë se ambasadori. Shoku ynë, duke u bazuar në vendimet e Kongresit, do t’i parashtronte gjermanit pikëpamjet e Qeverisë sonë, përse nuk ka dashur kjo të lidhte marrëdhënie diplomatike më parë dhe përse mund t’i lidhë sot. Arsyet kryesore për këtë, do t’i thoshte atij përfaqësuesi ynë, kanë qenë politike e jo vetëm çështja e reparacioneve. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, kur bënte pjesë si anëtare e Traktatit të Varshavës, ishte për nënshkrimin e Traktatit të Paqes me Gjermaninë. Ne nuk lëvizëm nga ky qëndrim, të tjerët po, lëvizën. Edhe tani mendojmë se ky traktat duhet të nënshkruhet. Por, ne jemi realistë dhe e dimë se një gjë e tillë nuk varet nga ne. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë është për bashkimin e të dyja Gjermanive në një shtet të vetëm dhe dëshirojmë që Gjermania e bashkuar të jetë një vend demokratik socialist. Por, edhe për këtë ne jemi realistë, mbasi është një çështje e vetë popullit gjerman.
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë doli nga Traktati i Varshavës, se ishte kundër tij, ashtu siç është dhe kundër NATO-s. Të dy këto traktate, që manipulohen nga të dyja superfuqitë, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ynë i konsideron agresive dhe i bën përgjegjëse për një luftë të mundshme të përgjithshme atomike. Ne konsiderojmë, gjithashtu se qeveria e tanishme e Bonit ka një personalitet të fortë, të pavarur dhe fjala e saj bën kohën e mirë ose të keqe në NATO. Ajo nu është e nënshtruar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kundër interesave të vendit të vet, kurse Qeveria e Republikës Demokratike Gjermane nuk ka personalitet dhe është e nënshtruar ndaj Bashkimit Sovjetik.
Luftën në Evropë mund ta shkaktojnë si Bashkimi Sovjetik edhe NATO-ja, por në rast se Republika Federale e Gjermanisë do ta dëshironte një gjë të tillë. Në rast se Republika Federale e Gjermanisë është kundër një lufte në Evropë luftë këtu nuk mund të ketë, NATO-ja nuk ka vlerë pa Republikën Federale të Gjermanisë. Kjo është bindja jonë e tanishme. Ne kemi, gjithashtu, bindjen se një politikë si ajo që ndjek aktualisht Republika Federale e Gjermanisë mund të shkaktojë shthurjen e Traktatit të Varshavës, të dobësojë Bashkimin Sovjetik dhe jo vetëm të mos u nënshtrohet Shtetve të Bashkuara të Amerikës, por edhe t’i dobësojë këto.
Një prirje të tillë politike, të përafërt, gjykojmë ne, ka ndaj blloqeve qeveria e kancelarit Shmid, prirje politike kjo që nuk e ka pasur as qeveria e Adenauerit, aas ajo e Erhardit dhe nuk ka deklaruar ta ketë as ndonjë qeveri e mundshme e Shtrausit.
Ne, shqiptarët, jemi kundër luftërave agresive imperialiste, prandaj kemi qenë, jemi dhe do të jemi kundër superfuqive, Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kundër të gjithë atyre shteteve që bëjnë lojën e tyre. Politika jonë në këtë çështje nuk ndryshon dhe nuk do të ndryshojë.
Duke ndjekur me kujdes orientimet politike të qeverisë së djeshme të Republikës Federale të Gjermanisë, të Adenauerit dhe të pasardhësve të tij, dhe politikën aktuale të qeverisë së Shmidit, Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk lidhi marrëdhënie diplomatike me të parat, ndërsa me qeverinë e sotme të Bonit dëshiron të lidhë marrëdhënie diplomatike. Kjo është arsyeja kryesore politike që e shtyn Qeverinë Shqiptare të lidhë marrëdhënie diplomatike me qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë.
Lidhur me çështjen e reparacioneve Gjermania duhet t’ia paguajë vendit tonë, por, se si do t’i quajmë ne këto, duhet të gjejmë për këtë termat që as për gjermanët të mos konsiderohen si reparacione, as për ne të mos merren sikur janë kredi. Po kështu sa duhet të na paguhen edhe kjo, gjithashtu, do të diskutohet në mes të dyja qeverive tona, pasi të zgjidhet çështja e parë.
Kjo me pak fjalë është paraqitja e çështjes nga ana jonë. Në hollësi kemi formuluar edhe ligjëratën e shokut tonë për bisedën me gjermanin.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Po, Enver Hoxha eshte politikani i vetem evropian qe ka shprehur hapur, publikisht, dhe cuditerisht i pari qe ne Kongresin VIII nevojen e ribashkimit te popullit gjarman.
Vizionar i madh, ai e njihte mirer rolin dhe potencialin e pakrahasueshem, ekonomik, shkencor, teknologjik, ushtarak dhe politik te Gjermanise ne Evreope dhe ne bote, pavaresisht se dallget politike konjunkturale e hodhen Enverin ne krahum e komunizmit.
keto qe bente EH ishin perpjekje te deshperuara kur e pa qe prishja me Kinen po e conte vendin ne katastrofe ekonomike , dhe shprrsonte se mund te merte dicka nga gjermanet ?? A ishte larg te qenit vizionar sic duan ta tregojne disa ithtare te tij sot Ai eshte pergjegjes dhe pergjendjen qe shqiperia eshte sot ,shume larg fqinjeve te saj qe duhet te ishte e kunderta..Megjithate mendoj se nje gje ai beri mire ;krijoi nje ushtri te armatosur mire qe vendet fqinje kishin frike ti afroheshin Shqiperise ……pavaresisht se ata kriptokomuniste qe erdhen pas tij e shkateruan bene bisnes vdekjes me te….dhe sot jemi ne meshiren e NATOS ????
O gazeta DITA:
PO PSE ME GENJESHTRAT E GAZETARIT TE NEXHMIJES, XHEVDET SHEHU DONI TE USHQENI JU LEXUESIT TUAJ?
Lerini llogjet e propagandes enveriste per Diktatorin stalinist qe per pushtet nuk ndalej para asgjeje, sot keto llogje budalli qe tregon Xhevdet Shehu nuk pine uje me sot, shqyptaret jane bere me inteligjente, kane filluar te bredhin boten, kane mesuar gjuhe te huaja per te lexuar vete internetin, ja cfare shkruan Wikipedia;
“Politikat e brendshme të Hoxhës ishin të vërteta me paradigmën e Stalinit, të cilën ai e admironte, dhe kulti i personalitetit që u zhvillua në vitet 1970 dhe i organizuar rreth tij nga Partia , gjithashtu kishte një ngjashmëri të habitshme me atë të Stalinit. Ndonjëherë ai madje arrinte një intensitet që ishte po aq ekstrem sa kulti i personalitetit të Kim Il Sung me Hoxhën që portretizohej si një gjeni që komentonte pothuajse të gjitha aspektet e jetës, nga kultura, ekonomia dhe çështjet ushtarake. Enver Hoxha i mohoi popullatës aksesin në informacione të ndryshme nga ato që shpërndaheshin nga mediat e kontrolluara nga qeveria. Brenda, Sigurimi përdori të njëjtat metoda represive që përdoreshin nga NKVD , MGB , KGB dhe Stasi i Gjermanisë Lindore. Në një moment, çdo i treti shqiptar ose ishte marrë në pyetje nga Sigurimi ose ishin burgosur në kampet e punës. Enveri me urdherin e tij burgosi mijëra njerëz në kampet e punës së detyruar ose i ekzekutoi ata për krime të supozuara si tradhtia ose përçarja e diktaturës proletare. Pas vitit 1968, udhëtimi jashtë vendit ishte i ndaluar për të gjithë, përveç njerëzve që bënin punë te posacme. Kultura e Evropës Perëndimore u anatemua totalisht nga Enveri dhe propaganda, duke rezultuar në ndalimin e të gjitha materialeve kulturore të huaja të paautorizuara perendimore dhe per shkelesit arrestimet vazhduan me nje force te re. Për të pakësuar kërcënimin e disidentëve politikë dhe të internuarve të tjerë, të afërmit e të akuzuarve shpesh arrestoheshin, dëboheshin dhe akuzoheshin si “armiq të popullit.”Ekzekutimet politike ishin të zakonshme dhe:deri në 25,000 – u vranë nga regjimi stalinist i Enver Hoxhes. Tortura shpesh përdorej për të marrë rrëfimet ne hetuesi. Gjatë qeverisjes së Hoxhës, kishte gjashtë institucione denimi për të burgosurit politikë dhe katërmbëdhjetë kampe pune ku të burgosurit politikë dhe kriminelët e zakonshëm punonin së bashku. Është vlerësuar se në vitin 1985 në Shqipëri ishin rreth 32,000 njerëz të burgosur. Neni 47 i Kodit Penal Shqiptar thoshte se “arratisja jashtë shtetit, si dhe refuzimi për t’u kthyer në atdhe nga një person që është dërguar në shërbim ose është lejuar përkohësisht të dalë jashtë shtetit” ishte një akt tradhtie, një krim që dënohej me një dënim minimal prej dhjetë vjetësh dhe një dënim maksimal me vdekje. Enveri dhe qeveria shqiptare bëri përpjekje të mëdha për të parandaluar dezertimin e njerëzve duke u larguar nga vendi. Ateizmi shtetëror u bë politikë zyrtare dhe Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë. Emrat e qyteteve dhe qyteteve që i bënin jehonë temave fetare abrahamike u braktisën për ato laike neutrale, si dhe emrat personalë. Në vitin 1968, Hoxha deklaroi në një fjalim se “Feja është një opium per popullin, si lëndë djegëse që ndez zjarrin e të gjitha të këqijave”. Promovimi i fesë u ndalua dhe të gjithë klerikët u etiketuan si reaksionarë dhe të jashtëligjshëm. Ato figura fetare që refuzuan të përqafonin parimet e marksizëm-leninizmit ose u arrestuan ose u ekzekutuan barbarisht. Hoxha dhe qeveria e tij ishin totalisht armiqësore ndaj ekonomise dhe kulturës perëndimore. Në një fjalim në Plenumin e Katërt të Komitetit Qendror të PPSH-së më 26 qershor 1973, Hoxha deklaroi shkëputjen përfundimtare me çdo ndikim të tillë borgjezo perëndimor dhe atë që ai e përshkroi si “kulturën e saj të degjeneruar borgjeze”. Hoxha u largua nga Shqipëria me një trashëgimi izolimi dhe frikë nga bota e jashtme. Pavarësisht disa përparimeve ekonomike që Shqipëria bëri gjatë sundimit të Hoxhës, vendi ishte qe ne fillim dhe mbeti në stagnacion ekonomik Shqipëria ishte dhe ka qenë vendi më i varfër evropian gjatë pjesës më të madhe të periudhës së Luftës së Ftohtë midis Superfuqive dhe kur ra Muri i Berlinit gjendja ishte katastrofale per popullsine.”
Per ke Ushtri te Enverit e ke fjalen ti o Luzati nostalgjik i bunkereve te Enverit te mbushur me mut?
Per Ushtrine e tradhetareve Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Cako, Sadik Bekteshi apo Ushtrine e Poliagjentit Mehmet Shehu? Sepse ekzekutimet e gjeneraleve te Ushtrise shqyptare i kishin futur friken ne bark armiqve te Shqypnise aq shume sa edhe kur u hapen kufinjte dhe u zbrazen depot ushtarake ne 1997 asnje armik nuk guxoi tapushtonte Shqypnine e mbetur si “Han pa porta”
Eshte e vertete qe enver hoxha me politiken izolacioniste,te shtrengimit te rripit,te ngushtimit te stomakut,te tredhjes se truve,arriti te krijonte nje popull mi,,qe diten rremihte arat e kooperatives,,natten brrente arat e kooperatives.
Mirepo enver hoxha e hidhte shurren perpjete,.
Dhia zgjebosur bishtin perpjete..Ata gjermanet kishin teprica,,Ju kishte dale Dyqani SUFICIT,KISHIN DESHIRE TE NDIHMONIN KETE DHINE E ZGJEBOSUR,QE E HIDHTE SHURREN PERPJETE,,nE VEND TE FERRES TI JEPNIN TAGJI.
Di dhia c`eshte tagjia?
kerkonte Reparacione lufte!!!!!!!!!!!!!!ooooo te hengerte mortja me keq se c`te mori,si budalla,qe perqeshte ushtaret e Gardes,,Dordolec e mori mortja,,Ashtu si kishte qene dordoleci i Gjirokastres,,karagjosi lyceut,
gaztori Monpeljese,Palacja dollapeve te harixhijve te Brukselit,hajduti konsullates,.argetuesi i Dushanit dhe Miladinit,
Me mire se ajo fotografi me Dushan Mugoshen,,asgje tjeter nuk e tregon me mire karakterin e Enver Hoxhes,.
Do te hy pak ne replike me intelektualin duke shkruar shkurt.”Grupi armiqesor I Beqir Ballukut “ishte real.Nuk flas per grupe te tjera se nuk kam dijeni.Ishte grup I organizuar dhe me synimin te rrezonin Enver Hoxhen si diktator.Emisaret e tyre na ardhen deri ne qelizen e ushterise per te shitur teorine “vija e masave” .Kjo ishte teori ku mbeshteteshin per te bere me vete ushtaret.Ne realitet 80% e ushtarakeve te shkolluar ishin gati per veprime ,kryesisht nga zonat jugore grekofone.U treguan te ngathet ne aksionin final dhe sigurimsat(zyre e ngjashme me KGB-ne) e Ramis Alise ua futen .
O Mali!Ramiz Alia ne 1974(kur u arrestua beqiri me shoke) ishte si sekretari i pare i Pogradecit shoku Bido kur e therriste shoku Sulo.Ne ate kohe sigurimi e shihte Ramiz Aline si personeli shohin pastrusen e shkalleve.
Edhe une kam qene ushtar kur u arrestua beqiri,parrulla e brendshme ne ushtri ishte:Ushtria nuk eshte si kembet e dhise. Te gjithe keta qe u bene kurban ne ushtri e kishin enverin Perendi,.E vetmja gje reale ne ate mesele ka qene rivaliteti Beqir-Petrit Dume,sepswe Petrit dume e konsideronte Beqirin dallkauk,qe ja perkrahte edhe Memet Shehu.
Ooo intelektukali laj gojen dhe bej lavazh kimik trurit per te folur per EH.
E kuptoj qe ta kerkon punedhenesi jot i cili nga sallonet e EH doli, EH e hoqi nga shpellat e solli ne tirane.
Na cave k…n o intelektuali BARBON.
Cudi si nuk te bllokon gazeta diarrene tende qe nxjerre nga Goja.
Shko more plere dhe bej nje pune tjeter.
Shqiptari i Enver Bytharit:
Lavazhin kimik duhet t,’a besh Wikipedias dhe jo intelektualit, nga Wikipedia e ka kopjuar dhe perkthyer copy-paste gjithe historine pa asnje ndryshim intelektuali, por ju DERRAT e Fermes se Kafsheve te Enver Bytharit nuk hani pyka llogjike, nuk dini te lexoni ne internet, nuk dini te formuloni asnje argument llogjik per te mbrojtur Bytharin tuaj, qe si karagjozi Xhevdet Shehu mbush faqet e gazetes DITA me levdata oksidentale per nje Diktator Famekeq injorant, pa shkolle, pa din dhe pa iman, qe mbushi lumenj me gjak njeriu dhe ne fund te jetes kur ishte bere si nje cope mishi me dy sy i kerkonte dallkaukut Adil Carcani: “Na duhen dollaro o Adil, dollaro” sepse e kishte kuptuar me mire se injorantet qe e rrethonin se kishte falimentuar ekonomine dhe renuar shtetin dhe e kerkonte shpetimin te Perendimi dhe jo te Lindja e falimentuar
mali i coroditur dhe po kaq i paditur:
Gjeneralet Enveri i ekzekutoi sepse kishin vendosur te largonin nga pushteti dyshen sadiste dhe gjakatare HOXHA-SHEHU dhe kete masaker kunder TRURIT te Ushtrise se Vdekur dhe te Ngordhur shqyptare prej kohe me gaveten bosh per ushtaret kokpalare, Enveri e kreu pasi spiunet e Sillos i raportuan qe Beqir Balluku ne takimin e fashehte te gjeneraleve ne vilen e tij kishte deklaruar:
TA LARGOJME DIKTATORIN DALLKAUK SE PO NA FALIMENTON ME BUNKERET E TIJ DHE PARANOJEN E TIJ
Keshtu e spjegon enciklopedia britanike (po dyshove dhe nuk besove mund ta postoj copy-paste) ekzekutimin e Beqir Ballukut dhe gjeneraleve te tij ate kohe kur Enveri bente shurren ne breke nga paranoja e humbjes se pushtetit dhe angazhoi NSHMI – te e gjithe vendit per te prodhuar bunkere idiote prej hekuri dhe betoni qe kane mbetur deri me sot si permendore e injorances ne drejtimin e shtetit, ne nje kohe kur shqyptaret i kishte telendisur si hije qe luftonin per mbijetese si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu, duan apo s’duan ta pranojne fanatiket e tij ne kete forum te nerum te gazetes DITA
GJERMANIA FEDERALE NE VECANTI DHE PERENDIMI NE PERGJITHESI E KISHIN INJORUAR ENVERIN DHE SHQYPNINE TOTALISHT DUKE E LENE TE VDISTE NGADALE NE DIMRIN E VETMISE SE MADHE
Te gjitha perpjekjet per ta paraqitur Diktatorin sadist stalinist si nje Lider me prirje Perendimore jane nje tentative e deshperuar per te rilindur “Enverin e Lig” dhe “ Enverin e Mire” alla Paskal Milo&Lukuni qe gazetari i Nexhmijes, Xhevdet Shehu e perserit pa pushim si dacibao propagande per fanatiket e tij. Sepse e gjithe kjo estrade me humor propagande komuniste nuk merr parasysh nje fakt thelbesor qe mund te formulohet fare thjeshte:
PERENDIMI HE BOTA DEMOKRATIKE ASNJEHERE NUK HEDH PARATE KAPITALISTE BADIAVA PER NJE REGJIM SADIST DHE GJAKATAR SIC ISHTE DIKTATURA E FALIMENTUAR E ENVERIT NE SHQYPNI
Ndihma nga “Popuj Vellezer te Perjetshem” jane tipike per vendet komuniste kur BRSS hidhte parate badiava perte perhapur komunizmin si pandemi e MORRIT te Kuq kudo ne Bote. Por kjo ndihme “VELLAZERORE” nuk eshte tipike per Perendimin Kapitalist qe hedh parane vetem ku ajo gjen teren te shumezohet per te sjellur fitim apo mbivlere sipas Baba Marxit he ne kete kendveshtrim nje deshire oksidentale e Enverit per t’u afruar me Gjermanine Federale duke abandonuar Gjermanine Komuniste DDR, kur kishte mbetur TROKE ne Dimrin e Vetmise se tij ne 1982 kjo deshire e Enverit ne paranojen e tij, kur kishte ekzekutuar edhe te Fundmin e Mohikaneve komuniste duket me shume si nje:
ENDERR E NJE NATE VERE