Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se nesër (12 qershor) dhe të martën 23 qershor, do të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh për shkak se do të zhvillohet në “Air Defender 23”, stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s.
Kjo është stërvitja më e madhe e këtij lloji që nga krijimi i aleancës ushtarake në vitin 1949 dhe Gjermania do të shërbejë si vend pritës dhe qendër logjistike. Nga data 12 deri më 23 qershor, 250 avionë do të vendosen në gjashtë baza ushtarake, ku do të marrin pjesë 25 vende.
Vetëm SHBA dërgon 100 avionë përtej Atlantikut. Në ajër, pjesëmarrësit do të stërviten në situata krize në tre zona fluturimi: mbi Gjermaninë veriore në Detin e Veriut, në lindje dhe në një brez të vogël të Gjermanisë jugore. Këto zona do të mbyllen në mënyrë alternative për avionët civilë çdo ditë për disa orë.
Edhe autoritetet gjermane nuk përjashtojnë vonesat në nisje apo në mbërritje të fluturimeve të aviacionit civil. Forcat amerikane po dërgojnë avionin luftarak F-35, avionin luftarak më modern të aleancës, për të marrë pjesë në stërvitje. Kosova u përjshtua nga stërvitja “Defender Europe 2023”, si ndëshkim për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
