Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja “Buka”, Ahmetaj nxjerr dokumentet: Më ka targetuar Rama, Prokurori po fsheh provat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dosja “Buka”, Ahmetaj nxjerr dokumentet: Më ka targetuar Rama, Prokurori po fsheh provat
KronikeLajmi i fundit

Dosja “Buka”, Ahmetaj nxjerr dokumentet: Më ka targetuar Rama, Prokurori po fsheh provat

Published: September 20, 2025
Shpërndaje

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj reaguar për çështjen “Buka Sh.a”, ku është i akuzuar për shpërdorim detyre. Nga arratia Ahmetaj thekson në reagimin e tij se përjeton presion politik, persekutim personal dhe familjar. Ahmetaj më pas akuzon prokurorin e çështjes Elvin Gjokaj se ka ndryshuar akuzat gjatë procesit gjyqësor, duke e tërhequr fillimisht akuzën për “dëmtim të shtetit”, për ta justifikuar më pas si “lapsus”. Ish-zv.kryeministri shprehet se ky veprim tregon tendencë dhe synim për ta bërë atë target politik.

Ahmetaj gjithashtu shprehet se prokurori e ka ngarkuar me akuza për shkak se është targetuar nga vetë Kryeministri Rama publikisht. Ndër të tjera Ahmetaj thotë se në dokument, ka një moment ku debati Prokuror-Avokat ka të bëjë mes ndarjes së kësaj çëshje në dy pjesë.

Ahmetaj akuzon prokurorin për fshehjen e provave, përfshirë komunikime telefonike dhe dëshmi të personave të pyetur. Ndërsa pretendimin për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ahmetaj e konsideron të pavërtetë, duke argumentuar se rivlerësimi i aksioneve i ka trefishuar vlerat si për shtetin, ashtu edhe për privatët.

- Publicitet -

Më tej Ahmetaj shkruan se Prokurori që vete nuk e zbaton vendimin e gjykatës, e akuzon ish-zëvendëskryeministrin për mos zbatim të vendimit të gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i Ahmetajt: 

Keto dokumente qe po ndaj me ju, do ti ndaj edhe me media te tjera per ti treguar kujdo qe eshte i interesuar se cfare presioni politik, persekucioni personal, familjar po mbaj mbi supe. Dokumentet qe gjeni te atashuar ne kete email kane te bejne me ceshtjen “Buka Sh.a” ku akuzohem per shperdorim detyre.

Do te lutesha te lexonit me kujdes se si prokurori i cili ne fillim me akuzonte qe kam demtuar shtetin, e terheq kete akuze per demtim te shtetit. Se si po ky prokuror fsheh provat perpara gjykates per te mbrotjur personat e perfshire ne dosje, qe nga telefona te caktuar tjane rikthyer, komunikime telefonike ne keto telefona qe jane fshehur, deri tek deshmi te personave te pyetur te cilat nuk paraqiten.

Qe nga korriku i vitit 2022 kur kjo ceshtje u mor nga SPAK, ne media dhe gjithandej perflitej qe un akuzohesha qe kisha demtuar shtetin, kjo gje u shkrua dhe ne akuze.

Nderkohe ne seancen e gjykimit paraprak prokurori terheq akuzen e bere nga vete dora e tij e shkruar e zeza ne te bardhe, se une kam demtuar shtetin. “Eshte lapsus i imi…” deklaron. Eshte kjo qesharake Qesharake?? Eshte tendencioze akuza e dikurshme?? Pooo. “Ta ngarkojme kte se e ka kthyer i madhi ne target”.

E dyta po ta shikoni ne dokumentin e atashuar, ka nje moment ku debati Prokuror-Avokat ka te beje mes ndarjes se kesaj ceshje ne dy pjese, stil tashme i konsoliduar ne shume here i organit te akuzes per te devijuar te verteten. Megjithse ka vendim gjykate qe te mos ndahet kjo ceshtje, prokurori e ka ndare ceshtjen se ashtu i konvenion. Por cila eshte arsyeja? te mos dali panorama e te vertetes e plote duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar me pergjegjesi ata qe jane pjese?

E treta, Prokurori ne akuze pretendon se skam zbatuar Vendimin e Gjykates kushtetuese.

Prokurori qe vete nuk e zbaton vendimin e gjykates, me akuzon mua per mos zbatim te vendimit te gjykates Kushtetuese dhe pse ne rastin tim Kjo gje nuk eshte e vertete. Fakti qe aksionet ne konsekuence te revleresimit te pavarur te kryer nga vleresues te pavarur, tregon se vlera e asseteve dhe aksioneve per kte shkak eshte trefishuar rrezon dhe kte pretendim.
Dhe ky vleresim eshte per te gjitha palet, shtetin dhe privatin, pra aksionet si te shteti ashtu edhe te privatit jane trefishuar me rivleresimin..

Pretendimi i ri i prokurorit eshte qe pse skam vleresuar vetem privatin . Ne baze te kujt ligji e neni ta bej kete? A ka ligj per Shoqerite Aksionere? A ka ligj privatizimi te aseteve shteterore?

Sigurisht qe ka, por prokurori o nuk e njeh o nuk do ti lexoj pasi ne baze te tyre un skam shkelur asnje ligj. Ashtu sic nuk permend asnje ligj qe un kam shkelur ne akuzen e ngritur prej tij apo Rmes.
Ku eshte pare, e ne cilin ligj shkruhet qe kur vleresohet shtepia metrat katror te kuzhines vleresohen me 200 leke, ndersa ato te dhomes se gjumit me 50 leke.

Nese un do kisha bere kete vleresim per te cilin po akuzohem, meritoja te akuzohesha per ate qe me bejne tani. DMTH duke mbrojtur interesat e shtetit e privatit ne te njejten kohe kam bere kte “Krimin” e domosdoshem, se ju duhem ne burg.

E katerta, shifeni gjuhen qe perdor prokurori… Po te ishte i pavajshem sdo bridhte rrugeve te europes. Ku e gjen te drejten te paragjykoj per prezencen apo mos prezencem time ne sallen e gjyqit e cila eshte zgjedhje sovrane e cdo njeriu. Hajde Reforme ne Drejtesi hajde… E mbani mend deklaraten per dosje voluminoze qe as i lezon.

Ne dokumentin ne we transfer gjeni aktin e vleresimit ku do te shihni cmimin e references per vleresimin e

Shpresoj qe ti lezoni kto ne dokumente e te nxirni konkluzion vete. E me tej, pyesni per kuriozitet nje vleresuas te pavarur tjeter se si behen kto vleresime, e si rivleresehot nje Sh.a (shoqeri tregtare).

Nuk esht se habitem me kte gje, qe dikush e quan qesharake. Un qe e kam ne kurriz e di mire pse e kane sajuar edhe kte akuze.

DOKUMENTI (KLIKO)

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…
  • Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  3. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  4. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?