Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtori i Policisë së Kosovës: Grupe kriminale serbe po përgatiten për tjetër sulm në veri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Drejtori i Policisë së Kosovës: Grupe kriminale serbe po përgatiten për tjetër sulm në veri
KosovëLajmi i fundit

Drejtori i Policisë së Kosovës: Grupe kriminale serbe po përgatiten për tjetër sulm në veri

Published: March 28, 2024
Shpërndaje

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se kanë informacione në dijeni se grupet kriminale serbe po përgatiten dhe trajnohen në kazerma ushtarake serbe për një sulm tjetër ndaj policisë. Por sipas Hoxhës, Policia e Kosovës është e gatshme dhe ka kapacitete për kundërpërgjigje efikase.

“Mund të jenë grupe të ngjashme sikurse grupi i Banjskës, ndoshta me numër më të vogël se ata, por që ata mund të jenë më të përgatitur profesionalisht, mund të jenë ekspert të fushave të caktuara që mund ta godasin policinë e Kosovës për interesat e tyre në veri të vendit. A do të ketë ndonjë invazion, agresion nga Serbia në territor të Kosovës, kjo është çështje që duhet të diskutohet në nivele tjera. Mirëpo ne si polici i kemi kapacitet tona, të përgatitura profesionale për tu ballafaqu me çfarëdo sulmi të këtyre grupeve kriminale. Ndërsa për pjesë të tjera është përgjegjësi e KFOR-it, FSK-së normalisht edhe Policisë së Kosovës”, deklaroi Hoxha, për RTK.

Drejtori i Policisë ka folur edhe për lëvizjet e mjeteve ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën, duke deklaruar se ushtria serbe po u hap rrugë dhe shtigje terroristëve që synojnë destabilizimin e vendit.

- Publicitet -

“Këto janë tentativa të Serbisë që të tregojë se është afër kufijve të Kosovës. Ka qenë një prezencë e ushtrisë serbe gjatë javës që shkoi. Janë informacione dhe pamje të siguruara nga institucione të sigurisë së Kosovës që punojnë rreth kufirit. Ne e kemi alarmu KFOR-in dhe kemi qenë në kontakt me KFOR-in rreth kësaj prezence dhe po ashtu gjatë javëve të fundit ne kemi qenë në përgatitje maksimale sa i përket mundësisë së lëvizjes së depërtimit të qoftë forcave kriminale, qoftë ndonjë veprimi diversant të ndonjë grupi të caktuar nga institucione të sigurisë së Serbisë”, tha drejtori Hoxha.

Ai gjithashtu informoi se makineritë serbe të ushtrisë shpesh herë po punojnë rreth kufijve të Kosovës, duke riparuar ose hapur rrugë e që sipas tij kjo ndodh për të krijuar mundësi që grupet si ai i “Banjskës” të depërtojnë më lehtë.

“Është një kërcënim por që ne po vazhdojmë ta monitorojmë dhe jemi të gatshëm të i dalim ballë”, deklaroi Hoxha.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Flamur Struga says:
    March 28, 2024 at 9:48 am

    Armiku i kombit shqiptar nuk flen,armiku shekullor rusoserb i planifikon gjerat me vite.Nuk ishte i rastesishem stervitja e terroristeve nga strukturat me te larta te rusise cariste ,te serbise fashiste ,me putinin dhe vucicin drejt per se drejti ne kete ofanzive per okupimin e Republikes se Kosoves.Por si u doli llogaria?thyejn qafen si ajo bushtra e terbuar,po ai fat ,do ti presi po tentuan prap neqofte se shkelin token tone te pergjakur.Ata (rusoserbet)tani per here te dyte me siguri do te jene te pregatitur edhe me tanke,aeroplan luftarak,me nje numer shum me shume te madh,mbase me ato 5000 gjarperijt si njesi speciale ,kete dhe per kete sulm,populli eshte vigjilent,nga ky popull eshte policia sy shqiponje,nga ky popull eshte edhe ushtria jone e lavdishme ,roje nderi 24 ore .Armiku yne duhet te vleresohet,ai ne asnje menyre nuk duhet nencmuar,por ky perbindesh nuk i llogarit gjerat mire,harron putinivucici qorrat e kines,se nje popull i tere do shenderrohet ne nje bombe atomike,sepse e ka shpirtin qe i ndizet flake,qe ka guximin trimerine per hakmarrje te fuqishme,sepse i ka aleatet besnik ata qe jane boshti i botes qe ven ne levizje,naten ta shporrin,Driten ,Diellin ti falin njerezimit.Ne kete drejtim,jemi nje pipull me fat qe SHBA,NATO ANGLI GJERMANI…dhe plote njerez te ndershem,shqetesohen dhe ndihmojne si gjyqetar te barabarte,si njerez me influence,per balancim te drejtesise dhe padrejtesise..Qent rusoserb le te lehin Republika e Kosoves,me plote durim po shkon drejte mekanizmave te Europes dhe neser ne NATO…Per Republiken e Kosoves,vetem armiqet qe jane te verbet,nuk ja shohin hapin,sukseset respekin.Fitorja do sigurohet nga gjokset e bijave dhe bijve te nenave shqiptare nga aleatet tane se NATO eshte aleanca per ruajtje dhe paqe..Ne do te triumfojme…

    Reply
  • LEON says:
    March 28, 2024 at 10:42 am

    Armeet qen bir qeni!Armet atdheshites,Hajdut i kombit,qe s`le gje pa vjedhur,.Ti lepur bullgar 2 metrosh qe e bere qindeshin 12,7 sekonda nga kryeministria tek Rogneri me corrape t`kuqe.
    Hajdutet dijne t`ja mbathin ,nuk dijne te luftojne..Prandaj armet,cfare kane mbetur nga tunelet e Enverit,,dergoi ne Kosove.Nuk jane per ty ato arme.Ti po plasi pushka futesh ne barkun e Lasgushit dhe e mban vrapin ne Beograd,se atje je i sigurte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  2. DOKLEATI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  3. Anonymous on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  4. Anonymous on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  5. Dursakja on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?