Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtor i ri i CIA-s, kush është republikani që njihet për lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Drejtor i ri i CIA-s, kush është republikani që njihet për lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
BoteLajmi i fundit

Drejtor i ri i CIA-s, kush është republikani që njihet për lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Published: November 13, 2024
Shpërndaje

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump po vazhdon të përzgjedhë njerëzit në postet kyçe të administratës së tij.

Ai ka zgjedhur John Ratcliffe si drejtor të ri të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

“Mezi pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit. Ai do të jetë një luftëtar i patrembur për të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve, ndërsa garanton nivelet më të larta të sigurisë kombëtare dhe paqes…”, ka shkruar Trump.

- Publicitet -

Po kush është John Ratcliffe?

Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA.

Më 2016, Ratcliffe kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.

Në disa takime të tjera shihen fotografi të Ratcliffet me Pandeli Majkon, ish-ministër i Shqipërisë për Diasporën dhe me Gerti Bogdanin, ish-deputetin e ndjerë.

Takime me të kanë pasur edhe zyrtarë nga Kosova, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kongresisti Ratcliffe është mik i afërt me biznesmenë shqiptarë në Amerikë. Kjo dëshmohet nga fotografitë e postuara në rrjete sociale nga këta biznesmenë.

Në mandatin e parë të presidentit Trump, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte përshëndetur përzgjedhjen e John Ratcliffe në krye të Inteligjencës Amerikane.

“Kosova është me fat që ka në krah ShBA-në dhe në rrafshin e sigurisë përket në botën të cilës i prinë Amerika. Partneritetin tashmë të ndërtuar në fushën e sigurisë jemi të vendosur ta forcojmë. Ratcliffe është shumë mirë i informuar për Kosovën dhe njohës i zhvillimeve në rajonin tone”, kishte shkruar Haradinaj në atë kohë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • mali says:
    November 13, 2024 at 12:56 pm

    Nuk na duhen foto ,na duhen pune.
    Amerika nuk eshte vendi fotove por I punes.

    Reply
  • Ardian says:
    November 13, 2024 at 3:08 pm

    Hiqni more njetez hiqni dore nga keto perralla dhe iluzione se kush ben foto… eshte mik. Foto ata bejne me te gjithe njerezit sepse jane sherbetore te sistemit publik… nuk jane barkderra dhe politikane Shqiptare qe ulen ne tavolina vetem per pazare… Late nam me keto idiotesira tipike injoranti dhe inferioriteti… Ata njerez jane ftuar nga nje komunitet dhe shkojne… bejne foto dhe aty mbaron historia… ju idiotet filloni dhe perrallisni…. lidhje te ngushta thoni… Edhe une kam foto me Guvernatorin e California’s ne nje eveniment… por as ma di emrin dhe as ka shans ta kem mik dhe te kem “lidhje te forta”

    Reply
  • demo says:
    November 13, 2024 at 3:32 pm

    Ardjan nuk do gjykoja me mire.

    Reply
  • SOKRATI says:
    November 13, 2024 at 4:12 pm

    Do të na ndihmojë Ai, do të na ndihmojë Ajo! Broçkulla dhe koçkulla! Shqiptar, bëhu njeri dhe ndihmoje vet-veten! “I zoti e nxjerr gomarin nga balta” – është një thënie e vjetër e të mençurve të popullit shqiptar që nga lashtësia, që vlen sot dhe në çdo kohë. Mos shpresoni se do tu ndihmojë Trump dhe vartësit e tij! Në këtë botë të zhurmëshme, kaotike dhe të pasigurtë çdo komb, çdo shtet, çdo popull duhet të merret vet me hallet dhe brengat e tij. Secili ka probleme në vendin e tij. Edukimi i njeriut me normat, me rregullat, me ligjet dhe vështirësitë e jetës ka humbur shumë terren dhe këtë rënie, këtë regres e nxisin “lidherat” në krye gjatë këtyre 30 e kusur vitesh, duke udhëhequr nga “baba saliLeshi”, që shpreson në administratën e Trump se do t’ia heqi NON GRATA-n dhe pëdënë do ta sjellë në pushtet! Kësaj i thonë: -Prit gomar, mos ngordh në baltë, se po vjen një kalimtar i rastit dhe ai do të na ndihmojë! Ky është vetmashtrim i pastër!

    Reply
  • Dorpalari says:
    November 13, 2024 at 4:15 pm

    Po, po, edhe Meloni para se të bënte foto e t’i shtrëngonte dorën Ramës, kishte pritur plot buzëqeshje njëri pas tjetrit liderat e vendeve afrikane. I keni në youtube videot, kërkojini se i gjeni kollaj. Berisha nuk e lau dorën një muaj resht pasi kishte takuar Hoxhën. Po Rama vallë?

    Reply
  • mali says:
    November 13, 2024 at 4:55 pm

    Sokrat ke shume te drejte por kam nje mendim.
    Ti thua populli te mare ne dore fatet e tij.
    Konkretisht ne shqiperi te percaktojme popull.
    700,000 pensioniste ,500,000 nxenes students qe bejne =1,200,000
    Pra nga 2,4 milion na mbeten 1,2 milion.
    500,000 nxenes e studente as e levizen bythen te perkrahin levizjen e studentet e mjekesise .
    Pensionistet I kane vene kapak te drejtave te tyre.
    Pjese e ngelur jane shitesit ne rruge te bananeve, preshit dhe brekeve.
    Ata jane te kenaqur .
    Ata nuk duan t’ia dine se c’behet me taxat e tyre sepse aq eshte niveli kulturor .
    Fshati?
    Edhe ata luftojne per mbijetese me prodhimet e tyre bujqesore e blegtorale.
    Ky eshte populli.

    Reply
  • ¿? says:
    November 13, 2024 at 5:05 pm

    Thone qe ky ka lidhje shume te ngushta edhe me ate Elisa Spiropordhin

    Reply
  • Arben Tashko says:
    November 13, 2024 at 5:08 pm

    Besoj se:

    Miqesia ndermjet dy vendeve bazohet ne
    principe te pranuara nga te dyja palet, me
    bindje te plote, pas shume diskutimesh
    konstruktive, plotesisht transparente e
    pa nenkuptime, qe duhet te respektohen.

    Keto Principe jane te pranishme ne te gjitha
    mareveshjet dhe kontratat e nenshkruara.

    A mund te perkrahe dikush ATE qe shkel
    mareveshjet e bazuara ne respetimin e
    interesave reciproke, te dokumentuara
    e te arshivuara.

    Jeta ka dinamiken e saje dhe probleme
    te reja do dalin por ATO do te zgjidhen,
    kur jane hedhur themele te thelle ne
    maredheniet me ATE qe e ka provuar
    perkrahjen per mbrojtjen interesat e
    Shqiperise dhe Kombit Shqiptar ne te
    ardheshmen, kur kushtet do te jene krijuar.

    Duhet te mos harrojme se ndersa ne
    shohim ne nje zone te caktuara per
    per te realizuar interesat tona, bota
    eshte shume me e madhe. Eshte
    aleati jone primar strategjik qe do te
    siguroje stabilitetin dhe paqen, pa te
    cilat te gjithe arritjet tona deri ne ate
    moment, mund te shuhen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?