Nga Agred Tafaj
Historia njerëzore ka provuar shpesh se kur njerëzit jetojnë për një kohë të gjatë nën të njëjtin pushtet, fillojnë të ngatërrojnë qeverinë me shtetin dhe liderin me sistemin. Në një moment të caktuar, largimi i një kryeministri nuk perceptohet më si një ngjarje normale demokratike, por si një moment ekzistencial. Pyetja nuk është më “kush do të qeverisë?”, por “çfarë do të ndodhë pasi të ikë Rama?”
Në thelb, problemi i Shqipërisë nuk është thjesht se një njeri ka qëndruar gjatë në pushtet. Problemi lind kur kohëzgjatja e pushtetit fillon të prodhojë një kulturë politike ku institucionet humbasin autonominë e tyre dhe gradualisht përshtaten me logjikën e mbijetesës së pushtetit. Në atë pikë, sistemi pushon së funksionuari për qytetarin dhe fillon të funksionojë për veten e tij, fenomen i cili ka 35 vite që ndodh në Shqipëri.
Filozofi gjerman Georg Hegel shkruante se periudhat historike nuk rrëzohen sepse dikush i kundërshton, por sepse në një moment të caktuar ato nuk arrijnë më të justifikojnë ekzistencën e tyre. Pikërisht këtu duket se ndodhet sot Shqipëria. Pas tri dekadash me të njëjtën filozofi qeverisëse, është e vështirë të shpjegohet pse vendi vazhdon të vuajë nga të njëjtat probleme themelore: mungesa e besimit te institucionet, krimi i organizuar, korrupsioni i përhapur, kapja e shtetit nga interesat politike dhe largimi i vazhdueshëm i qytetarëve. Këto nuk janë thjesht probleme; ato janë simptoma. Tragjedia e vërtetë është humbja e besimit.
Ky ka qenë dhe shkaku se pse nga protestuesit, ditëve të fundit ka ardhur kërkesa për një qeveri tranzitore. Jo sepse ajo përfaqëson një zgjidhje magjike, historia nuk njeh zgjidhje magjike, por sepse në momentin kur besimi publik është konsumuar, nevojitet një mekanizëm që rikthen legjitimitetin e procesit politik.
Qeveria tranzitore nuk duhet të ketë si mision qeverisjen e Shqipërisë. Misioni i saj duhet të jetë shumë më modest dhe njëkohësisht më i rëndësishëm: t’u rikthejë qytetarëve besimin se zgjedhjet e ardhshme janë të lira, të barabarta dhe të ndershme.
Në filozofinë politike, pushteti demokratik nuk buron nga forca, por nga pranimi. Një qeveri është legjitime jo vetëm sepse fiton, por sepse humbësi e pranon humbjen. Kur ky besim mungon, demokracia fillon të zbrazet nga përmbajtja e saj dhe mbetet vetëm forma.
Prandaj, në protestë po diskutohet mbi detyrat e qeverisë tranzitore dhe mënyrat e saj të funksionimit, ku qeveria tranzitore do të shërbejë si urë mes protestës dhe rendit të ri politik. Një qeveri me mandat të kufizuar në kohë dhe pa garuar në zgjedhje, do të kishte si mision garantimin e procesit zgjedhor dhe rikthimin e besimit publik. Paralelisht, do të ishte e nevojshme depolitizimi i administratës shtetërore, monitorimi i plotë i përdorimit të burimeve financiare nga shteti gjatë fushatës dhe sigurimi i një gare të barabartë për të gjitha palët. Këto objektiva dhe mënyrat e formulimit të saj do të miratohen nga protestuesit në shesh, të cilët, siç parashikohet në nenin 2.2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, po ushtrojnë sovranitetin popullor në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ndaj debati i protestës nuk duhet të kufizohet vetëm tek ikja e Ramës, tek emrat e mundshëm për kryeministër, tek partitë apo mandatet. Sfida e vërtetë është ndërtimi i një rendi politik ku besimi tek institucionet të jetë më i fortë se besimi tek individët, dhe ku stabiliteti i shtetit të mos varet nga qëndrimi apo largimi i një lideri të vetëm. Dhe pyetja që duhet ti bëjmë vetes është a do të vazhdojmë të kërkojmë shpëtimin tek liderët, apo më në fund do të ndërtojmë institucione që nuk kanë nevojë për shpëtimtarë?
Agred Tafaj është avokat. Jeton dhe punon në Londër. Është ish-drejtues i protestës studentore 2018.

Retorike filozofike te cilen edhe po ta konsiderosh pozitivisht perfundimi i retorikes del huq, ngase i mungon konteksti i pasigurise aktuale bashkekohore nderkombetare e cila, sot, eshte shtruar per zgjidhje mes superfuqive; dhe Shqiperia ne kete zallamahi nuk eshte faktor percaktues po vecse viktime e mundeshme – si ne vitin 1913… Pra mund te perfitojme serisht vetem shkelma turinjve… duhet qetesi, unitet dhe pragmatizem politik… Sorry.
Po re fshatari pa fat.
Retorika filozofike qendron vetem te komenti jot teresisht i poshter dhe i ulet.
qetesia eshte vdekje per te ardhmen e Shqiperise
Populli duhet te jete sot i gjithi aty, te kapi momentin dhe te perzeri maskarenjte qe e kane cuar faktikisht popullin ne Gremine.
Nuk pritet asgje e mire nga keta qelbesira qe e vetmja gje qe ofrojne, pasi e kane vrare dhe vjedhur kete popull, pasi e kane shkretuar kete vend, ofrojne pragmatizmin!!??
Ku ka me filozofi boshe se kaq?
Nje pafytyresi e ndyre tipike e politikanit shqiptar qe eshte majmur me gjakun e popullit, dhe tani i ofron luge boshe me filozofite pragmatiste
Shporruni
Maskarenj e tradhetare
Prostituta politike jeni te gjithe
Prostituta te shitura
Tradhetare te poshter
Shushunja te ndyra
Ik ore budalla orizi…
Ik ore budalla orizi…
Emrin Agred e dëgjoj për herë të parë.
S’më intereson as avokatllëku i tij si profesion, dhe as nëse ka qënë apo jo organizator i ndonjë proteste studentore.
Thënie të pakonfirmuara zyrtarisht apo të pakapshme fizikisht, janë si ato shashkat e tymosura.
E vetmja gjë me interes është ajo çfarë dreqos në të shkruar. Dhe me sa shoh e ka bërë çorb ose lesh evli muhabetin.
Asgjë me vlerë për momentin.
Asgjë e re nga fronti i perëndimit.
Protestuesit brohorasin njëzëri Rama n’burg, Berisha n”burg, kurse ky i bën dredha kërkesës, mundohet ta anashkalojë shkakun ecvërtetë pse kanë afro dy jave që protestojnë.
Kam bindjen se po të shikontecndonjë parullë: Rama n’Surrel, Berisha n’Lalëz, ky biçim avokati do ta ndjente veten rehat dhe s”do ishte lodhur për t’na mbushur mendjen se eshte apo jo e nevojshme nje qeveri teknike
Jo, pa dorëheqjen e parevokueshme të ramaduros, dhe pa dorëzimin e plaçkës së vjedhur ke SPAK-u, qeveria teknike nuk i hyn në punë as dreqit.
Kaq e thjeshtë është zgjidhja e problematikës.
Pa u demontuar shteti i dreqësisë antiligjore, dhe pa u themeluar shteti i drejtësisë ligjore, çdo qeveri, teknike apo sporadike qoftë, nuk do ndryshojë absolutisht asgjë në mënyrën paradoksale se si funksionon ky shtet me mëndësi feudo-osmane.
Emrin Agred e dëgjoj për herë të parë.
S’më intereson as avokatllëku i tij si profesion, dhe as nëse ka qënë apo jo organizator i ndonjë proteste studentore.
Thënie të pakonfirmuara zyrtarisht apo të pakapshme fizikisht, janë si ato shashkat e tymosura.
E vetmja gjë me interes është ajo çfarë dreqos në të shkruar. Dhe me sa shoh e ka bërë çorb ose lesh e li muhabetin.
Asgjë me vlerë për momentin.
Asgjë e re nga fronti i perëndimit.
Protestuesit brohorasin njëzëri Rama n’burg, Berisha n”burg, kurse ky i bën dredha kërkesës, mundohet ta anashkalojë shkakun e vërtetë pse kanë afro dy jave që protestojnë.
Kam bindjen se po të shikonte ndonjë parullë: “Rama n’Surrel, Berisha n’Lalëz”, ky biçim avokati do ta ndjente veten rehat dhe s”do ishte lodhur për t’na mbushur mendjen, se eshte apo jo e nevojshme nje qeveri teknike
Jo, pa dorëheqjen e parevokueshme të ramaduros, dhe pa dorëzimin e plaçkës së vjedhur ke SPAK-u, qeveria teknike nuk i hyn në punë as dreqit.
Kaq e thjeshtë është zgjidhja e problematikës.
Pa u demontuar shteti i dreqësisë antiligjore, dhe pa u themeluar shteti i drejtësisë ligjore, çdo qeveri, teknike apo sporadike qoftë, nuk do ndryshojë absolutisht asgjë në mënyrën paradoksale se si funksionon ky shtet me mëndësi feudo-osmane.
Heu Bre, qe te besh replike duhet njehere tkuptosh ca ka shkrujt autori. Mesa mor vesht un, ai spo thot qe kjo mos tndodhi, po thot ku duhet te drejtohet protesta e si duhet tjet vazhdimesia nmenyr qe tjet rezultat. Rama n’burg Berisha n’burg esht e drejt po se bejn dot protestusit, e bejn organet kompetente!
Po shuku lef derr, bash njashu osht si thu tkna.
Fluturimi me presh ka ithtarët e vet. Me sa duket preshi të bën me krahë.
Pikerisht fylozofite boshe dhe teorite edukative nuk na duhen tani.Ne gjendjen ku e ka derguar piktoric,Shqiperia eshte me e rrezikuar se ne 1997.Deti i Shqiptareve,Gjiri Sarandes dhe njgushtica Otrantos de fakto administrohet nga greket,Dergimi i kufijve detare ne Hage eshte vetyem nje akt formal i coptimit te siperfaqes detare te Shqiprise.
Per te justifikuar kete akt te rende Tradhtie,po na del me teorine se falja e Sazanit dhe Zvernecit miqve te fuqishem Amerikane, do na mbroje kufijt nga greku.
Shiko cfare i paftyri eshte Edi Rama!Ceshtja e detit ishte mbyllur njehere e mire me vendimin e gjykates kushtetuese.Ky e kruajti vete,Ju kthye e rikthye negociatave,se vdes per ato pazare te felliqura,derisa me propozim te grekeve dergoi kufijte e PERCAKTUAR me dy traktate nderkombetare,ne Hage. Tani ka fshire Sazanin nga Harta eShqiprise,ja ka dhuruar kukulles Ivanka qe te na mbroje nga Greqia.
Kol.Hajro Limaj propozon Formimin urgjentisht te Komitetit te Shpetimit Kombetar.Ish ushtarake patriote,intelektuale te mblidhen te marrin ne dore fatet e Shqiprise,se po na hiken Atdheu,nga nje sharrlatan,rrufjan,me te meta mendore,qe e kane kuptuar gjithe grabitqaret e botes dhe i jane versulur Shqiperise,kush te kepuse ndonje cope.
Ky demua është i çmendur .
Qe mos ekzistoje me “C’fare ndodh pas X a Y” qe zvarriset ne pushtet shume vite, duhet urgjentisht me LIGJ PARLAMENTI jo me shume se 2 mandate kryeministrore per kedo. Mos kete kandidim per te treten here te ndaluar me ligj, fiks si kane ligjin per Presidentin amerikanet (qe eshte njekohesisht dhe Kryeminister) jo me shume se 2 mandate pra.
Ndryshe nuk do themi neser prap “C’do ndodhe pas Rames” por do themi “vajtem prap tek Enver Hoxha”
Shqypnia enveriste pas Edi Rames me fanatike patronazhiste te Partise se Punes, me Institucione dhe Drejtesi si ato te Putinit ne Rusi, me nje popull te vjedhur dhe grabitur, si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu:
ME NE FUND DO TE BEHET SI TE GJITHA VENDET E TJERA TE BOTES DEMOKRATIKE
ku:
Kryeministri ndalohet te zgjidhet, kur e ka babane KILLER komunist