Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Dokument burokratik, pa asnjë peshë”, Vuçiç flet për marrëveshjen Serbi-Rusi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Dokument burokratik, pa asnjë peshë”, Vuçiç flet për marrëveshjen Serbi-Rusi
BoteKryesore

“Dokument burokratik, pa asnjë peshë”, Vuçiç flet për marrëveshjen Serbi-Rusi

Published: September 28, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa foli për presionet e pretenduara ndaj Serbisë, tha më 28 shtator se “një dokument burokratik, pa asnjë peshë të rëndësishme” u përdor në media për të sulmuar Serbinë.

Vuçiç nuk specifikoi se për cilin dokument po fliste, por deklaratat e tij vijnë disa ditë pasi Bashkimi Evropian kritikoi Serbinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e politikës së jashtme me Federatën Ruse.

Më 23 shtator, ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Serbisë, Sergei Lavrov dhe Nikolla Sellakovic, nënshkruan Planin e Konsultimeve të Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve për dy vjetët e ardhshëm.

- Publicitet -

Plani konsultativ 2023-2024 i Serbisë dhe Rusisë u nënshkrua në Nju Jork në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ky është dokumenti i parë diplomatik që Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar që nga 24 shkurti, kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës. Përmbajtja e Planit të Konsultimeve nuk është bërë publike.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha më 26 shtator se BE-ja është “seriozisht e shqetësuar” për afrimin e Serbisë me Rusinë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, tha më 26 shtator se në rrethanat aktuale “pres që Serbia të qëndrojë në mbrojtje të vlerave evropiane dhe të së drejtës ndërkombëtare”.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim me Rusinë, Serbia dërgoi një mesazh krejtësisht të kundërt, pavarësisht se deklaroi se nuk do të njihte rezultatet e referendumeve të rreme që Rusia po zhvillon në territorin e pushtuar të Ukrainës”, tha ai.
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, tha se nënshkrimi i marrëveshjes me Rusinë është “goditje” ndaj procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Më 24 shtator, presidenti serb Vuçiç, u takua në Nju Jork me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov. Edhe pse detaje të atij takimi nuk janë bërë publike nga Presidenca serbe, ato mund të gjenden në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

LEXO EDHE:
Kupa e durimit u derdh! Sfida arrogante e marrëveshjes Lavrov-Selakoviç në Nju Jork dhe zgjimi i diplomacisë perëndimore

Ndërkaq, më 28 shtator, Vuçiç tha se Serbia “nuk mund dhe nuk do të njohë” aneksimin e katër rajoneve ukrainase, në të cilat Moska ka mbajtur referendume të rreme për bashkimin e tyre me Rusinë.

Referendumet, që Perëndimi dhe Kombet e Bashkua i cilësuan si të rreme, u zhvilluan nga 23 deri më 27 shtator. Votimet u mbajtën në katër rajonet ukrainase që janë pjesërisht të pushtuara nga Rusia: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson. Këto katër rajone përbëjnë 15 për qind të territorit ukrainas.

“Serbia i përmbahet ligjit publik ndërkombëtar, Kartës së OKB-së dhe rezolutave të OKB-së. Ne mbrojmë integritetin tonë territorial dhe të vendeve të njohura ndërkombëtarisht”, tha Vuçiç, duke shtuar se ai nuk do të ketë më asnjë qëndrim “përveç Kosovës”.

Serbia ka votuar për disa rezoluta të OKB-së që dënojnë Rusinë për pushtimin e Ukrainës.
Megjithatë, edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, refuzon të harmonizojë politikën e saj me atë të bllokut dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Ndërkaq, zyrtarët në Serbi ende refuzojnë të njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe bllokojnë përpjekjet e Prishtinës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare. Në këto bllokada, Beogradi llogarit edhe në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Sos says:
    September 29, 2022 at 4:12 am

    O VUCO MOS E CAJ TRAPIN
    KE EDVININ SA NJE MAL
    QE SE LE VELLANE BALTE
    EDHE PLUMBIT I THOTE NDAL

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?