Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Do të vihet në punë brenda pranverës, NATO hap bazën e parë ajrore rajonale në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Do të vihet në punë brenda pranverës, NATO hap bazën e parë ajrore rajonale në Shqipëri
Lajmi i funditPolitike

Do të vihet në punë brenda pranverës, NATO hap bazën e parë ajrore rajonale në Shqipëri

Published: January 17, 2024
Shpërndaje

NATO konfirmon për Faktoje se baza ajrore e Kuçovës, një investim prej 50 milionë eurosh, do të vihet në punë brenda pranverës. Përtej afateve të tejkaluara për këtë investim, ekspertët e vënë theksin tek rëndësia që do të ketë baza e parë ajrore e NATO-s në Shqipëri për sigurinë e gjithë rajonit. Në janar të 2022, NATO nisi rindërtimin e bazës ajrore të Kuçovës. Ish baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në 1952 shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.

Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s. Gjashtë vite më pas, kësaj baze, sipas NATO-s, i mungojnë vetëm disa detaje për t’iu prerë shiriti.

“Punimet pritet të përfundojnë në fund të muajit janar; infrastruktura e kompletuar do t’i transferohet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë sapo të përfundojë dhe të pranohet certifikimi përfundimtar dhe vënia në punë. Kjo ka shumë të ngjarë të ndodhë shumë shpejt, brenda tremujorit të parë të 2024”, konfirmon një zyrtar i Aleancës Atlantike për Faktoje. Për Ministrinë e Mbrojtjes, hapja dhe inagurimi i bazës ajrore në Kuçovë lidhet ngushtësisht me dy elementë.

- Publicitet -

“…me përfundimin e të gjithë investimit të NATO-s si dhe me realizimin e një sërë projektesh që janë pjesë e detyrimeve të palës shqiptare si pjesë integrale e këtij investimi”, sqaron Ministria, pas një kërkese për të drejtë informimi.

Një zyrtar i NATO-s tha për Faktoje se baza ajrore do të ketë përdorime të shumta dhe avantazhe operacionale.

“Pas përfundimit, baza do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të NATO-s (si aktivitetet e policisë ajrore greke dhe italiane dhe mbështetja e misioneve të Forcave të Paralajmërimit të Hershëm dhe Kontrollit Ajror të NATO-s mbi territorin shqiptar)”, theksoi ai.

Ngritja e kësaj baze 15 vite pasi Shqipëria iu bashkua NATO-s shkon përtej interesit të vetëm një shteti.

“Si një shtet anëtar i Aleancës më të madhe Politiko-Ushtarake, shteti shqiptar dhe FARSH me këtë investim që po realizohet, do t’i ofrojnë NATO-s një bazë ajrore me infrastrukturë dhe kapacitete moderne si dhe standarde bashkëkohore të cilat do të bëjnë të mundur dislokimin e mjeteve ajrore të Aleancës apo edhe mjeteve tona ajrore, në situata të ndryshme qoftë për operacione stërvitore apo edhe për detyra të tjera në interes të Aleancës”, argumenton Ministria e Mbrojtjes.

Kolonel Dritan Demiraj, që më herët ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, thekson rëndësinë që ka ngritja e bazës për sigurinë e gjithë rajonit.

“Në gjykimin tim, rëndësia e kësaj baze është e madhe, për arsye se në shtesë të bazave ushtarake detare dhe ajrore amerikane në Greqi, kjo bazë mund të shërbejë si bazë e avancuar operacionale për mbështetjen e forcave të NATO-s me njësi të forcave speciale, për të cilën Shqipëria ka edhe SOTG-në e NATO-s për këto misione” – Kolonel Dritan Demiraj.

Sipas tij, baza e Kuçovës mund të shërbejë gjithashtu edhe për furnizimin e mjeteve të ndryshme ajrore të NATO-s en-route në vende të tjera në afërsi të vendeve të konfliktit, organizimin e Task-Forcave Ajrore të njesive speciale (ASOTU), mjeteve ajrore të cilat mund të jenë në misione Kërkim-Shpëtimi por jo vetëm. Një tjetër element i rëndësishëm sipas kolenelit është fakti që ngritja e bazës forcon rolin e Shqipërisë në Aleancë, dhe për rrjedhojë edhe mbështetjen e saj politike ndërkombëtare. Baza ajrore e Kuçovës do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të Aleancës Atlantike.

Investimi rreth 50 milionë euro i NATO-s në këtë bazë parashikonte ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacionet e armatimit, vendparkimin e avionëve, stacionin kundër avarive dhe zjarreve, si dhe rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit. Punimet duhet të mbylleshin vjeshtën e vitit të shkuar, por afatet u shkelën.

“Në javën e parë të janarit, do të jemi gati të bëjmë përurimin e bazës ajrore të Kuçovës”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa prezantonte buxhetin e mbrojtjes për 2024-n në Komisionin parlamentar të Sigurisë. Edhe këtë fillim janari baza ajrore e Kuçovës nuk ishte gati për inaugurim, sikurse deklaroi ministri Niko Peleshi.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Lala i Lushnjes says:
    January 17, 2024 at 3:06 pm

    Shkolla e Aviacionit Shqiptar do të rihapet?
    Të kemi edhe ndonjë pilot shqipëtar mo çuna.
    Mbase do t’ju mbushet mëndja të mos i vjedhin të gjitha, të blejmë ndonjë avion.

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    January 17, 2024 at 6:05 pm

    Skolla e Aviacionit Shqiptar do të rihapet? Të kemi edhe ndonjë pilot shqiptar. Mbase lënë ndonjë çentezë leku mbrapa “patriotët,, tanë të “mëdhej,, të blejmë ndonjë aeroplan.

    Reply
  • mali says:
    January 17, 2024 at 6:26 pm

    Niko mos u merzit.Janare ka sa te duash ,nuk jane mbyllur ne thes.Nuk na dhe llogari te qarte per buxhetin e mbrojtjes.Kuptuam qe buxheti I mbrojtjes shkurtohet dhe blerja e helikoptereve moderne rritet ne sasi.Mbase kemi te bejme me modele te reja tregetie.Sa do te rojme ,do te mesojme.

    Reply
  • Arjan says:
    January 18, 2024 at 7:08 am

    Per te gjithe ata qe nuk e dijne:
    NATO nuk ka baza apo forcat e veta të armatosura, por ka një strukturë komanduese ushtarake të përhershme, të integruar, të përbërë nga personeli ushtarak dhe civil, nga të gjitha shtetet anëtare.
    Pra, kuçova nuk eshte nje baze ajrore e NATOs, por eshte baze e FAse qe I vihet ne dispozicion NATOs nese do ti duhet ndonjehere.
    Gjithcka tjeter eshte propogande !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?