Nga Artan Xh. Duka
Botuar në DITA
SPAK po dëshmon se nuk fle mbi dosje, ka ritëm breshke por kur të zë, nuk të lëshon! U ka dalë nga duart, “rrjetat” janë hedhur dhe po e merr shtruar për t’i mbledhur ato duke provuar se është e kotë çdo furi apo sokëllimë nga ata brënda saj Nuk ngutet, ndonse për ata në rrjetë çdo minutë është agoni.
Ndërkohë, ndonse u bënë ditë që SPAK e drejtësia po sillen rrotull z. Berisha, ai po shkon ku të dojë e po thotë çfarë të dojë, përveçse në gjykatë! Nëse duhej miratim nga Kuvëndi, pyetja shtrohet përse SPAK nuk e ndërmori atë apo përse nuk ngutet t’a bëjë tani? Ishte vallë një lapsus i SPAK apo, ndoshta qasje e qëllimshme për të tunduar z. Berisha në deklarata e përsiatje mediatike pafund rreth akuzës me synim reflektimin, pasurimin e kopsitjen më tej të dosjes nga SPAK?
Të drejtat e Mirandës
Nëse kjo qasje e SPAK ishte e qëllimshme për të testuar paraprakisht reagimin e të akuzuarit atëhere ky i fundit bën mirë të matë fjalët e tij në konferencat e daljet për shtyp. Ndërsa proteston, mbase me të drejtë, për proçedurën e masave ndaj tij, ai mund të përkeqësojë gjërat me komentet në detaje rreth akuzës apo kur etiketon subjektet e drejtësisë (prokurorë e gjykatës). Nëse të pavërteta dhe ofendime, ato nuk lehtësojnë barrën e akuzës, përkundrazi, mund t’a rëndojnë atë. Normal që akuza prek e acaron por reagimi lyp kohën e vëndin e duhur e nëse avokatët nuk e këshillojnë për këtë, bën mirë të marrë të tjerë.
Heshtja nuk është ligjërisht pranim faji, bile mund të jetë edhe flori. Në Amerikë quhet “Të drejtat e Mirandës” (Miranda Rights) dhe lidhet me të drejtat e atij që ndalet nën një akuzë – e drejta për të heshtur, se çdo gjë që thuhet mund dhe do të përdoret në gjyq, e drejta për avokat… etj. Konteksti nuk është njëlloj por fjala e momentit, edhe në këtë rast, mund të ketë pasoja juridike më pas. Heshtja, jo vetëm nuk ndërlikon gjërat më tej por edhe lë të hapur mundësinë për të befasuar palën tjetër me fakte e analiza në më pak kohë në dispozicion për reflektim ndaj tyre.
Agonia e shpërfilljes e së pashmangshmes
Nëse sot peshku i madh në rrjetën e SPAK niset nga “dy duar për një kokë” dhe shpreson tek një “revolucion” të volitshëm të rradhës, që në mos djeg letrat e akuzës e ringre kultin e legjendës, i jep ndoshta statusin e të dënuarit politik përmes politizimit të proçesit, i është futur detit me këmbë! Nuk janë vitet 90 kur kishte boll pasion në sheshe kur burgosej apo intimidohej lideri i opozitës, kur qytetarët në masë nuk kishin çfarë të humbnin dhe liderat politik gëzonin një farë kredoje morale e besim në elektorat.
Nëse sot peshku i madh në rrjetën e SPAK mendon të bëjë Dimitrovin si dikur në gjyqin nazist, kjo nuk shkon, jo thjesht se gjykata e sotme është e shtetit demokratik dhe ka bekimin e Perëndimit por dhe sepse për të përmbysur raportin akuzues/i akuzuar, ai më së pari duhet të shkojë në gjykatë e ballafaqohet me togat e zeza e kjo mbetet për t’u parë.
Ajo që mbetet enigmë është kjo qasje e tij edhe pas preçedentit Llalla e Ahmetaj, teksa në lojë nuk është vetëm fati i individit por dhe i pasurive të tij. Është vallë endja vërdallë e karshillëku publik e mediatik shënjë karakteri personal e politik apo thjesht synim për të krijuar trazira sërisht? Është kjo një qasje e diktuar nga interesa personale, interesa gjeopolitike nga të tretë pas apo thjesht arrogancë e dikujt që beson se qëndron mbi ligjin? Koha do tregojë.
Dekada të mbushura me abuzim marramëndës nga të dyja krahët e politikës nuk fshihen dot si me magji dhe për fat të mirë, ato dosje që i “gatuan” vetë, sot nuk janë më tabu për SPAK. Shejtani ka dalë nga shishja dhe sot i akuzuari i madh prej SPAK bën mirë të hartojë pa vonesa strategjinë e mbrojtjes në gjykatë për dosjen në fjalë që nuk i vete dëm nëse të tjera mund të pasojnë më vonë.
Si të shtëpisë në gjykatë!
Nuk futet minarja në thes dhe në “turnin” e drejtimit të z. Berisha ka plot të tilla nga 21 janari, Gërdeci, Piramidat, 26 maji, 2008, deti, rruga e Kombit etj. Në mos për njërën tjetrën, akuzë e madhe apo e vogël qoftë (në SHBA Al Kapone shkoi në gjyq për taksat!), leja e Kuvëndit do të merret njëherë, drejtësia do të lëvizë një ditë dhe do trokitet në gjykatë për të pretenduar pafajësi.
Do të jetë rutina e re e kalimit të kohës për politikën e përfolur për korrupsion, një telendisje e gjakngrirje pafund që rëndon po aq, ndoshta dhe më shumë, sesa edhe një dënim që mund t’a marrin ose jo një ditë.
Ndoshta ajo që mund të pezmatojë të prekurin nga SPAK është pllakosja e vetmisë. Ndodh përhera se ata deri dje rrotull tij, ose ishin servila që tani bëjnë llogari të tjera, ose abuzues që mbanin njëri-tjetrin e tani çalltisen për vrimën e miut që nuk i nxë të gjithë, ose idealistë që sot ndjehen të tradhëtuar pikërisht prej atij që i fton për “revolucion”!
Vajtja në gjykatë nuk është opsion (e bën Trump). Atje arsyeja zëvëndëson emocionin dhe bashkë me të edhe makthin e ballafaqimit me “djallin” që shpesh nuk është aq i frikshëm sa e tregojnë! Do të jetë rutina e re, do të mësohen me të, mbase do të zgjatet edhe në kohë nëse dosjet kapin dosjet, mbase aq gjatë sa në vetvete një dënim!
Përtej fatit personal të këtij apo atij peshku të madh, ka rëndësi sot fakti se “vreshtit” të demokracisë e shtetit ligjor i doli roja e bashkë me të ia behu edhe frika tek ata që futën duart atje apo ndoshta kuturisen t’a provojnë ndonjëherë. Për fat të keq, atë që nuk e bën dot vota, mund t’a bëjë drejtësia. E tashmë që i ndodhi z. Berisha, mund t’i ndodhë kujtdo sepse askush nuk bie në sy më shumë se ai dhe peshën e ngarkesën politike nuk e ka askush si ai këto 33 vjet. As Rama vetë! E mbase bashkë me idhujt, shkërmoqet edhe bazamenti ku mund të kacavirret dikush tjetër një ditë!
boll me perpelitje sali, po vjell corben qe gatove, ku I ke trimat apo vrima miut 500 grosh e nga syte kembet, po mesaduket do e besh terkuze se keshtu e do serbi e greku, rremuje e tension por tani ka cecoamerika bicak sa nje shpate se te ishte per ne do mbreteroje gjithe jeten, ngaterrove dhe familjen ne zullum, megjithate litarin na e le jashte se gjithe ai dem ne tranzicion nuk cbehet me, po te pakten me kaq se e keqja nuk ka fund, tani hap rrugen per te tjere se do u shkoje jeta gjykatave tani, do mbini ne deren e saj me buke me vete, do ju duket burgu lule se me mire fund me tmerr se tmerr pafund gjykatave cdo dite se keni bere aq shume zullume sa nuk dalin ditet e perendise thuhet
BOLL O TAN KATRAN ME BOJE
LOJE E RENDE ESHTE KJO PER TY
MOS KE MIZEN NE KESULE
NE PALCE FRIKA TE KA HY
NE SIKLET VERTET ESHTE SALA
KA GJYNAHE PER TE LARE
PARA TIJ KA SHUME NE LISTE
QE DUHEN TERHEQUR ZVARRE
Sa ju pelqejne keto visaret me qoke qe perdor demo nga pasuria e mencurise popullore: E nxorri shejtanin nga shishja;Nuk futet minarja ne thes,etj,,Shume i mallkoni, PASTAJ I KOPJONI.
PO DEMO ESHTE SHKOLLA XHA GAQOS,OR THMIIII,
Ato komjutrat e juaj une jua dhjes,,edhe firmatot,,edhe viturat.
Se demo shkruan me pende e me bojeeeee.,me fletore 4 lekeshe.
Demo eshte nxënësi i Gaqo Borobojkës. Ne me Demo kemi pirë raki mareje e zjer dy herë në apartamentin e Hyskës ke “Pallatet Agimi”. Vetë Nafija e Hyskës na qerasi edhe me gliko arre atëhere kur qemë të rinj.
BO-BO FILUAN TE VERSHOJNE DACIBAOT E ENVERIT NE GAZETEN DITA
“Shejtani ka dale nga shishja” e fillon dacibaon zoti Duka, por me pare Zoti ka derguar ne Toke Xhebrailin e tij kryesor, nga 4 xhebrailat qe e ruanin si bodigarde dhe pikerisht ka zgjedhur jo Shejtanin Sali Berisha, por Satanane Edi Rama qe korruptoi fet e fet FBI duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit dhe qe ka fituar nofken ketu ne SHBA si:
AL CAPONE ALBANEZI
prandaj:
Le te mos i bejme gjerat carap me mashtrime ordinere se Saliu nuk ka korruptuar as FBI dhe as SPAK shqyptar te Arben Krajes, hetuesit te Enverit dhe bedelit besnik te Partise, as Lugatet gjykatese servile te Edvinit qe i shpetuan milionat Saje Qorrit te Habilajve te droges, as avokatet klloun fanatikev te paguar nga Edi Rama
SALI BERISHA ESHTE VETEM NJE NON GRATA SI MIJRA TE TJERE KURSE EDI RAMA ESHTE KORRUPTUESI I FBI SI ASNJE TJETER
A do te thote kjo se Sali Berisha nuk duhet ndeshkuar per krimet e tij qe i njohin te gjithe shqyptaret? Vetkuptohet qe JO! Por ndeshkimi i Saliut nuk duhet te vije nga nje proces si estrade enveriste si “kafete” e Nexhmije Hoxhes
kur:
VIKTIMAT E SALI GERDECIT PO VAJTOJNE DHE KERKOJNE SHPAGIM
Pritej qe nje njeri si Sali Berisha te refuzoje gjykatat. Eshte malok ai.
A mos ka nuhatur hajditi Berisha se te gjykatat stimt nicht
OK,A DUKA:
-TELENDISJA e Sb filloi:90 % e popullit i dinte BËMAT e gjëmat e Sb në 33 vite.Por nuk kishte BESIN se një ditë të bukur tetori prangat do të kërcisnin në familjen e Tij biologjike për KORRUPSION MADHOR,Për të cilën Amerika e futi në listën e ZEZË..!
-Amerika e këshilloi shumë herë Sb për paudhësitë e Tij që nga përgoimi i 7 nga 8 Ambasadorve Amerikan,përveç Rayrsonit që i shkonte nga pas me fjalime të përgatitura për të sulmuar KOMUNIZMIN,një Komunist 100 karat më i rrezikshëm se Enveri.
-Nëse u vonua shpallja NON GRATA,kishte një arsye MADHORE:Drejtësia 100 % ishte e TREDHUR PREJ TIJ.Tashmë dhia që bënte 2 “keca”-Ngordhi.
-Sb tashmë u fut në DETIN me dallgë familjarisht dhe më von me HA-LE-ATËT,duke paguar moralisht,Politikisht dhe Juridikisht të gjitha kostot e Vjedhjeve,Vrasjet(që akoma nuk jan finalizuar dosjet e 21 janarit,Gërdecit),etj,duke u TELENDISUR për shumë kohë në dyert e gjykatave me PROÇEDURA(Si Luli,Like,Mediu,Zeni.. të udhëzuar prej tij) si MAFIOZ I LINDUR..!
-Shpifjet e Sb dhe MIJT e tij që i shkojnë nga pas në STUDJO,FOKTORE e kudo,se nuk shkoi në gjykat se shkelet KUSHTETUTA,është një MARRZI e tij,I cili don tregoi se edhe DREJTËSIA E RE E MONITORUAR NGA SHBA..duhet të zbatoi direktivat e Tij sikur 1992-2013,me të cilët mbuloi 101 krimet në Shqipëri për shkatërrimin e pasurisë Kombëtare mbi 350 mild.$ dhe vrasjen e mbi 20.000 njërzve që nga 2 prilli 1991 Shkodër dhe deri 21 prill 2021 në Elbasan..!
-Manovrat e Sb, avokatëve dhe militantëve ( që bëjnë prekurorin,gjykatësin.. ) që kërkojnë të kthehen pas në vitin 2012 për ndryshimin e kushtetutës për heqjen e IMUNITETIT të deputetit,Kur Sb ishte në pushtet-KM,tashmë kan marr fund.KUVËNDÌ do të mblidhet për heqjen e IMUNITETIT TË TIJ dhe jo për ndryshimin e Kushtetutës.Pasi nuk ka asnjë shkelje Kushtetuse.Pasi Sb thirret në Gjykatë për të dhën EMRIN E BABËS DHE TË NËNËS..!
-Mund të themi pa frikë se 60-70 % e Shqipëtarve për shumë arsye jan ndeshur me qeverisjen e Tij GANGËSTERE 1992-2013.
•Unë që shkruaj( Jo anonim) në 1996 jam futur në burg nga Shpura berishiste mbi 10 orë pse kërkoja të mbroja VOTAT QË SALIU URDHËROI TI MERRTE ME DHUNË E GJAK.Dhe i mori disa herë..edhe në 2009,2011..që dihen tashmë..!
-Për Sb me 101 krimet e tij mund të denoncojnë mbi 500.000 dëshmitar.
-Rënia mësëpari e PIRAMIDËS berishiste 33 vjeçare shpëton PD-në e Shqipërinë..dhe hapet rruga për sekuestro e izolim të gjithë shtetarve që nga 1992 e deri sot,nëse SPAK+GJJKO kërkojnë të hyjnë në HISTORI SI SKËNDRBEU & I.QEMALI.
Keshille per Fatos Tarifen!
Pse ke kaq frike qe gazeta i bllokon komentet ne shkrimet e tij?
Pse ke frike te ballafaqohesh me lexuesit?
Atehere pse shkruan dhe per cilet shkruan?
Si nuk arrin te kuptosh(meqenese je edhe profesor), qe pas PUSHTIMIT 33 VJECAR OTOMANO-GEBELSIAN,shqiptaret duan te shohin e degjojne njerez qe u flasin se si duhet ndryshuar kjo gjendje MJERANE duke iu ofruar MODELE te pershtateshme demokracie e shteti ligjor qe t’i ndjeje dhe perfitoje cdo qytetar i ketij vendi kudo ku banon?
Si nuk e kuptoni se ekstravagandi ANTISHQIPTAR Rama sebashku me kalamanin e keq Veliaj,e kane degdisur Shqiperine ne nje SHKATERRIM MORSL,SOCIAL,EKONOMIK etj gati ne nje shperthim vdekjeprures?
Keto qe po ben SPAK-u jane merite e SHBA e jo te qeverise shqiptare,prandaj mos i mashtro njerezit se vendit i doli nje drite shpetimi!
Shpetimin e vendit e ben nje klase politike e lindur ne nje mjedis demokratik ku te gjithe populli,media etj duhet te jrne OPOZITE E PERHERESHME MEVTD GJITHE QEVERITE!
Se PO NUK QAU FEMIJA NUK I JEP SISE E EMA!
Botuesit dhe kryeredaktori i DITA i kane humbur vlerat idealiste te dikurshme se trajtojne probleme qe nuk i sjellin asgje shqiptareve!
Shqiptaret duan shkrime qe t’u ngrejne ADRENALINEN DEMOKRATIKE,REBELIMIN NDAJ TE KEQES etj dhe jo shkrimet roze,as mish e as peshk!
Sepse o Rebel, Fatos Tarifa eshte nje KALLP.
dhe kallpi nuk shkon Atje ku ja heqin bojen,.Atje ku i ngulin dhembet.Atje ku e gervishin.
Monedha Kallp nuk shkon ne Banke.
Monedha Kallp shkon tek qorrat.
Fatos Tarifa ka syze;ka portret,ka kostum,ka qendrim,por eshte KALLP.
50 vjet me pare,perballe Hotel Pezes ka qene nje kafene,ku pinin kafene shkrimtare,artiste,gazetare.
Ne nje cep ngjitur me banakun ishte ulur nje shtrembaluq,qe mezi ngrinte filxhanin,,zor me vjen ta them,,jarge i kullonin nga goja.
Me thote xha Gaqo:-E shikon Ate Atje?
-Po.
-Ai eshte i famshmi Shtjefen Palushi i revistes Hosteni.Mos e shiko ashtu,se eshte flori i vertete.E di cfare ka thene ?
-Cfare?
-Kur te hapen kufijte,une do te hipi ne maje te pemes,,mos me shtypi turma. Mos ja thuaj njeriu se eshte me spec.
Kane kaluar 50 vjet dhe nuk e harroj mesimin e xha Gaqos:ME MIRE TE JESH NJE FLORI I VERTETE SI SHTJEFEN PALUSHI,SE NJE KALLP.
O Zot i madh !
Të lutemi ty o Zot ta shndërrosh miun Demo në një njeri të vërtetë se gjynah !!!
Një mi nuk duhet të jetë në masën trupore të një njeriu dhe me fytyrë miu.
Ose bëje të vogël nga trupi miun Demo, në masën e një miu si cdo mi, shtoji dhe një bisht si sustë !
Fjale me vend,cfare dmth kallp?
Kallpin ?? Dil para pasqyrës dhe e sheh.
Nuk qenke krejt idjot.
Qenke shejtan-idjot.
CKENI ME TARIFEN
NGA HALLI GABOJ
SI GJITHE BLLOKMENET
PRINDERIT I MOHOJ
ATA QENE NJEREZ
SHQIPETAR SAFI
JO BYTHEPAMBUK
SI KETA TANI
PERSE NUK I LINI
NE GRAZHDIN E VET
KOHA PA MESHIRE
DO TI BEJ SYNET
Ore spaska mbet spiun dhe plak mbi 80 vjec ketu.hahaha