Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja “Revanshi”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për disa nga të pandehurit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dosja “Revanshi”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për disa nga të pandehurit
AktualitetKronike

Dosja “Revanshi”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për disa nga të pandehurit

Published: May 6, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të akuzuarit në një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”.

Bëhet fjalë për Aldo Avdylin, Edson Jozwik, Henerigert Mitrin, ish-drejtor i Policisë Lezhë, Altin Morinën, ish-shef i stërvitjes në RENEA, Jozi Krajën dhe Durim Bamin.

Gjykimi i shkurtuar iu refuzua vetëm Marklen Hakës, për shkak të veprës së rëndë “vrasje e mbetur në tentativë”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të Durim Bamit. Për të, çështja u veçua dhe do të vijojë me gjykim të zakonshëm.

- Publicitet -

Ndërkohë, për të pandehurit që iu pranua gjykimi i shkurtuar, prokurori i SPAK, Alfred Shehu, kërkoi kohë për të shpallur pretencën, ndërsa seanca e radhës u caktua më 20 maj.

Zbardhja e komunikimeve në SKY ECC ka zbuluar disa grupe kriminale të dyshuara si të përfshira në sigurim kushtesh për kryerjen e veprave penale, kultivim narkotikësh në bashkëpunim me struktura policore, atentate dhe episode të tjera kriminale.

Bëhet fjalë për 50 urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK, ndërsa proceset janë ndarë në disa fraksione.

Pak ditë më parë, për një prej fraksioneve, SPAK kërkoi në total 127.6 vite burg për disa emra të njohur të botës së krimit, si Emiljano Shullazi, Gjergji Çukali, Astrit Avdyli, Xhelal Rraja dhe Viktor Imeraj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mishi helm” nga Brazili, salmonelë e antibiotikë të rrezikshëm në produktet e importuara
  • “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  • Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  • Pyetja që mbetet
  • Inteligjenca Artificiale mund të na dalë nga kontrolli’, alarmi i CEO-s së Anthropic

Komentet e Fundit

  1. Socialpis i nershëm... on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  2. Kostandin Shpataraku on Ndahet nga jeta papritur këngëtari grek Giorgos Mazonakis
  3. Socialpis i nershëm... on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  4. Socialpis i nershëm... on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Ethem Lalaj on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?