Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tendera me porosi, fonde limit dhe fitues në tavolinë: Rasti GECI, një nga shemujt e shpërdorimit të parasë publike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tendera me porosi, fonde limit dhe fitues në tavolinë: Rasti GECI, një nga shemujt e shpërdorimit të parasë publike
KronikeLajmi i fundit

Tendera me porosi, fonde limit dhe fitues në tavolinë: Rasti GECI, një nga shemujt e shpërdorimit të parasë publike

Published: December 28, 2025
Shpërndaje

Ndërtuesi Ramë Geci, pjesë e dosjes së SPAK-ut për tenderat e rrugëve në Shqipëri, listohet nga media investigative si një nga përfituesit më të mëdhenj të parasë publike pa garë. Favoret janë finalizuar përmes kompanisë së ndërtimit Geci shpk, themeluar në 1994.

Gjatë viteve të fundit, kjo kompani ka përfituar rreth 90 milionë euro fonde publike përmes tenderave, vetëm dhe në bashkëpunim. Të dhënat hetimore konkludojnë se këto para publike janë përfituar kryesisht pa garë: me marrëveshje në tavolinë dhe me oferta fituese sa fondi limit.

Këto kontrata klienteliste janë lidhur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia e Tiranës etj.

- Publicitet -

Bazuar në dosjen e SPAK për aferat me tenderat e rrugëve, në 24 gusht 2021, zv/kryeministrja Belinda Ballullu i shkruan kreut të ARRSH-së se i kishte kërkuar kryeministri Edi Rama që të takonte oligarkun Ram Geci për tenderin me vlerë 12 milionë euro me objekt ‘Ndërtim rruga Porto Romano Durrës loti 3’.

Berberi i përgjigjet se e kishte takuar atë ditë Ram Geci kryeministrin.

Dosja e SPAK/ Ram Geci ‘PËRLAU’ 72 milionë EURO nga

Këtë informacion Berberi e kishte marrë nga vetë Geci, pasi të dy “kishin bërë një xhiro” në kantierin e Unazës së Madhe.

Tre javë pas këtyre bisedave dhe takimeve, në 16 shtator 2021, ARRSH-ja me në krye Evis Berberin njofton procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.

Dosja e SPAK/ Ram Geci ‘PËRLAU’ 72 milionë EURO nga

Në 16 nëntor 2021, ARRSH-ja shpall fituese të tenderit pikërisht kompaninë Geci shpk me pronar Ram Gecin. ‘Oferta fituese’ e Ramë Gecit është pothuajse sa fondi limit.

Meqenëse fituesi është paracaktuar në tavolinë janë skualifikuar ofertat e tjera më të ulëta.

Ram Geci shkon tek Rama. Ky vë në lëvizje Ballukun. Nga ana e saj, Balluku vë në lëvizje Berberin. Ai zbaton porosinë, kopsit letrat dhe i jep tenderin Gecit – shkruan Prapaskena.

Është një shembull ilustrues se si ndahet buxheti i shtetit pa garë dhe pa asnjë veprim të parashikuar nga ligjet në dobi të menaxhimit efikas të parasë publike dhe kujdesit për interesin publik.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Dajti says:
    December 28, 2025 at 10:43 am

    SPAK ka 11 tendera te Ballukut nen akuze per te porositur e fiktive me shifer qe kalon mbi 1 miliard Euro !
    Por SPAK mjafton te hape per hetim c’do tender te Ballukes e jo vetem ne keto vite te qeverisjes Rama e do gjeje shkelje e vjedhje me shumice. Se zaten me ato vjedhje neper tendera ky pushtet ka mbajtur e mba me rroga toborret mediatike neper te ashtequajturit TV Kombetare e jo vetem, mba administraten e tejfryre me vende pune fiktive qe marrin rroga pa vajtur fare ne pune, mbajne me honorare dhe ca media andej-kendej per ca artikuj ku ta paraqesin kete vend si me rritjen me te madhe ekonomike e me boom turistik kur eshte vecse vendi me i varfer i rajonit me te ardhurat me te ultat e cmimet me te lartat ne rajon.

    Reply
  • Daniel says:
    December 28, 2025 at 2:47 pm

    ram gec shtjefen lubi balluke e lloj lloj berberash e moren me qafe citjanen…

    Reply
  • Saimir says:
    December 28, 2025 at 2:49 pm

    Ram gec katnari i tropojes, shifi zyren po edhe turirin dhe vlereso liderin global e balluke superhajduten se me ke i ndajne leket e shqiptareve…

    Reply
  • Aldrinp says:
    December 28, 2025 at 3:44 pm

    Po pse nuk e thoni ne kete rend: Rama urdheron Ballukun ti japi Tenderin Rame Gecit.
    Balluku urdheron Berberin ta realizoje kete mareveshje te Edvin Rames me Rame Gecin
    Pra, ky eshte tender i Edvin Rames, jo i Rame Gecit.
    Ca faji ka Geci?
    Tenderin nuk e ka marre me zor.
    Ja dha Rama

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  • Dalin nga “arresti shtëpiak”, GJKKO zbut masën për ish-vartësit e Ballukut
  • “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  • Lëvizja e Flamingove tha “Jo”, tani i duhet guximi për të thënë “Po”

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?