Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Do kemi fraksion të tretë? Situata del jashtë kontrollit në PD, Bardhi ‘ngrin’ Bashën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Do kemi fraksion të tretë? Situata del jashtë kontrollit në PD, Bardhi ‘ngrin’ Bashën
KryesorePolitike

Do kemi fraksion të tretë? Situata del jashtë kontrollit në PD, Bardhi ‘ngrin’ Bashën

Published: July 27, 2023
Shpërndaje

Ndonëse Këshilli i Etikës vendosi shfuqizimin e vendimit të Gazment Bardhit për të mbledhur Këshillin Kombëtar, ky i fundit nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij dhe pasditen e së enjtes ka zhvilluar takimin online.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar nisi në orën 19:00, ku sipas raportimeve, të pranishëm kanë qenë 245 anëtarë nga 453 gjithsej, duke plotësuar kuorumin e nevojshëm.

Burime bëjnë me dije se Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur të anulojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe farsë.

Këshilli Kombëtar ka pranuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike më 21 mars 2022, si edhe dorëheqjen më datë 17 Maj 2023 të Enkelejd Alibeajt, nga posti i nënkryetarit të partisë.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar ka vendosur që dorëheqjen e nënkryetarëve Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj ta vlerësojnë në një mbledhje tjetër.

Këshilli Kombëtar ka ngrirë edhe funksionin e Kryesisë së PD, sipas “Report TV”.

“Këshilli Kombëtar vërejti se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kourum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë. Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor. Të gjitha këto vendime janë anulluar dhe Këshilli Kombëtar ka vendosur të pezullojë veprimtarinë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj”, thuhet në vendimin e Kryesisë.

Vendimin e Bardhit për të mos u tërhequr, kryesia e quan shkelje dhe vendim për arsye personale politike. Sipas Kryesisë çdo pretendim i Bardhit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar është për arsye personale politike

Në reagim thuhet se Kryerja e veprimeve aktive për organizmin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga ana e Sekretarit  të Përgjithshëm, në kundërshtim me vendimin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës është shkelje flagrante dhe e hapur e Statutit të Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike do të vijojë rrugën e saj për riorganizimin dhe ringritjen e strukturave të saj të  çdo niveli. Ky proces është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për rrugëtimin e PD drejt përmbushjes së misionit te saj. Të shtunën demokratet do të zgjedhin Kryetarin dhe do të nisin ringritjen dhe riorganizimin e saj” thuhet në reagimin e Kryesisë. Pak para se të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar, Bardhi i përgjigjet Kryesisë duke thënë se e ardhmja e PD dhe vendit tonë është mbi gjithçka, edhe mbi hallet dhe interesat personale të deputetëve. “Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. E ardhmja e PD dhe Shqipërisë mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal”, shkruan Bardhi.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Fjale me vend says:
    July 28, 2023 at 10:19 am

    Nuk e di pse tek fytyra e ketij Gazmend Bardhit nuk shoh asgje te mire. Leshi i tij i mjekres ka dicka te eger, vulgare, te ndotur, te pasinqerte, kaotike, te pabese, pa asgje fisnike. Nuk e di pse fytyra e Bardhit sa here me del pa dashje neper tv-ra e portale, vete TV-rat me duken si varre dhe portalet me duken si mortale. Nuk e di pse veshtrimi i bardhit ka dicka primitive qe qe ne thellesi shprehin tjeter gje nga ato qe flet, dhe me ben aq shume pesimist e me deshperon tej mase per te ardhmen, qe me kall daten dhe me fut friken deri ne palce. Larg qofte, duke pare fytyren e Bardhit, me shkon mendimi: Sa do ti shkonte per shtat nje tirani mizor fytyra e tij..?? Mundet te jem gabim dhe mbase Gazmend Bardhi te jete vertet nje njeri fisnik, i ditur, i ndershem, i dashur, largpames, xhentellmen dhe politikan brilant !

    Reply
  • Ilirian Qelbaci says:
    July 28, 2023 at 10:47 am

    Fjale pa vend po thua or ti. Fytyre e sinqerte dukej dhe ajo e Ahmetajt por…ku e ke sot te kam rixha?

    Reply
  • Fjale me vend says:
    July 28, 2023 at 11:18 am

    haha Arben Ahmetaj fytyre te sinqerte??? E sfidoi dhe evolucionin e Darvinit, prejardhja e Arben Ajmetajt ka qene njeriu, ne ditet e sotme u kthye ne majmun.

    Reply
  • 48t9cpy says:
    July 28, 2023 at 11:47 am

    O FYTYRE PA YNDYRE
    PO FYTYRA GEJ E BASHE SPOIUNIT E KRIMINELIT TE PLQENEM O VEMJE
    E FANDAKSUR
    DUKET QE JE FSHATAR NE GEN

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe
  • Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat sekrete për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  • Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  • Investigimi: Oligarku rus i afërt me Putinin financoi fshehtas dasmën e djalit të Donald Trump
  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij

Komentet e Fundit

  1. luterkingu on FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. aqif kapertoni on Libri i Abrahams: Çfarë ndodhi me Nanon në 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë
  3. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  5. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?