Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Djali vrau dhe hodhi në pus babain, dëshmia e bashkëpunëtorit: Më dha 20 mijë lekë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Djali vrau dhe hodhi në pus babain, dëshmia e bashkëpunëtorit: Më dha 20 mijë lekë…
KronikeLajmi i fundit

Djali vrau dhe hodhi në pus babain, dëshmia e bashkëpunëtorit: Më dha 20 mijë lekë…

Published: September 6, 2024
Shpërndaje

Dëshmia e 25-vjeçarit të arrestuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e 62-vjeçarit Enver Balla nga djali i tij ka hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen makabër të Shënavlashit.

Sipas grupit hetimor, i punësuar si bari në fermën e familjes Balla, Edison Brahaj ka pranuar se ditën e krimit, më 13 gusht, ka qenë disa metra larg vendit ku u ekzekutua Enveri. Ai ka pranuar se dëgjoi dy të shtëna dhe më pas është thirrur nga Aldi (Esmeraldi) për ta ndihmuar të zhvendosin trupin e viktimës, të cilin fillimisht e kanë fshehur në ferra.

Të nesërmen (më 14 gusht) janë kthyer dhe e morën trupin për ta hedhur në pusin afër një stani tjetër. Për këtë ai ka deklaruar se është paguar nga Esmerald Balla me 20 000 lekë, ndërsa 30-vjeçari i akuzuar për vrasje ka thënë se i ka dhënë 250 000 lekë.

- Publicitet -

Gjatë kontrollit në banesë, Brahajt iu gjetën 145 mijë lekë.  Pavarësisht kësaj kontradikte në “çmimin” e paguar për bashkëpunimin në krim, akuzat që rëndojnë mbi punëtorin e fermës për grupin hetimor janë të qarta, “fshehje ose asgjësim i kufomës”, “moskallëzim i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Pas vrasjes dhe hedhjes në pus të kufomës, më 15 gusht, Esmerald Balla ka denoncuar në polici largimin e babait nga banesa dhe ka nisur të vijojë me skenarin e zhdukjes së babait me një grua duke marrë me vete kursimet e familjes në vlerën e 7,5 milion lekëve.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se vrasja nuk ka qenë një akt vetëmbrojtjeje, siç përpiqet ta paraqesë autori, por një ekzekutim i babait që është qëlluar me dy plumba nga pas, një plumb pas koke dhe një në kurriz.

Ndërkohë hetimet vazhdojnë me intensitet për të zbuluar nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Një fakt intrigues që pret të marrë përgjigje është dhe kush e solli kasafortën e hapur me gur fresibël disa ditë pas krimit rreth 30 metra në afërsi të banesës.

Ishte 25-vjeçari i arrestuar, apo një person tjetër i përfshirë në skenarin e Esmerald Ballës për të zhdukur gjurmët e krimit përmes inskenimit të largimit të papërgjegjshëm të Enverit nga shtëpia bashkë me kursimet e familjes?

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • pilo Lala says:
    September 6, 2024 at 1:32 pm

    Baballaret e asaj zone te ruhen, se kalamajte po i vrasin per para.

    Reply
  • Peshi says:
    September 6, 2024 at 2:25 pm

    Mos u çuditni se ne Amerike te veriut femijet edukohen prej filmave qe prindërit jane armiqtë e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit
  • Sekretari i NATO-s konfirmon Samitin në Tiranë, por jo kohën
  • “Ndaloni dhe vizitat”, Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
  • Nga Macron me syze të errëta te Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti i NATO-s

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?