Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtoresha e CEFTA-s: Një treg i përbashkët Rajonal për integrimin e shpejtë në BE, 20 nisma konkrete për bizneset dhe qytetarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Drejtoresha e CEFTA-s: Një treg i përbashkët Rajonal për integrimin e shpejtë në BE, 20 nisma konkrete për bizneset dhe qytetarët
Ekonomi

Drejtoresha e CEFTA-s: Një treg i përbashkët Rajonal për integrimin e shpejtë në BE, 20 nisma konkrete për bizneset dhe qytetarët

Published: March 1, 2024
Shpërndaje

Samiti Rajonal mbi Planin e “Rritjes dhe konvergjencës për Ballkanin Perëndimor” i mbajtur dje në Tiranë, mblodhi liderë nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe organizata të tjera dhe aktorë kyç në proceset për anëtarësimin në BE, me qëllimin për të hedhur hapa konkretë, individualë dhe të përbashkët, drejt plotësimit të dy prej shtyllave kryesore të Planit të ri për Rritjen e Ballkanit Perëdimor.

“Plani i ri për Rritjen e Ballkanit Perëndimor siguron një lidhje mes punës së CEFTA-s, në kornizën për një Treg të Përbashkët Rajonal, dhe aksesin në Tregun e BE-së. Shembulli më i prekshëm i kësaj lidhjeje është zgjerimi i Linjave të Gjelbra në kalimet kufitare me tregjet fqinje të BE-së dhe marrëveshjet e tjera doganore, të cilat do t’i bëjnë edhe më efiçente këto kalime”, nënvizoi Danijela Gačević, drejtoresha në detyrë e CEFTA-s.

Mbledhja e Tiranës erdhi në vijim të takimit “Ballkani Perëndimor takohet me BE”, që u mbajt në Shkup, po ashtu edhe pas Samitit për Investimet në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga EBRD në Londër, dhe përçon mesazhin se rajoni ka rritur nivelin e pjekurisë dhe qëndrueshmërisë.

- Publicitet -

“Zbatimi i Planit aktual të Aksionit për një treg të Përbashkët Rajonal dhe zhvillimi i një tregu të ri janë thelbësorë për krijimin e mundësive të reja, tërheqjen e investimeve, dhe forcimin e bashkëpunimit në CEFTA dhe me BE-në”, tha Gačević.

CEFTA po punon për më shumë se 20 nisma, të cilat priten të sjellin të mira konkrete për bizneset dhe qytetarët në rajon. Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian do të zgjedhin bashkarisht se cilat prej tyre do të zgjerohen në marrëdhënien tonë me BE-në. Lidhur me Linjat e Gjelbra, puna e CEFTA-s do të jetë thelbësore në të ashtuquajturat marrëveshje ACAA, të cilat mundësojnë lëvizje pa viza për të mirat industriale, lehtësimin e pajisjeve elektronike, uljen e pengesave gjeografike, etj.

Plani i Ri i Rritjes i Komisionit Europian, i përshtatur së fundmi për Ballkanin Perëndimor, e njeh CEFTA-n si mekanizmin qendror të qeverisjes për menaxhimin e Tregut të Përbashkët Rajonal. Nga katër shtyllat e Planit të Rritjes, CEFTA do të fokusohet në dy prej tyre, të cilat kanë lidhje me forcimin e integrimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe BE. Këto qëllime strategjike bëjnë që CEFTA të luajë një rol të rëndësishëm në lidhjen e rajonit me Tregun Unik të BE-së, duke theksuar lëvizjen e lirë të të mirave, shërbimeve dhe forcës punëtore, akses në Zonën Unike të Pagesave Euro (SEPA) dhe Tregun Unik Digjital.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump
  • Ishte duke punuar me babain, ndërron jetë 15-vjeçari: hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë

Komentet e Fundit

  1. nona on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. tolo on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Ballkanik on Cinizëm me “5 yje”
  4. ema on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. nona on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?