Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do lëndoj veten”, zbulohen mesazhet e viktimës me të dashurën para krimit në Shkodër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Do lëndoj veten”, zbulohen mesazhet e viktimës me të dashurën para krimit në Shkodër
AktualitetKronike

“Do lëndoj veten”, zbulohen mesazhet e viktimës me të dashurën para krimit në Shkodër

Published: February 19, 2025
Shpërndaje

Detaje të reja vijnë nga ngjarja tragjike e së martës në Shkodër ndërsa gjendja shëndetësore e Anila Ndoka Prendushit vijon të jetë tepër e rëndë.

Edhe pse ishte menduar që ajo të sillej në Tiranë për një trajtim më të specializuar, mjekët kanë vlerësuar se gjendja e saj nuk e lejon transportin.

Për këtë arsye, ajo po mbahet nën monitorim të rreptë nga mjekët në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

- Publicitet -

Sipas burimeve, hetuesit kanë zbardhur bisedat mes çiftit përmes ekspertizës së telefonave celularë.

Një nga mesazhet e fundit, i dërguar pak para ngjarjes, tregon për një gjendje të rënduar psikologjike të Kolë Manajt.

“Bëhet fjalë për një mesazh ku Kolë Manaj, në një gjendje të rënduar emocionale, i ka kërkuar Anilës që të takoheshin, duke e paralajmëruar se do të lëndonte veten. Ajo i është përgjigjur duke i kërkuar të takoheshin dhe të mos bënte veprime të gabuara”, raportojnë burimet nga hetimi.

Pas kësaj bisede, Manaj është paraqitur pranë vendit të punës së Prendushit ku ajo është futur në makinën e tij dhe më pas ka nisur një debat mes tyre.

Debati ka përfunduar tragjikisht, pasi 34-vjeçari ka qëlluar Anila Ndoka Prendushin me një plumb në ballë dhe më pas ka drejtuar armën drejt vetes, duke e qëlluar veten në kokë.

Sot, hetuesit kanë marrë në pyetje familjarët e dy personave të përfshirë, si dhe disa dëshmitarë, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se tragjedia ndodhi ditën e martë, kur Kolë Manaj, 34 vjeç, plagosi rëndë partneren e tij, Anila Ndoka Prendushin, dhe më pas i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
  • Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  • Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  • FOTO: Bota në rreth 30 shkrepje, mes triumfit njerëzor dhe krizave që nuk flenë
  • Saga e hakmarrjes në Sarandë pas plagosjes së dyfishtë në 2025

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë amerikane vijnë në Tiranë
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?