Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dodik në kundërsulm, akuzon SHBA-të, BE-në dhe Anglinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dodik në kundërsulm, akuzon SHBA-të, BE-në dhe Anglinë
AktualitetBoteRajoni

Dodik në kundërsulm, akuzon SHBA-të, BE-në dhe Anglinë

Published: August 11, 2023
Shpërndaje

Presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – Millorad Dodik, i ka fajësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe për aktakuzën që Zyra e Prokurorit të BeH-së ngriti ndaj tij, si dhe ndaj drejtorit të gazetës zyrtare të RS, Millosh Lukiç, nën akuzën për veprën penale për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, ku mund të dënohen deri më 5 vite burgim.

Dodik nuk e komentoi personalisht aktakuzën të premten, por zyra e tij pretendoi se ajo ishte “krijim i Ambasadës amerikane në Sarajevë dhe drejtpërdrejt i ambasadorit Michael Murphy si dhe i Britanisë së Madhe dhe BE-së”, madje sipas tyre qëllimi i vetëm i aktakuzës është “të anulojë institucionet e RS të zgjedhura me vullnetin e popullit në zgjedhje demokratike”.

Përveç kësaj, zyra e Dodik-ut potencoi se “populli e krijoi RS-në në gjakun e tij, ndaj nuk do të lejojë askënd t’ia heqë atë”. Nga ana tjetër, ambasada amerikane në BeH tha se ngritja e aktakuzës kundër Dodik-ut është një hap i rëndësishëm në vendosjen e shtetit të së drejtës në BeH.

- Publicitet -

“Ligjet e BiH zbatohen për të gjithë qytetarët. Asnjë individ nuk është mbi ligjin. Presim që institucionet e Bosnjë-Hercegovinës dhe të gjithë qytetarët të respektojnë proceset përkatëse të përfshira në respektimin e atyre ligjeve”, thuhet në reagim, transmeton rrjeti ballkanik i lajmeve “N1”.

Deri më tani, Dodik është përballur me një sërë hetimesh, nga dyshimet për pastrim parash, gjegjësisht blerjen e një vile në Beograd, deri në mohimin e gjenocidit të kryer në Srebrenicë, por asnjëra prej tyre deri më tani nuk ka çuar në një aktakuzë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?