Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dodik shkon në Moskë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dodik shkon në Moskë
AktualitetBote

Dodik shkon në Moskë

Published: September 20, 2022
Shpërndaje

Udhëheqësi separatist i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik u takua të martën me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë disa ditë pasi ai shprehu mbështetjen ndaj agresionit të Moskës kundër Ukrainës, njoftuan mediat ruse dhe serbe. Gjatë një vizite të Dodik në Moskë, e rrallë nga një politikan nga Evropa, presidenti rus vlerësoi “partneritetin strategjik” të vendit të tij me Serbinë.

Vizita erdhi mes paralajmërimeve të përsëritura nga Bashkimi Evropian se Serbia duhet të harmonizojë politikat e saj të jashtme me bllokun nëse vërtet synon të bëhet anëtare.

Zoti Dodik, një anëtar serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, është takuar shpesh me presidentin rus, veçanërisht përpara zgjedhjeve kur ai përpiqej t’i tregonte elektoratit shumë pro-rus të serbëve të Bosnjës se ka mbështetjen e zotit Putin. Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës u takua për herë të fundit me presidentin rus në qershor, muaj pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt.

- Publicitet -

Moska është akuzuar shpesh nga Perëndimi se kërkon të destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të Ballkanit nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Serbi dhe Bosnje. Zoti Dodik ka mbrojtur hapur shkëputjen e pjesës së Bosnjës të kontrolluar nga serbët nga federata boshnjako-kroate dhe bashkimin e saj me Serbinë fqinje. Në prag të vizitës së tij në Moskë, zoti Dodik dha një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, ku përsëriti pikëpamjet e tij separatiste, por shprehu gjithashtu mbështetjen për ndërhyrjen ruse në Ukrainë.

“Për shumë vjet, Perëndimi nuk reagoi ndaj shfarosjes së popullsisë ruse në Ukrainë, ndërsa kishte vrasje dhe bombardime të përditshme në Donbas,” tha ai. “E gjithë kjo ishte e qartë dhe Rusia u detyrua të hakmerrej.”

Në janar Uashingtoni ia ndaloi udhëheqësit të serbëve të Bosnjës të njohur për qëndrimin e tij pro-rus hyrjen në Shtetet e Bashkuara dhe vendosi sanksione financiare ndaj tij, pasi administrata e Presidentit Joe Biden e akuzoi atë për “aktivitete korrupsioni” që kërcënojnë të destabilizojnë rajonin.

Milorak Dodik i ka quajtur “gënjeshtra monstruoze” akuzat se kishte grumbulluar pasuri masive për vete, të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij.

Pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan javën e kaluar se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende që nga viti 2014, një burim i administratës amerikane tha se zoti Dodik është njëri prej politikanëve që kishte përfituar nga para ruse për financimin e fushatës së tij.

Putin, mesazh mbështetjeje për Serbinë

Presidenti Putin i dërgoi gjithashtu të martën një mesazh të veçantë Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandar Vuçiç. Serbia është i vetmi vend që kërkon anëtarësimin në BE që ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

“Rusia dhe Serbia janë të lidhura me një partneritet strategjik”, tha Putin, sipas mediave serbe. “Unë flas rregullisht me presidentin Vuçiç në takime personale dhe biseda telefonike për çështje kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.”

Edhe pse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, Serbia gjatë drejtimit 10-vjeçar të presidentit Vuçiç është afruar gjithnjë e më shumë me Rusinë. Zoti Vuçiç është në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku thotë se synon të dërgojë mesazhin se Serbia sipas ligjit ndërkombëtar, ka të njëjtat të drejta të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës si Ukraina për rajonet e kontrolluara nga separatistët prorusë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?