Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arjan Ymeri: Granti 300 milionë lekë mundësi financimi për sipërmarrjet e reja, ja procedura e aplikimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arjan Ymeri: Granti 300 milionë lekë mundësi financimi për sipërmarrjet e reja, ja procedura e aplikimit
Ekonomi

Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arjan Ymeri: Granti 300 milionë lekë mundësi financimi për sipërmarrjet e reja, ja procedura e aplikimit

Published: February 19, 2024
Shpërndaje

Të gjithë ata shtetas shqiptarë që kanë një ide biznesi, por kanë nevojë për suport monetar, tashmë mundet të përfitojnë mbështetje nga granti i qeverisë. Thirrja për aplikime është çelur me 16 shkurt dhe koha e aplikimit është një muaj. Në total, fondi për start-up-et është 300 mln lekë.

Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arjan Ymeri, shpjegon skemën e mbështetjes së granteve e cila u vjen në ndihmë sipërmarrjeve inovative. “Fondi është 300 mln lekë. Është fondi më i madh i alokuar nga qeveria shqiptare në ndihmë të kompanive Start up, në disa faza. Këtë herë mendojmë që numri të jetë minimalisht 55 duke vajtur te një numër maksimal 70-75 kompanish. Skema e mbështetjes me grante është ndarë në tre faza. Faza e parë ndihmon idetë e reja, njerëzit të cilët mund të jenë individë shqiptarë, prezentë këtu, të diasporës, por dhe ata që quhen nomadët digjitalë. Ata financohen deri në 100 përqind të vlerës së kërkuar. Faza e dytë ka të bëjë me kompanitë që janë të themeluara, që kanë një prototip, që është funksional dhe ka nevojë për mbështetje për ta zhvilluar akoma më shumë. Këto kompani financohen deri në 4.5 mln  lekë dhe deri në 90 pëqind të vlerës së kërkuar nga projekti. Faza e tretë janë ato kompani të cilat janë në treg, kanë një produkt që tashmë tregtohet dhe duan mbështetje për ta zhvilluar ose më shumë brenda Shqipërisë ose jashtë territorit. Ato që ne i quajmë përshkallëzim të modelit të biznesit. Në këtë fazë skema financon deri në 85 përqind të vlerës”, thotë Ymeri.

Sipas tij, prioritet do të kenë 6 fusha, ndërkohë që ka edhe rregulla të detajuara për ata që do të aplikojnë. “Secila fazë ka disa komponentë që duhen plotësuar, sidomos komponenti i komercializimit të këtyre ideve, sidomos te faza e parë duhet të jetë shumë i qartë. Domethënë ku po shkojmë, nga do vijnë të ardhurat për kompaninë, si do të ndërtohen më tej përtej financimit. Në fazën e dytë dhe të tretë kur komanitë janë pak më të maturuara, aty kërkohen më shumë detaje rreth modelit të biznesit. Është shumë e rëndësishme që ata të përcakojnë shumë qartë se si do ta zhvillojnë, cili është tregu I tyre, kë do të targetojnë filimisht, kush mund të jenë bashkëpunëtorët fillestarë etj. Prioritetet aty janë 6 sektorë IT, turizëm, agro-përpunim, prodhim, energji dhe manifakturë. Të gjithë këto komponentë ne duam që start-upet ti shikojnë si prioritete zhvillimi trategjik. Megjithatë nuk kufizohemi te këta sektorë”, shprehet Arjan Ymeri.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
  • Kryeministria për “shkarkimin” e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretim
  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës

Komentet e Fundit

  1. tom on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  2. Ethem Lalaj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Precizim on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Vl on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. Aldrin on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?