Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dodik nuk lejon hyrjen e përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë: Do e arrestojmë po erdhi!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dodik nuk lejon hyrjen e përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë: Do e arrestojmë po erdhi!
AktualitetBoteRajoni

Dodik nuk lejon hyrjen e përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë: Do e arrestojmë po erdhi!

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka thënë të mërkurën se do t’ia ndalojë hyrjen në entitetin serb të Bosnjës dhe Hercegovinës përfaqësuesit të lartë të Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnjë, Christian Schmidt.

Njoftimi i tij vjen vetëm pak kohë pasi prokurorët ngrenë padi ndaj Dodikut për kalimin e ligjeve që do t’ua mundësojë entitetit serb të Bosnjës – i njohur si Republika Sërpska – anashkalimin apo injorimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnjë dhe të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne nuk e respektojmë Schmidtin”, tha Dodik para mediave në Banja Llukë, kryeqytetin e Republikës Sërpska.

- Publicitet -

“Që nga mëngjesi i sotëm, jemi duke e përpunuar një dekret për mënyrën se si ta kthejmë atë mbrapsht, dhe se si ta arrestojmë nëse ai vjen këtu”, shtoi Dodik.

Schmidt është i ngarkuar me detyrë për t’i mbikëqyrur aspektet civile të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës së përgjakshme të Bosnjës në vitet ’90.

Si përfaqësues ndërkombëtar, Schmidt ka pushtet të madh, përfshirë mundësinë për t’i shkarkuar zyrtarët e emëruar dhe për të vendosur ligje.

Dodiku, megjithatë, nuk ka pranuar ta njohë autoritetin e Schmidit, qëkur ky post e humbi mbështetjen e Kombeve të Bashkuara falë një intervenimi nga Rusia dhe Pekini.

Vendimi i fundit vjen pas disa muajve tensionesh së rritura në vendin e Ballkanit, pasi Dodiku nënshkroi legjislacionin kontroverse këtë verë.

Në korrik, Schmidt i shfuqizoi të dy ligjet e nënshkruara nga Dodiku.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn
  • ​Pas bllokimit global: A po rikthehet normaliteti në sistemet e Microsoft dhe shërbimet anembanë botës
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Seks dhe spiunazh, a rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier

Komentet e Fundit

  1. Simone on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Cudi e madhe on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Abc on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?