Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
InvestigimLajmi i fundit

DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec

Published: June 12, 2026
Shpërndaje

Nga Vladimir Karaj

Me 20 urdhër-arreste dhe qindra milionë euro pasuri të sekuestruara, Prokuroria e Posaçme hedh dritë mbi gjurmët e parave të drogës në projektet e mëdha të ndërtimit të qeverisë “Rama” në Tiranë dhe bregdet, përfshirë edhe resortin në Zvërnec të reklamuar nga familjarët e presidentit amerikan, Donald Trump.

Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti në fund të janarit 2019 një grup burrash nga Shqipëria, por interesi i tyre nuk lidhej me turizmin.

- Publicitet -

Nën diellin e Antileve Holandeze, mijëra kilometra larg Tiranës, ata po diskutonin marrëveshje biznesi të ngritura mbi tre shtylla kryesore; logjistikën e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, transaksionet me tokat në kryeqytet dhe bregdet si dhe projektet e zhvillimit për kulla dhe resorte turistike.

Njeriu kyç i takimit ishte Artur Shehu, një personazh kontrovers me origjinë nga Vlora, që jeton prej dy dekadash në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në takimin e vëzhguar nga autoritetet e huaja ishin të pranishëm gjithashtu bashkëpunëtorët e tij, Arben Ismailaj, Elton Memeti, Adrian Rama dhe Bujar Shehaj.

Sipas hetimeve të kryera së fundmi nga prokurorët Altin Dumani dhe Elida Kaçkini, të nisura fillimisht për transaksionet e dyshuara të tokave në Zvërnec, ky nuk ishte takimi i vetëm i Shehut me qëllim menaxhimin e interesave të tij të biznesit në Shqipëri.

“Shehu merr pjesë në takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Aruba, ndër të tjera, në të cilat është planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë,” thuhet në vendimin e Prokurorisë së Posaçme, ku përmenden edhe takime me “funksionarë të lartë shtetërorë të shtetit shqiptar”.

Dosjet hetimore që BIRN i disponon hedhin dritë mbi falsifikime masive me tokat në bregdet dhe pastrimin e parave të trafikut ndërkombëtar të kokainës në kullat që po ndërtohen në Tiranë dhe në projekte të tjera zhvillimi, përfshirë edhe tokat ku pritet të ndërtohet resorti në Zvërnec i reklamuar nga dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner.

Gjykata e Posaçme miratoi të premten 20 urdhër-arreste për veprat penale të pastrimit të parave, grupit të strukturuar kriminal si dhe trafikut ndërkombëtar të drogës; përfshirë Artur Shehun, dy biznesmenët e mëdhenj të ndërtimit në Tiranë, Ilir Shtufi dhe Orest Sota si dhe persona të tjerë të lidhur me trafikun e drogës apo transaksionet me tokat.

Dosjet hetimore të lidhura me tre procedime të ndryshme penale hedhin dritë mbi një bashkëjetesë simbiotike mes botës së krimit dhe biznesit lidhur me një sërë projektesh të miratuara nga qeveria “Rama” në dekadën e fundit, përfshirë kullat shumëkatëshe “Garden Builing” dhe “Colonnade” të kompanive të Ilir Shtufit në Tiranë, resortin “Green Coast” në Palasë të grupit Balfin në pronësinë e Samir Manes, një truall të lakmuar pranë stadiumit “Air Albania” në Tiranë si dhe sipërfaqe të mëdha tokash në Zvërnec dhe pjesë të tjera të bregdetit me përfitues Artur Shehun.

Në bazë të dokumenteve gjyqësore, historia e perandorisë së fshehtë të pasurive të paluajtshme shtrihet në dy dekada mashtrime, trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsioni shtetëror. Pasuritë e sekuestruara kapin vlera marramendëse.

‘Samiti’ i Arubës

Detajet e takimeve të Artur Shehut në Majorka, Gjermani, Aruba dhe Belgjikë u zbuluan dhe u vëzhguan nga një hetim evropian i vitit 2019 mbi aktivitetet kriminale të “Klanit Osmani”.

Dokumentet theksojnë se midis 24 dhe 31 janarit 2019, në ishullin e Arubës u zhvilluan vëzhgime të disa takimeve mes një grupi shqiptarësh të përfshirë në narkotrafik.

Qëllimi i këtyre udhëtimeve ishte i dyfishtë, sipas dosjes së prokurorisë. Nga njëra anë, planifikohej logjistika e karteleve, ku në dosjen hetimore të dërguar nga autoritetet spanjolle theksohet se personat e përfshirë planifikonin “blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të drogës në Evropë”.

Nga ana tjetër, Aruba shërbeu si pikënisje për investimet në Shqipëri, që sipas hetuesve belgë të referuar nga SPAK kishin mbështetje politike në Tiranë.

Dokumentet belge nënvizojnë se “këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, me mbështetjen e autoriteteve politike”.

Për të injektuar këto shuma marramendëse të fituara nga trafiku në ekonominë e ligjshme, grupi ngriti një skemë klasike, por masive, të pastrimit të parave. Faza e parë, ajo e “vendosjes”, realizohej përmes transferimit të parave të drogës me sisteme alternative si rrugët fizike ose sistemi “haëala”.

Më pas vinte manipulimi i pronësisë. Një nga mjetet më flagrante ishte përdorimi i dokumenteve historike të falsifikuara. Për tokat në Zvërnec u përdor “Regjistri Daimi i vitit 1318, nr. rendor 47”, një dokument në gjuhën osmane që pretendohej se e bënte një paraardhës të tyre, Seit Ahmet Shehu, pronar të mijëra metrave katrorë pyll dhe kullotë. Proceset gjyqësore vërtetuan më vonë se ky dokument i paraqitur për kthimin e pronave ishte tërësisht i manipuluar dhe i përkthyer qëllimisht gabim.

Pasi pronat “fitoheshin”, ato i nënshtroheshin një procesi të gjatë shtresëzimi. Dosja shpjegon se pastrimi bëhej përmes “copëzimeve të shumta të tyre dhe më pas tjetërsimeve të tyre, në format e blerjes, shkëmbimit apo formave të tjera, me qëllim vështirësimin e gjurmimit”. Hapi final ishte dhënia e këtyre trojeve për “subjektet zhvilluese ndërtuese, në marrëveshje ndërmjet tyre, duke integruar dhe përzier në këtë mënyrë të ardhurat e paligjshme me ato të ligjshme”. Ky modus operandi, sipas Prokurorisë, ka lënë gjurmë në projekte gjigante si vilat në Palasë dhe godina polifunksionale “Garden Building” në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Hetimet tregojnë se i ashtuquajturi “samiti i Arubës” ka vendosur fatet e dhjetëra projekteve, që janë tashmë pjesë e dukshme apo fytyra e Tiranës dhe bregdetit të Shqipërisë.

Prapaskenat e zbuluara nga Sky ECC

Komunikimet e dekriptuara nga aplikacioni i koduar, Sky ECC, zbulojnë qartë dhe pa filtra se si anëtarët e rrjetit menaxhonin pazaret miliona-euroshe të pasurive të paluajtshme dhe drogës, njëlloj sikur të bënin pazar për produkte të përditshme.

Bisedat konfirmojnë interesin e tyre të lartë për tokat në jug të vendit. Bisedat janë mes Alfredo Hamzait dhe Adrian Ramës, dy bashkëpunëtorë të Artur Shehut. Prokuroria thotë se këto biseda po ashtu tregojnë se Shehu e të tjerë ishin në dijeni të trafikut të narkotikëve. Shehu, megjithatë, sipas prokurorisë është i kujdesshëm dhe kërkon që bisedat për drogën dhe tokat të bëhen drejtpërdrejt. Në një rast, ai urdhëron vartësin ta priste në Stamboll, ku ai po udhëtonte nga Shtetet e Bashkuara.

Në biseda të tjera, ata udhëzojnë drejtpërdrejt lidhjen e kontratave për vilat në resortet luksoze bregdetare.

Edhe emrat e noterëve e biznesmenëve të njohur në vend përmenden me lehtësi në bisedat e tyre rreth ligjërimit të pronave.

Këto copëza komunikimesh konfirmojnë pikërisht atë që Prokuroria e Posaçme ka ngritur si akuzë: personat nën hetim kishin kaluar nga logjistika e kontejnerëve me lëndë narkotike, në ndërtimin e një perandorie betoni.

Nga Zvërneci te kullat e Tiranës

Në dokumentet e SPAK, takimet, bisedat e koduara dhe transaksionet e pronave lidhen në një skemë të vetme, ku pasuritë e dyshuara si të përfituara përmes falsifikimeve apo parave të trafikut futeshin më pas në ciklin e ndërtimit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, personat nën hetim përdornin “falsifikimin e dokumenteve të përfitimit të pronësisë duke krijuar pronësi të pavërtetë ose duke shtuar sipërfaqet e pronësisë”. Ata kryenin më pas copëzimet e shumta të tyre dhe tjetërsimin, në format e blerjes, shkëmbimit apo dhurimit, me qëllim vështirësimin e gjurmimit.

Tokat u jepeshin më pas subjekteve zhvilluese dhe ndërtuese, duke integruar dhe përzierë në këtë mënyrë të ardhurat e paligjshme me ato të ligjshme.

Kjo mënyrë veprimi, sipas dosjes, shfaqet në truallin pranë stadiumit “Air Albania”, në rrugën “Dervish Hima”, ku prokuroria thotë se veprimet janë kryer nga Adrian Rama, Artur Shehu, Elton Memeti, Alfredo Hamzai dhe Ardian Zykaj “të paktën nga vitet 2017 e në vijim”.

E njëjta skemë, sipas SPAK, shtrihet edhe në vilat e kompleksit “Green Coast” në Palasë, në tokat e përdorura për ndërtimin e këtij kompleksi, në projektet e ndërtimit në Tiranë, si dhe në shoqëri ndërtimi apo kompani të lidhura me personat nën hetim.

Për pronat në Zvërnec, prokuroria është edhe më e drejtpërdrejtë. Në kërkesën e pranuar nga GJKKO, ajo thotë se nga hetimet kanë dalë “dyshime të arsyeshme të bazuara në prova” se pasuritë aty “janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nëpërmjet falsifikimeve”.

Sipas dosjes, këto prona dyshohet se janë përfituar “duke përdorur dokumente të falsifikuara”, si për njohjen e pronësisë nga institucionet shtetërore, ashtu edhe për regjistrimin e saj për efekt trashëgimie.

Në vendim përmendet edhe dokumenti i shumëpërfolur i njohur si “Regjistri i Daimit”, për të cilin Gjykata e Lartë, sipas prokurorisë, ka konfirmuar në arsyetimin e saj se “ka rezultuar i falsifikuar”. Prokuroria shton se toka në Zvërnec dyshohet të jetë zhvendosur drejt bregdetit dhe se mënyra e kalimit të saj tek Artur Shehu përmes shitjeve e shkëmbimeve tregon “mënyrën se si ky shtetas ka përfituar toka të shumta”, me qëllimin e mëvonshëm të shitjes apo investimeve.

Për këtë arsye, GJKKO vendosi sekuestro preventive mbi shumat e krijuara nga transaksioni me kompaninë “Albania Land Development” të administruar nga Redi Struga dhe në pronësi të dy vëllezërve nga Katari, Al Khayyat.

Shuma e sekuestruar në këtë vendim është 128,354,437 euro, e ndarë në tre pagesa dhe bllokimi i menjëhershëm u miratua nga gjykata me argumentin se: “ekziston një rrezik i lartë dhe konkret që këto pasuri të tjetërsohen, asgjësohen apo të transferohen te të tretë”.

Masat e sigurisë të miratuara nga GJKKO

1-Ardian Zykaj, alias Blerim Miftari

2-Alfredo Hamzai, alias Genc Bedini

3-Adrian Rama

4-Erjon Rama

5-Orgest Birçaj

6- Orest Sota

7- Elton Memeti

8-Artur Shehu

9-Leonard Bishaj

10-Arben Ismailaj

11-Edmond Jaupi

12-Besnik Myftari

13-Dritan Aga

14-Luçiano Koçeku alias Artur Mersin Koçeku

15-Dino Koçeku, alias Abedin Koçeku

16-Ervin Koçeku

17-Astrit Vladi

18-Kastriot Vladi

19- Gëzim Islami

20-Ilir Shtufi

Reporter – BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Vlora 97 says:
    June 12, 2026 at 5:14 pm

    Tokat jan t gjitha t falsifikuara
    Cfare lesh projekti do bej ai aty
    Nuk behet asnje projekt me keto qe ka nxjerr sot Spak
    Bluan kot brockulla shureli

    Reply
  • Ad says:
    June 12, 2026 at 5:15 pm

    Prandaj thote ato qe thote-i doli boja .z ndjere tha bleresit do u japin parate pronareve-pra jane shitur,Katarezet kishin paguar

    Reply
  • Emigranti says:
    June 12, 2026 at 5:17 pm

    Nese keto jan t verteta kembengulja e kryeministrit per te vijuar kokfort me projektin e ben bashkepunetor ne trafik deoge dhe mashtrim me hipotekat
    Ky esht skandal e kaluar skandalit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  • Çfarë ndodh pas Ramës?
  • Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai paraqitet në SPAK
  • Protesta dhe festa e 35-vjetorit të PS në të njëjtën orë. Rama: S’është provokim
  • Historia nuk jep “waiver”

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  2. Ad on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  3. Vlora 97 on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  4. Ana on Historia nuk jep “waiver”
  5. fshatari.pafshat on Çfarë ndodh pas Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?