Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtonte trafikun e kokainës me SKY ECC, Madridi i dorëzon Italisë shqiptarin e shumëkërkuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Drejtonte trafikun e kokainës me SKY ECC, Madridi i dorëzon Italisë shqiptarin e shumëkërkuar
AktualitetKronike

Drejtonte trafikun e kokainës me SKY ECC, Madridi i dorëzon Italisë shqiptarin e shumëkërkuar

Published: April 28, 2025
Shpërndaje
terni,italy march 15 2021:car of the police carabinieri parked in the city

Një shqiptar i shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar nga policia italiane në Bolonja.

I prangosuri është një 37-vjeçar, i cili ka zbritur nga Spanja në aeroportin e Fiumicino dhe ndaj të cilit ka pasur urdhër-arresti ndërkombëtar.

Shqiptari ishte zbuluar si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar narkotrafiku nëpërmjet përgjimeve të platformës së koduarkibernetike Sky Ecc.

- Publicitet -

Nga hetimet rezultoi se i riu ishte përdorues i platformës dhe iu gjetën biseda të shumta, mbi të cilat është ngritur edhe akuza, pasi e ka përdorur atë për të menaxhuar importimin nga jashtë të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

Emri i shqiptarit nuk u bë i ditur. Operacioni u krye në muajin mars të këtij viti, kur u ekzekutuan 5 fletë-arresti, por 37-vjeçari nuk figuronte në vend, pasi ishte i arrestuar në Spanjë.

Gjyqtari kishte konfirmuar masat e sigurisë me paraburgim, pasi edhe ata figuronin me telefona të enkriptuar. Shpërndarja dhe trafikimi bëhej duke komunikuar pikërisht në këtë rrjet kriptofonik dhe të dyshuarit janë kryesisht shtetas shqiptarë.

I arrestuari ishte rezident prej vitesh në Bolonja, por ishte zhvendosur në Spanjë në vitin 2022, ku ndodhej në paraburgim për trafik droge.

Arrestimi ndaj tij ishte ndërmarrë pasi iu gjet plantacioni me 2167 bimë kanabisi, 53 gramë dhe 581 tableta marijuanë, 581 tableta kanabisi dhe THC. Shqiptari dyshohet rëndë se ka përdorur lidhjet e tij kriminale për të importuar edhe kokainë.

Sipas hetimeve, nga muaji mars deri në dhjetor 2020, ai ka mundur të sjellë në Itali gjithsej 50 kilogramë kokainë (me vlerë blerjeje tregtare 1.7 milionë euro) dhe 80 kilogramë marijuanë (rreth 300 mijë euro), informon media italiane.

Sapo ka zbritur në Itali, në Fiumicino, i është njoftuar masa e sigurimit në fjalë së bashku me dënimin përfundimtar me 2 vjet e 8 muaj burgim, përveç pagesës së gjobës prej 12 mijë eurosh. Ai kishte qenë i arrestuar edhe më 30 prill 2019, kur ndodhej në Bolonjë.

Me atë rast ai ishte kapur në parkingun e nëndheshëm të qendrës tregtare ‘Centro Lame’ në Via Marco Polo, me 150 gramë kokainë të destinuar për shitje dhe ishte person me precedentë penaël në këtë fushë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë
  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale

Komentet e Fundit

  1. Zylfikar Pinduk on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Partizani on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. Partizani on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. Partizani on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. Partizani on Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?