Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja dhe CV-ja e pasur e 9 të dyshuarve të arrestuar në Elbasan… (Fotot dhe emrat)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dosja dhe CV-ja e pasur e 9 të dyshuarve të arrestuar në Elbasan… (Fotot dhe emrat)
AktualitetKronikeKryesore

Dosja dhe CV-ja e pasur e 9 të dyshuarve të arrestuar në Elbasan… (Fotot dhe emrat)

Published: June 29, 2023
Shpërndaje

Të paktën 45 persona anëtarë të grupeve që shpërndanin drogë, u arrestuan nga policia e Elbasanit e cila shpalli në kërkim 7 të dyshuar të tjerë. Aksioni u shtri në shtatë qytete ndërsa mes të arrestuarve, ka edhe anëtarë të bandave kriminale. Report Tv sjell skedën e disa prej të arrestuarve, të cilët janë emra të njohur për policinë, pasi rezultojnë më të shkuar kriminale.

Një prej 45 të ndaluarve në Elbasan si pjesëtar të grupit të shkatërruar kriminal për prodhim dhe trafik droge, është Hekuran Gjeli, një emër jo pak i njohur për blutë e qytetit. Gjeli rezulton të jetë pjesë e grupit të Çapjave, ndërsa më herët është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Burime nga policia bëjnë me dije se personat e arrestuar kanë pasur kryesisht rol dominues në zonat ku kanë kryer shpërndarjen e lëndës narkotike.

- Publicitet -

Erist Skilja, i arrestuar nga Policia e Elbasanit në mesin e 45 të tjerëve për shpërndarje dhe trafik droge është emër i njohur për drejtësinë. Ai dyshohet se në vitin  2019, së bashku me Thanas Bekon, kanë marrë peng kushëririn e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka, Andi Vyshka. Në atë kohë Andi Vyshka ka treguar se është marr peng nga Beko dhe Skilja, të cilët i kanë marr edhe shumën prej 2 mijë eurove. Vyshka pohoi aso kohe se ishte duke konsumuar birra në ambientet e karburant “Krasniqi”, pronë e Ilir Bekos. Fillimisht sipas tij ishte larguar për të përcjell një shoqen e saj, por ishte rikthyer pasi kishte harruar telefonin. Ky ka qenë momenti që është mbajtur nga Beko dhe Skilja. Vetë Andi Vyshka është shprehur në atë kohë se e kanë detyruar të pinte birra dhe drogë.

Albi Biçaku është një tjetër person i arrestuar nga policia, por me të shkuar kriminale. Më 21 shkurt të këtij viti, 27-vjeçari qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Librazhd ku ndodheshin disa të rinj. Si pasojë mbeti i plagosur në këmbë Shpëtim Skura, i cili ndodhej rastësisht në tavolinë. Menjëherë pas ngjarjes autori u largua me makinë dhe prej shkurtit rezultonte person në kërkim.

Tre persona u arrestuan në Elbasan për shpërndarje të lëndëve narkotike në gusht 2021, mes tyre edhe Ahmet Kushi. Arrestimi i këtyre u bë pasi në lagjen “5 Maji”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ahmet dhe Aleksandër Kushit, vëllezër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë. Më tej gjatë kontrollit u gjetën 3 aparate celular, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, një sasi municioni luftarak, kokrra të bardha të dyshuara si metadon dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Pesë persona u arrestuan nga Policia e Elbasanit për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në 2015-ën, në mesin e të cilëve edhe Storado Sadushi, në atë kohë 20 vjeç. Gjatë operacionit u sekuestruan 1kg e 800 gr heroinë, 380 gr kokainë, 3 gr kanabis sativa, 20 gr fara kanabis sativa, 670 fishekë, 400 euro, 7 aparate telefonash celulare, dy peshore elektronike.

Rezarta Isufaj u arrestua në 10 qershor të këtij viti në Elbasan pasi në banesën e saj u gjetën 400 doza kanabis sativa dhe 1 kg tjetër që mbaheshin për qëllim shitje. Bashkë me të në pranga ra edhe i biri Franko Elmazi.

Në janar 2018 Policia e Tiranës arrestoi 5 persona, për shpërndarje kokaine. Mes tyre u arrestua edhe Shpëtim Myrta, në atë kohë 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë. Arrestimi u bë pasi këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar kokainë klientëve, kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut në qytetin e Tiranës. Atyre iu sekuestruan 2 automjete dhe 8 telefona celularë.

Edor Hasanllari rezulton i arrestuar në 2016-ën për grabitje të disa dyqaneve në Peqin. Arrestimi i tij u bë në fshatin Vashaj, me mjetin e tij, tip “Benz” vodhi me thyerje dyqanin me artikuj të ndryshëm në pronësi të shtetasit, por edhe në raste të tjera.

Aldo Gjeli, i arrestuar më herët për vjedhjen në bashkëpunim me persona të tjerë të një magazine dhe mobilierie në 2011-ën. Rudolf Korumi 39 vjeç, u arrestua në flagrancë në fund të vitit 2022 nga Policia e Elbasanit pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën, iu gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14
  • Cili është sekreti i një jete të gjatë? Përgjigjen mund ta kenë tre motra
  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane

Komentet e Fundit

  1. Buda on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  2. demo on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. alldron on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  4. xxx on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  5. Emigranti on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?